Modeli i ndryshimit duhet të ndryshojë disa qasje në strategjinë e qeverisjes

Modeli i ndryshimit duhet të ndryshojë disa qasje në strategjinë e qeverisjes

Biznesi i qeverisë ka ndryshuar në mënyrë dramatike vitet e fundit. Pra, nuk është çudi që transformimi i operacioneve të qeverisë, së bashku me një rritje të paprecedentë të pritshmërive të qytetarëve, kanë krijuar kërkesa të jashtëzakonshme për komunikuesit e qeverisë[1].

Nisur nga modelet e qeverisjes dhe komunikimit të qeverisë me biznesin, të cilat vijnë nga përvojat e qeverisjeve që kanë arritur të krijojnë urat e duhura dhe funksionale, po renditim më poshtë disa nga modelet e mira, për të bërë edhe një krahasim me prezantimin më të fundit të Kryeministrit mbi “Shtëpinë e biznesit” 

Së pari është modeli që i referohet “delivery unit (DU) – ndjekjes së realizimit të objektivave qeverisës”[2]. Qeveria shqiptare në vitin 2013 deri afër viti 2018 miratoi metodologjinë dhe krijoi strukturat në zbatim të këtij modeli, i cili u huazua dhe përshtat nga modeli i ish-kryeministri laburist i MB, z. Tony Blair për të siguruar ekzekutimin efektiv të prioriteteve. Ky model është krijuar nga Michael Barber, (i njohur gjithashtu si “Deliverology”) dhe synon të vendosë një sistem të shkathët të menaxhimit të performancës në organizata në shkallë të gjerë.

Fokusi është në drejtimin e prioriteteve të qeverisë përmes një cikli të përsëritshëm të identifikimit të prioriteteve, vendosjes së llogarive dhe matjeve, monitorimit të performancës operacionale dhe raportimit mbi progresin. Qasja e ofrimit të operacioneve qeveritare mbështetet shumë në komunikimet strategjike si një mundësi kyçe, veçanërisht në lidhje me komunikimin operacional dhe ekipor

Së dyti është modeli që i referohet “Komunikimit përqëndruar te audienca”[3]. Koncepti i komunikimit të përqendruar te audienca është krijuar prej kohësh si një praktikë e mirë që synon të sigurojë që përvoja e komunikimit (d.m.th. mesazhi dhe kanali) të jenë të orientuara ndaj nevojave të anëtarit të audiencës, në krahasim me organizatën.

E aplikuar në një kontekst qeveritar, kjo përkthehet në komunikime të përqendruara te qytetarët, një model në të cilin qytetarët mund të kenë një përvojë të drejtuar nga përdoruesit për aksesimin e informacionit. Për shembull, në vend që të analizojë faqet e internetit të disa departamenteve, një qytetar mund të aksesojë informacione që janë të rëndësishme bazuar në nevojën e vetë-identifikuar, si burime për të moshuarit ose informacione për bizneset e vogla.

Së treti është modeli që bazohet te “Ekipet të komunikimit të shkathët”. Vitet e fundit, strukturat organizative të ekipeve të komunikimit janë transformuar në mënyrë dramatike, në përgjigje të ndryshimeve të jashtëzakonshme në peizazhin mediatik.

Në një mjedis komunikimi dixhital dhe një integrim të paprecedentë të kanaleve, strukturat tradicionale të komunikimit janë zëvendësuar me atë që shpesh quhet modeli i “katit tregtar”, në të cilin punonjësit vendosen bazuar në aftësinë dhe zonën e interesit, në krahasim me rolin e ngurtë.

Qasja ndaj dizajnit organizativ është shumë e përgjegjshme dhe fleksibël, gjë që është gjithnjë e më e nevojshme pasi disiplina e komunikimit evoluon me shpejtësi në përgjigje të ndryshimit dhe rritjes së pritshmërive të audiencës. Kjo është ajo që Deloitte University Press[4] e përshkruan si “një rrjet skuadrash” me një shkallë të lartë fuqizimi, komunikim të fortë dhe rrjedhje të shpejtë informacioni.

Së katërti është modeli  bazuar te “Dixhitalizimi dhe komunikimi sipas parazgjedhjes”. Qeveria e Kanadasë po miraton praktikat më të mira të informuara nga puna e planifikimit strategjik të komunikimit të kryer nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si pioniere në praktikat efektive të komunikimit në sektorin publik[5].

Një parim thelbësor i modelit është nocioni i “komunikimit dixhitalit sipas parazgjedhjes”, domethënë, dizenjimi i taktikave dhe qasjeve të komunikimit nëpër faqes së internetit si kanali kryesor, dhe jo si një mendim i mëvonshëm.

Është ndryshimi midis lëshimit të një njoftimi për lajme dhe më pas postimit të tij në internet dhe zhvillimit të një qasjeje komunikimi nëpër ueb, mediat sociale dhe kanalet e komunikimit jashtë linje, si ngjarjet dhe fjalimet në një mënyrë të integruar.

Lidhur me këtë model ajo që spikat është fokusi në një qeveri që ndërton komunikimin “e hapur si parazgjedhje”. Kjo filozofi kërkon një supozim të parë që informacioni do të bëhet i disponueshëm publikisht në interes të transparencës, në kontrast me qasjet historike në të cilat hapja ishte një përjashtim nga një zgjedhje e vetëdijshme në rrethana të veçanta.

Së pesti është modeli që bazohet te “Fokusimi në Dialog dhe Angazhim”. Gjithnjë e më shumë, ka një ndryshim në qasjet e komunikimit qeveritar bazuar te ky modelim. Në veçanti, duke u larguar nga modeli tradicional “trego dhe shit”, po kalohet në një qasje më pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse për të nxitur komunikimin dhe angazhimin kuptimplotë të dyanshëm.

Ky fokus i shtuar në dialog dhe angazhim është pjesërisht rezultat i ndikimit të mediave sociale në ndryshimin e pritjeve të komunikimit si një bisedë. Për më tepër, qeveritë tani po e pranojnë se besimi është parakushti i nevojshëm i komunikimit efektiv dhe kërkon qasje të reja ndaj dialogut, angazhimit dhe hapjes. Qeveritë (duke përfshirë qeverisjen lokale) po zhvendosen drejt përdorimit të teknikave të tilla, si: panelet e qytetarëve, online meetings, transmetime direkte, dialogu deliberativ në internet dhe shtëpitë e hapura për qytetarët dhe bizneset, si elemente themelore të një modeli komunikimi të krijuar për të ngritur rëndësinë dhe besimin përmes angazhimit.

Një nga tendencat më domethënëse në komunikimet strategjike dhe marketingun në institucionet e sektorit publik është përdorimi i strategjisë së përmbajtjes. Kjo qasje përfshin identifikimin e temave dhe narrativave prioritare që vihen në jetë përmes një ushtrimi të bashkërenduar të problemit për zgjidhje.

Ai buron nga njohja se të komunikosh gjithçka do të thotë të mos komunikosh asgjë. Rezultatet vërtet të suksesshme të komunikimit kërkojnë një fokus të arsyeshëm për të qenë produktive me fjalë dhe ide. Ky model fokusohet në mundësitë e “bërjes sens”, në të cilat bëhet një përpjekje e qëllimshme për të krijuar kuptim për qytetarët dhe bizneset duke grumbulluar elementë të ndryshëm diskrete të informacionit në një histori koherente. Tregimi i rasteve për zgjidhje është identifikuar si një prirje kryesore në komunikimet qeveritare.

Së gjashti është modeli “Një qeveri, një zë”. Gjithnjë e më shumë, qeveritë dhe organizatat e sektorit privat po e pranojnë se në një treg të mbushur me njerëz dhe informacion që përmban shumë probleme është jetike për të përmirësuar komunikimet për të krijuar një identitet dhe mesazh të fortë.

Modeli është kodifikuar në Politikën e përditësuar së fundmi të Qeverisë së Kanadasë mbi Komunikimet dhe Identitetin Federal[6] dhe është miratuar nga qeveritë në mbarë botën.

Së shtati është modeli i bazuar në “rezultate/performancë”[7]. Baza e operacioneve moderne të qeverisë është menaxhimi i bazuar në rezultate. Nga Kombet e Bashkuara tek vendet kryesore anembanë botës, menaxhimi sipas metrikës është bërë standardi i padiskutueshëm i artë i ofrimit operacional.

Kjo qasje kërkon përfshirje aktive, strategjike të komunikimeve në disa nivele: vendosjen e parimit dhe komunikimin e qëllimeve të matshme, ndarjen e historive të suksesit si dhe mësimet e nxjerra, dhe krijimin e sistemeve dhe proceseve për identifikimin, gjurmimin dhe raportimin mbi metrikat.

Në rast të një kërkimi për temën e komunikimit dhe mirëqeverisjes mund të gjenden edhe modele të tjera të përafërta, por në prezantimin e modeleve të mësipërme gjenden gjithë ato që ka tentuar dhe testuar edhe qeveria aktuale.

Menaxhimi i ndryshimit duhet të ndryshojë disa qasje në strategjinë e qeverisje

Në fillimet e qeverisë “Rama 1” është përdorur modeli i ndjekjes së realizimit të objektivave qeverisës nga Kryeministria nëpërmjet krijimit edhe të laboratorit të parë “Delivery Unit” me punonjës të dedikuar, dhe me aftësi për të kryer detyrën sipas objektivave të përcaktuara. Më së shumti pas përfundimit të misionit të saj në vitin 2018, u kalua në një tjetër model komunikimi më direkt. Duket se ky model fillestar ishte i nevojshëm sa për të kuptuar më mirë qeverisjen nëpërmjet matjes së performancës së saj bazuar në rezultatet e ministrave të rinj. Në këtë qasje të mund të shikojmë edhe përfshirjen e zbatimit të modelit të bazuar në performancë.

Mirëpo, në fillimet e qeverisë “Rama 2”, duket se situata dhe konfigurimi i hartës politike ndryshoi duke diktuar edhe një program qeverisës të rinovuar dhe të shoqëruar nga një model komunikimi dhe qeverisje të bazuar sa te matja e performancës bazuar në rezultate, por më shumë te modelet e mësipërme “Një qeveri, një zë” dhe “Komunikimi i përqëndruar te audienca”.

Në këto vite deri në përfundimin e mandatit të dytë në Shqipëri filluan të centralizohen modelet e komunikimit mes qeverisë dhe institucioneve në vartësi të saj, përfshi edhe pushtetin vendor, dhe po kështu filloi edhe komunikimi me biznesin nëpërmjet paltformave online, si: shqiperiaqeduam.al, si një patforme e emertuar për bashkëqeverisje me qytetarët[8] dhe ku nënkuptohej se përfshihej edhe biznesi.

Po kështu edhe platforma që filloi të formatohej pak nga pak në emërtimin fillestar Adisa dhe më tej, shërbimet elektronike të shpërndara në shumë faqe institucionesh të ndryshme u rritën në sasi dhe u integruan në platformën egzistuese e-albania. Ky model ishte një tjetër dritare e shërbimeve publike për të lehtësuar kostot e qytetarëve dhe bizneseve, por edhe për të ndikuar në përmirësimin e klimës së të bërit ekonomi në Shqipëri.

Përtej këtyre nismave reformuese dixhitale filloi edhe një strukturim i centralizuar i Kabinetit qeverisës me krijimin e superministrive dhe një ministrie për diapsorën dhe një tjetre për sipërmarrjen. Megjithëse duhen konsideruar si një element i veçantë analize edhe efektiviteti i shpenzimeve për këto nisma të modeluara për qeverisje të hapur, që kaluan vlerën e disa dhjetëra miliona euro nga buxheti i shtetit në 4 vitet e qeverisë “Rama 2”, duket se e gjitha kjo qasje më e integruar në disa struktura institucionale nuk funksionoi, pasi në thelb problemet e qytetarëve ishin edhe problemet që kishte dhe vijon të ketë biznesi, që kanë nevojë për zgjidhje dhe kjo qasje nuk e zgjidhi dot në themelin e vet problemet e mbartura në lidhje me çështjet e të drejtave të pronësisë, të funksionimit të tërësisë së shtetit ligjor dhe të një sistemi publik të bazuar te rritja e produktivitetit në funksion të kërkesave të qytetarëve dhe bizneseve.

Me formatimin e qeverisë “Rama 3” u miratua një program vazhdimësie i qeverisjes, i cili filloi të zbatonte modelin e “Dixhitalizimit dhe komunikimit sipas parazgjedhjes” dhe “Fokusimit në Dialog dhe Angazhim”.

Por mbetje të modeleve të qeverisjeve të mëparshme ende janë prezente edhe në këtë qeveri, pasi një pjesë e tyre janë shkrirë si funksione jetike brenda institucioneve qendrore dhe pjesa e centralizimit të modelit “Një qeveri, një zë” u përforcua edhe më tej me krijimin e një Agjencie të mirëstrukturuar për dialog dhe bashkëqeverisje pranë zyrës së Kryeministrit.

Po kështu vijon të jetë edhe Ministria e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe disa organizma për ekonominë dhe biznesin, të cilët kanë objektiva në qëllim të krijimit të urave të lidhjes midis kërkesave dhe interesimit të biznesit dhe dëgjesave dhe krijimit të modeleve lehtësuese në funksion të krijimit të një fryme të re për të bërë biznes sipas parimeve liberale të lirisë ekonomike.

Mirëpo strukturat e ndërtuara sipas referimit te modelet e komunikimit dhe qeverisjes së mirë nuk kanë funksionuar dhe të kenë përmbushur dot qëllimin dhe aq më pak ti shërbenin misionit të tyre.

Dhomat e tregtisë në vend gjatë vitit 2023 në deklaratë të përbashkët mes tyre kritikojnë mjedisin aktual të të bërit biznes dhe i kërkojnë qeverisë reforma themelore[9].

Ndërkohë, me pasojat e krizës shëndetësore ndërkombëtare në vitin 2020 dhe pasojat e goditjeve në ekonominë ndërkombëtare pas konflikteve luftarake të filluar që në vitin 2022 me agresionin rus në Ukrainë dhe duke vijuar me marëdhëniet e acaruara politike dhe etnike në Ballkanin Perëndimor kanë thelluar dhe ekspozuar në mënyrë eksponenciale problemet e brendshme të ekonomisë shqiptare[10].

Në këto rrethana të cilat janë pjesa që nuk e lejon ekonominë shqiptare të rritet mbi nivelin 3-4%, duket se viti 2023 prezantoi edhe problemin e lirisë ekonomike në Shqipëri, e cila ndikohet sa nga ndërhyrjet e qeverisë në treg me vendimet e ndryshme që ndërmerr me konsultime me bazë të ngushtë dhe pa u bazuar te parimet e bashkëqeverisjes të shpallura prej saj si angazhim për qeverisje të hapur, me një qasje jo miqësore me komunitetin e ekspertëve, si dhe duke anashkaluar problemet e tregut që vijnë nga mungesa e një komunikimi bazuar te reciprociteti dhe dialogu deliberativ.

Tashmë, në vitin 2024 u prezantua edhe nisma e re për një model komunikimi të ri me bizneset duket se po vlerësohen prej Kryeministrit të shqipërisë, z. Rama “për të diskutuar mbi nevojat për transfomimin e mëtejshëm të sektorit, në shembullin e kompanive lider në sektor; masat mbështetëse që do të ndërmarrim për kapërcimin e sfidave të zhvillimit; domosdoshmërinë e të kuptuarit nga të gjithë aktorët e sektorit të faktit se koha e krahut të lirë të punës si avantazh konkurrues ka përfunduar prej disa kohësh tanimë dhe ky fakt përballet vetëm me investime në teknologji e inovacion, e me paga dinjitoze rrjedhimisht”.[11]

Sa më sipër nevojitet që të jenë pjesa nga ku duhet filluar mendaxhimi i ndryshimit të strategjisë aktuale të qeverisjes.

Së pari nevojitet ndryshimi i performancës së agjensive publike duke ndryshuar misionin e atyre agjensive që nuk përkojnë më tej me kërkesat për ndryshim. Institucionet nuk janë krijuar për të maksimizuar kapitalin politik të drejtuesve politikë, por ato egzistojnë për të zbatuar në mënyrë efektive dhe efikase misionin e tyre për të cilën paguajnë taksapaguesit dhe kërkojnë tu përmbushet në afatin dhe me koston e përcaktuar. Kjo qasje gjithashtu duhet të ndryshojë për të motivuar edhe stafet e insituticioneve, për të bërë të mundur menaxhimin e ndryshimit.

Së dyti duhet që administrata publike ta shikojë ndryshimin si pjesë që mund të përmbushet nga ajo duke mbajtur parasysh se rregullat e administratës nuk përkojnë me rregullat e drejtimit, pasi janë interesa të ndryshme dhe modele të ndryshme. Ndryshimi duhet të ndodhë pikërisht nga niveli i mesëm i menaxhimit që janë e vetmja pikë lidhëse mes dy skajeve të cdo organizate, biznesi apo insititucioni.

Së treti, çdo ndryshim bazohet pa dyshim te meritokracia që do të thotë një riformatim i strukturave dhe te rregullat e reja që do të vendosen për tu zbatuar dhe jo për tu shkelur dhe anashkaluar. Ky proces që përbën fazën delikate të ndryshimit është pikërisht ai ku do të duhet që të hiqet dorë përfundimisht nga vijimësia e patronazhimit politik, të paktën në nivelet e drejtimit të mesëm dhe të lartë.

Së katërti, i gjithë procesi i ndryshimit ka nevojë për burime të reja, të cilat duhet të sigurohen nga punonjësit brenda strukturave, por edhe nga koordinimi me tregun privat dhe shqoërinë civile në formën e një hapje të madhe dhe të sinqertë. E gjitha kjo do të efektivizojë objektivat e rinj të vendosur sipas programeve të reja strategjike/politike dhe do të rritë vlerën dhe integritetin paraprak të institucioneve.

Natyrshëm që i gjithë procesi ka nevojë për liderë të rinj dhe jo zyrtarë të ricikluar shumë herë dhe jashtë kontekstit të ndryshimit. Menaxherët e ndryshimit do të gjejnë mënyra për të parë më mirë dhe më larg se ata egzistuesë.

Në mbyllje,

Në këtë fillimviti pritshmëritë e bizneseve janë të orientuara padyshim te veprimet e qeverisë në favor të mbështetjes së atyre që nuk kanë problem me menaxhimin e biznesit të tyre, por me ato detyra të maneaxhuara sa dhe si duhet nga qeveritë shqiptare, ku si pasojë është prezent edhe kjo ekonomi problematike (edhe pse rezistente) dhe ky ambjent që në gjithë këto vite nuk ka prodhuar më shumë se një rritje të bazuar në pak sektorë dhe me një siguri të ulët për qëndrueshmëri në të ardhmen.

Nëse gjithë sa qeveria do të angazhohet ti kryejë do ti bazojë jo mbi modelet e kaluara, por mbi ato që kërkohen me ngulm dhe me ritëm të lartë nga biznesi, atëherë merr vlerën e vet dhe natyralizohet brenda modelit të qeverisjes edhe çdo strukturë e re dhe burime të reja. Përndryshe, nëse vijohet me a) mbështetjen e tepruar në “formulat” e mëparshme të suksesit, si dhe b) mospërshtatjen me sfidat dhe adresimin e tyre për zgjidhje me mjete dhe burime te reja, atëherë e gjitha nisma mund të jetë e dështuar përpara fillimit nga komunikimi me publikun.

Ndryshimi duhet të përmbajë ndryshim në strategjinë e qeverisjes, ndryshime strukturore të bazuara vetëm në meritokraci, rritje të produktivitetit të shërbimeve publike dhe administratës bazuar te teknologjia dhe lehtësimi i barrierave dhe financimit të butë për digjitalizimin edhe të ekonomisë prodhuese private dhe rritjes së nivelit etik dhe integritetit të drejtuesve publikë.

E gjithë kjo megaskemë ka nevojë të domosdoshme gjithpërfshirjen e grupeve të interesit dhe ekspertizës vendase, elasticitetin në komunikimin mesa palëve dhe ndërlidhjen e nevojshme të qasjeve të modelit të qeverisë me qasjet e përbashkuara të gjithë kontribuesve gjatë procesit të dialogut deliberativ dhe vendimarrjes për një strategji dalëse të ekonomisë në tërësi, por me specifika sipas sektorëve.

[1] https://www.linkedin.com/pulse/8-best-practices-government-communications-caroline-kealey/

[2] https://shtetiweb.org/2013/10/05/cfare-eshte-nisma-delivery-unit-qe-aplikoj-bb-dhe-blair-per-shqiperine/

[3] https://www.mckinsey.com/industries/public-sector/our-insights/implementing-a-citizen-centric-approach-to-delivering-government-services

[4] https://www2.deloitte.com/us/en/insights/focus/human-capital-trends/2016/organizational-models-network-of-teams.html

[5] https://www.gov.uk/service-manual/service-standard

[6] https://www.tbs-sct.canada.ca/pol/doc-eng.aspx?id=30683

[7] https://www.slideshare.net/CarolineKealey/strategic-communications-bootcamp-may-5-english

[8] https://www.infrastruktura.gov.al/platforma-e-bashkeqeverisjes/

[9] https://www.reporter.al/2023/04/11/dhomat-e-huaja-te-tregtise-kerkojne-permiresimin-e-klimes-se-biznesit-ne-shqiperi/

[10] Strukturim problematik dhe fragmentar i ekonomisë, informaliteti i lartë, pastrim masiv i parasë informale, produktiviteti i ulët, lëvizshmëria e lartë e fuqisë punëtore, korrupsioni, elita politike egoiste dhe rezultate të dobta të administratës, rishpërndarja e pabarabëratë e burimeve dhe mundësive, barazia gjinore e papërmbushur, mbivlerësimi i Lekut i pabazuar te produktiviteti ekonomisë,  etj.

[11]https://www.facebook.com/ediramaal/posts/pfbid02F3M4SHTaL69BJZU5Ka6CU8W5gyrmjrTA4ULehYeyDgsmzhMh9BN4BAfewLxRU1Ll

gsmzhMh9BN4BAfewLxRU1Ll

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: