Si deklarohen të ardhurat gjithsej të individit?

Si deklarohen të ardhurat gjithsej të individit?

Të ardhurat e konsoliduara (gjithsej) konsiderohen gjithë të ardhurat bruto, të cilat tatimpaguesi i bën pjesë të deklaratës së të ardhurave vjetore, ku përfshihen:

Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët;
të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo nga veprimtaritë e biznesit;
të ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme, në pronësi të deklaruesit;
të ardhurat bruto nga interesa bankarë;
fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme;
shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit;
të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike;
fitimi kapital nga dhurimi;
të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;
të ardhura bruto individuale të tjera, të papërmendura më lart.
Të ardhurat individuale të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhurat nuk përfshihen në të ardhurat bruto për efekt të plotësimit të deklaratës së të ardhurave vjetore.

Diferenca ndërmjet totalit të të ardhurave bruto me shpenzimet e zbritshme (sipas nenit 13/3 të ligjit të tatimit mbi të ardhurat), dhe të ardhurat nga punësimi përbën të ardhurën e tatueshme të individit.

E ardhura e tatueshme tatohet sipas shkallës tatimore në përputhje me normat tatimore sipas tipit të të ardhurës personale, me përjashtim të të ardhurave nga punësimi, të cilat janë të deklaruara dhe të tatuara nga punëdhënësi në burim me tarifat progresive. Shumës së tatimit, të llogaritur, i shtohet tatimi i llogaritur mbi pagën dhe i zbriten tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore, të dokumentuara nga mbajtësi në burim i këtyre tatimeve. Individi, I cili gjatë periudhës së vitit fiscal (viti kalendarik) ka marëdhënie punësimi te më shumë se një punëmarrës, do të jetë object tatami jo sipas nivelit të pagës në secilin punëmarrës, por do të tatohet mbi shumën bruto mujore të pagave së bashku sipas përqindjes së tatimit që korrespondon progresivisht me nivelin e shumës së pagave.

Për të ardhurat individuale me burime jashtë Shqipërisë, të cilat janë tatuar në vendin ku janë realizuar ato të ardhura, do të lejohet kreditimi i tatimit të huaj në përputhje me nenin 37 të ligjit të tatimit mbi t të tatimit mbi të ardhurat.