Leasing dhe momentet e lindjes së detyrimit tatimor
Leasing ne te vërtetë nuk do te thotë gjë tjetër përveç se qiradhënie. Tek kontratat e leasing behet dallimi ne pagesën me këste te marrësit te leasing, nëse kostot e prodhimit plus kostot dytësore te dhënësit te leasing mbulohen tërësisht (amortizim i plote) apo pjeserisht (amortizim i pjesshëm).
Për TVSH ky dallim është i parëndësishëm.
Leasing për te mirat ekonomike te lëvizshme
Ne një kontrate Leasing e mira ekonomike i llogaritet dhënësit te Leasing.
Me te shumtën e rasteve behet fjale për shoqëri te cilat blejnë te mira ekonomike (makina, aeroplane, makineri) dhe ia japin me qira klientëve interesante.
Ne këto raste dhënësi i Leasing sjell një furnizim shërbimi (dhënie me qira) ndaj marrësit te Leasing. Partneret bien zakonisht dakord për te paguar çdo muaj këstet e Leasing. Furnizimi i mallit sillet ne këtë mënyrë pjese? Pjese.
Neqoftese një kontrate Leasing nuk do te njihet për arsye manipulimi, atëherë nuk behet fjale për një furnizim shërbimi por për një furnizim malli. Neqoftese do te ndryshohet radhitja e te mirave ekonomike gjate kohës se veprimit te kontratës, pastaj duhen ndryshuar edhe te gjitha llogaritjet sipas saj.
Neqoftese përfituesi i Leasing ndërpret para kohe kontratën, atëherë kostot e lindura nga kjo dhe kostot e zëvendësuara janë dëmshpërblim. Ne këtë rast nuk duhet llogaritur asnjë TVSH. Pagesat shtese qe paguhen ne mbarim te kontratës se Leasing, përkundrazi bazohen ne një këmbim shërbimesh dhe i nënshtrohen TVSH.
Te pagesa hyn gjithshka qe përdor përfituesi i shërbimit (marrësi i Leasing) (tarife baze, këst Leasing dhe shpenzimet e tjera gjate lënies), por duke zbritur TVSH.
Kur lind detyrimi për t’u tatuar?
Këstet e Leaasing.
Tatimi lind ne mbarim te kohës se paranjoftimit, për te cilën janë për tu paguar këstet e Leasing (Ligji “Per TVSH”).
Tarifa baze: Tarifa baze është pjese e kontratës se Leasing dhe paguhet zakonisht ne fillim. Tatimi lind këtu me marrjen.
Leasing i te mirave te paluajtshme ekonomike
Te një leasing i te mirave ekonomike te paluajtshme duhet pasur parasysh parimi i te qenit një te furnizimit. Kjo do te thotë se ne drejtim te radhitjes se truallit dhe ndërtesave duhet marre vendim njëlloj sepse ndërtesa është pjese qenësore e truallit.
Neqoftese trualli i duhet radhitur marrësit te leasing, atëherë atij i duhet llogaritur edhe ndërtesa; pra behet fjale për një furnizim.
Neqoftese trualli i duhet llogaritur dhënësit te Leasing, atëherë kjo gjë ka vlere edhe për ndërtesën.
Dhënësi i Leasing me lënien e ndërtesës sjell ne këtë mënyrë një furnizim shërbimi.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.