Modeli strukturës fiskale bashkë me nevojat e taksapaguesve

Modeli strukturës fiskale bashkë me nevojat e taksapaguesve

Strukturimi i administratës duhet të japë përgjigje modelit të administrimit tatimor lidhur me:

  1. Vizionin për modelin e administrimit sipas pajtueshmërisë vullnetare dhe menaxhimit te rriskut
  2. Bashkimin e pritshëm të administrimit tatimor dhe doganor;
  3. Ndarjen e re territoriale;
  4. Sistemin e ri IT për administratën tatimore;

Por, cilat do te ishin disa nga komentet lidhur me strukturimin e administratës tatimore duke marre për baze modelet e mirë strukturuara dhe te suksesshme tashme ne përmbushjen e objektivave te tyre.

Në rast se strukturimi do të jetë i bazuar mbi parimin e funksioneve (regjistrim, vlerësim, kontroll, investigim, mbledhje, funksione mbështetëse), ky model vazhdon të mbetet më i përhapuri ende ne shume vende në botë.

Ndërkohë, administratat tatimore të pjekura bëjnë një miksim të modelit të organizimit funksional, referuar segmentit të tatimpaguesve dhe tipit të tatimit, pra ndërthurje midis modeleve të administrimit sipas (a) tipit të tatimit, (b) funksioneve, (c) segmentit të tatimpaguesve.

Kjo formë është modeli pararojë i administrimit fiskal (Zelanda e re, Australia, ShBA, Finlanda, Singapori, Holanda, Irlanda).

Për Shqipërinë do të ishte më racionale të vazhdojë të ruhet ndarja aktuale e kompetencave midis qendrës dhe rajoneve duke u mbështetur në një traditë ende në konsolidim, por edhe në përgjigje të vizionit të administratës tatimore.

Strukturimi aktual mundet që ti paraprijë vendimit politik për të ardhmen të bashkimit të tatimeve me doganat dhe adresimit të problematikave të pazgjidhura nga qasja e re e taksës së ndershme (taksimi individit), por edhe për një lidhje organike të politikës fiskale (MF) me njohjen e administrimit dhe problemeve të tij.

Për një panoramë të plotë të sjelljes së tatimpaguesit ndaj tatimeve, koncepti i zv/drejtorëve duhet të zëvendësohet me drejtues departamentesh që drejtojnë funksione të organizuara me lidhje të ngushta me njëri-tjetrin (p.sh. Kontroll-hetim, vlerësim-borxh, regjistrim-kontroll terreni-borxh).

Administrata do të identifikojë tendencat e mos pajtueshmërisë dhe vepron më shpejt për adresimin e tyre në rajone duke u shndërruar në qendra fiskale pajtueshmërie.

Rast shembull është Çekia.

Ndërsa, shërbime të caktuara (mbledhja e borxhit, kontrolli kasave, shërbimet-imazhi, trajnime) mund të jenë pjesë e modelit Partnershipi Privat – Publik.

NË ndarjen e raportit të burimeve qendër-rajone, sipas OECD raporti respektivisht luhatet midis 1% – 25% e deri 100% në Islandë dhe Zvicër.

Bazuar një vullneti te politikes për bashkimin e tatimeve me doganat, si dhe nisur nga përvoja në ato vende të ngjashme që e kanë kryer bashkimin, operacionet specifike që kryhen deri më sot sipas strukturave ekzistuese dhe modelit të administrimit (qendra-rajoni) duhet të vijojnë të jenë dhe te mos preken nga strukturimi i ri i DPT, pasi doganat kanë operacione të përditshme pak të ngjashme me tatimet.

Ndërkohë, modeli hibrid i strukturës, ka më shumë mundësi të bëjë më të lehtë strukturimin e administratës së ardhme tatime-dogana.

NË vendet anëtare të OECD (45 vende), vetëm 9 prej tyre kanë kryer bashkim të tatimeve me doganat. Për lehtësimin edhe të procesit të nisur të bashkimit do te kryente një rol mbështetës dhe monitorues te forte modelimi i një Bordi për tatimet dhe doganat.

Rast shembull është Hungaria, e cila bëri bashkim të tatimeve dhe doganave, prej vitit 2011.

Me vlerë të shtuar për taksapaguesit, por edhe në ndihmë të uljes së kostos së administrimit është dhënia e shërbimeve fiskale pa u kufizuar nga ideja e ndarjes gjeografike. NË këtë konceptim struktura duhet parë me idenë e centralizimit të disa shërbimeve dhe burimeve në zonat me dendësi aktivitetesh, kapitalesh dhe individësh të pasur (ideja pa kufij gjeografikë). Disa funksione (kontrolli, borxhi) mundet të centralizohen edhe më tej, njësoj si struktura aktuale e hetimit tatimor.

Proceset e punës së administratës me funksionimin e sistemit të ri IT janë duke konturuar natyrën e shpërndarjes së shërbimeve tatimore dhe lehtësimin e kostos dhe burimeve, por edhe në të ardhmen e afërt do të mundet ndërveprimi më i lehtë midis sistemit dhe tatimpaguesit.

Me lehtësinë që u krijohet për deklarimin, pagesat dhe shërbimet, si dhe detyrimet struktura duhet të shërbejë për një zhvendosje të burimeve drejt operacioneve dhe proceseve me probleme dhe pak përvojë administrative, të tilla si: tatimi për individët, tatimi i pasurisë, tatimet në burim dhe mirëmbajtja e verifikimi i sistemit IT.

NË këtë kontekst dhe ne forcimin e ambientit te administrimit, me vlerë të shtuar është edhe futja e risisë së një strukture të ngjashme me modelet për kërkim dhe zhvillim, që lidhet si me proceset që përpunon sistemi i ri, por edhe me zhvillimin e kapaciteteve për të ardhmen dhe delegimin e shërbimeve.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.