Ju prezantojmë përmbledhjen “7 Praktika të mira të Qeverisjes Vendore, 2022”

Ju prezantojmë përmbledhjen “7 Praktika të mira të Qeverisjes Vendore, 2022”

Në zbatim të projektit për monitorimin e performancës së qeverisjes vendore përmes auditit social, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ekspertët e ALTAX dhe partnerët kanë evidentuar dhe analizuar për ti prezantua për qytetarët si Praktika të Mira duke e titulluar “7 praktika të mira të qeverisjes vendore, 2022”.

Në  vitin 2022, bazuar në analizën e arritjeve vendore sipas zbatimit të Buxhetit 2022 dhe një viti më parë, por edhe duke parë se si kanë gjetur shtrirje strategjitë dhe politikat kombëtare në 5 bashkitë e audituara duke konsideruar edhe përgjigjet nga Anketimi jonë me qytetarët ne paraqesim 7 Praktika të Mira.

Bazuar mbi identifikimi tonë në fusha të ndryshme prioritare do ta shikonim me shumë vend që hapësira për çdo vit të vinte në rritje për autoritetet vendore të aplikojnë për statusin e Praktikave të mira, të cilat do ti bëjnë ata më të spikatur në sytë e publikut.

Nisur nga kjo qasje që ne kemi filluar synojmë që bazuar te arritjet e realizuara nga stafet e bashkive dhe politikat e orientuara nga Këshillat bashkiakë të bëhen një angazhim i autoriteteve vendore fituese që të transformojnë praktikat e tyre të mira në një mjet trajnimi për të përfituar të gjitha autoritetet e tjera vendore.

Qendra ALTAX ka punuar për të arritur deri këtu me disa Ministri dhe veçanërisht me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si institucion financiar përgjegjës për qeverisjen vendore, Shoqatat e Qeverisjes Vendore dhe aktorë të tjerë në një numër qytetesh për të prezantuar si një qasje frymëzuese edhe programin e praktikave më të mira për qeverisjen vendore në javët e Praktikave të Ditëve të Hapura që ne i zhvilluam gjatë muajit Nëntor 2022.

Prezantimi përmbledhjes me 7 praktikat e mira është pikërisht grupi i parë i prezantimit të praktikave, të cilat do të ndiqen duke i grupuar në të ardhmen bazuar në kritere edhe më të forta dhe të krahasueshme me standartet e arritura si praktika të mira edhe në vendet fqinje, për një konkurueshmëri më të madhe të vlerave dhe standarteve që duhet të zbatojnë vetë bashkitë dhe pushteti qendror.

Faleminderit Bashkive me stafin e tyre, bashkëpunëtorëve dhe partnerëve, si dhe ekspertëve dhe gjithë perfeksionistëve që ndihmuan në këtë publikim të gjetur në kohë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: