Hapja e qeverisjes përmes konsultimit publik
Për të dytin vit radhazi, në monitorimin që kemi kryer ne bashkitë po bëjnë më shumë përparim në lidhje me programet e miratuara nga Këshillat Bashkiakë në krahasim me ato që janë të deleguara si programe zhvillimi dhe shpenzime nga qeverisja qendrore. Që nga momenti kur filluam në 2022 me komunikimet dhe përpunimin e gjetjeve dhe fakteve, palë të ndryshme të interesuara kanë kërkuar të punojmë së bashku për të krijuar një ekosistem të fortë që mbështet bashkëpunimet dhe marrëveshjet e partneritetit.
Shoqëria civile, entet publike, organizatat e sektorit privat, autoritetet tradicionale dhe partnerët e zhvillimit kanë gjetur hapësirë për të bashkëpunuar me ALTAX në disa çështje të lidhura me zhvillimin, duke përfshirë të dhënat, krijimin e ndërgjegjësimit, mobilizimin e burimeve dhe ngritjen e kapaciteteve. Anëtarët e OSHC-ve, partnerët dhe pjestarë të medias po i përdorin rezultatet e raportit për advokim dhe ndërgjegjësim publik si dhe për të forcuar partneritetet me shumë palë të interesuara në nivel nënkombëtar.
Më e rëndësishmja e pritshmërive të ekspertizës sonë është se raporti do të jetë i dobishëm në nënvizimin e sfidave me koordinimin, monitorimin dhe raportimin e shoqërisë civile mbi objektivat dhe indikatorët e performancës dhe integritetit.
Por një efekt direkt nga gjithë qëmtimet dhe analizat lidhur me procesin e auditimit social te kryer është konsultimi publik, i cili tashme pritet te kthehet ne një pike ndryshimi per te avancuar me tej ne cilësinë e procesit.
Çfarë rezulton deri më sot lidhur me qeverisjen e hapur dhe procesin e konsultimit, si pjese përbërëse e këtij angazhimi strategjik?
Objektivat kombëtarë janë:
I. Qeverisje e hapur për të rritur transparencën e raportimit qeveritar dhe përmirësuar aksesueshmërinë në informacion.
II. Qeverisje e hapur për të modernizuar shërbimet publike dhe Qeverisjen E-Gov.
III. Qeverisje e hapur për ‘Better Regulation’.
IV. Qeverisje e hapur për krijimin e komuniteteve të sigurta[1].
Progresi sipas matjeve të ALTAX: Mesatarisht i përmirësuar
Përmbushja e objektivave: Përmbushur pjesërisht
Tendenca: Sfida të mëdha mbeten. Objektivi gjithsej është i arritshëm
Nga verifikimet për 5 bashki të vendit, situata e vëzhguar dhe prezantuar ne takime gjate aktiviteteve me komunitetin vendor rezulton si më poshtë:
Berati ka një qasje më të përparuar se bashki të ngjashme lidhur me publikimin e informacionit dhe formatit. Buxheti i vitit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 si dhe Buxheti 2023 dhe PBA 2023-2025 u miratuan respektivisht në fund të Dhjetorit 2021 dhe Dhjetorit 2022, bazuar te Kalendari i Konsultimeve me Publikun (nuk gjendet online).
Vendimi i Këshillit Bashkiak[1] mund të gjenden edhe përmbajtja e plotë e relacionit sqarues të Buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025.
Konsultimet janë vendosur në linke të shkëputura dhe krijojnë vështirësi në disponimin e të dhënave të plota.
Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale[2] kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2022 dhe 2023, si dhe respektivisht të PBA 2022-2024 dhe PBA 2023-2025.
Dibra ka një qasje ende të paplotë lidhur me publikimin e informacionit dhe formatit.
Buxheti i vitit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 si dhe Buxheti 2023 dhe PBA 2023-2025 u miratuan respektivisht në fund të Dhjetorit 2021 dhe Dhjetorit 2022, bazuar te Kalendari i Konsultimeve me Publikun[3].
Vendimi i Këshillit Bashkiak dhe përmbajtja e plotë e relacionit sqarues të Buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025 nuk gjenden ende deri në momentin e hartimit të Raportit.
Konsultimet janë vendosur në linke të shkëputura dhe krijojnë vështirësi në disponimin e të dhënave të plota.
Gjithsesi, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale[4] kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2022 dhe 2023, si dhe respektivisht të PBA 2022-2024 dhe PBA 2023-2025.
Buxheti i vitit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 si dhe Buxheti 2023 dhe PBA 2023-2025 u miratuan respektivisht në fund të Dhjetorit 2021 dhe Dhjetorit 2022, bazuar te Kalendari i Konsultimeve me Publikun[5] dhe Rregullorja e Konsultimeve[6].
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak Elbasan shihet se përmbajtja e plotë e relacioneve sqaruese dhe shoqëruese të Buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025[7] janë publikuar edhe pse pak me vonesë. Këtë qasje ky projekt do t’ja bëjë prezente Koordinatorit për të drejtën e informimit në Bashki duke kërkuar edhe transparencën sipas detyrimi ligjor.
Konsultimet janë vendosur në linke të shkëputura dhe krijojnë vështirësi në disponimin e të dhënave të plota.
Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime të ndryshme online në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale[8] kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2022 dhe 2023 si dhe PBA 2022-2024 dhe PBA 2023-2025.
Gjirokastra ka një qasje ende të paplotë lidhur me publikimin e informacionit dhe formatit.
Buxheti i vitit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 si dhe Buxheti 2023 dhe PBA 2023-2025 u miratuan respektivisht në fund të Dhjetorit 2021 dhe Dhjetorit 2022, bazuar te Kalendari i Konsultimeve me Publikun[1].
Vendimi i Këshillit Bashkiak dhe përmbajtja e plotë e relacionit sqarues të Buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025 nuk gjenden ende deri në momentin e hartimit të Raportit.
Konsultimet janë vendosur në linke të shkëputura dhe krijojnë vështirësi në disponimin e të dhënave të plota.
Gjithsesi, Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale[2] kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2022 dhe 2023, si dhe respektivisht të PBA 2022-2024 dhe PBA 2023-2025.
Vlora ka një qasje më të përparuar se bashki të ngjashme lidhur me publikimin e informacionit dhe formatit. Vlen të përmendet se diskutimet gjatë këtyre seancave janë me debate dhe të hapura për publikun.
Buxheti i vitit 2022 dhe PBA 2022 – 2024 si dhe Buxheti 2023 dhe PBA 2023-2025 u miratuan respektivisht në fund të Dhjetorit 2021 dhe Dhjetorit 2022, bazuar te Kalendari i Konsultimeve me Publikun[3].
Vendimi i Këshillit Bashkiak[4] mund të gjenden edhe përmbajtja e plotë e relacionit sqarues të Buxhetit 2023 dhe PBA 2023-2025.
Konsultimet janë vendosur në linke të shkëputura dhe krijojnë vështirësi në disponimin e të dhënave të plota.
Bashkia dhe Këshilli Bashkiak, sipas monitorimeve nga publikime në faqen elektronike të Bashkisë dhe në rrjetet sociale[5] kanë zbatuar sipas afateve kalendarin e përgatitjes dhe diskutimit sipas hapave të përcaktuara në ligj dhe udhëzim të Buxhetit 2022 dhe 2023, si dhe respektivisht të PBA 2022-2024 dhe PBA 2023-2025.
Në prezantim në Nëntor 2022 të Raportit Buxheti 2023 në këndvështrimin e qytetarëve të …[1] ishte një vëmendje e shtuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile në lidhje me kërkesat e qytetarëve dhe ballafaqimin e gjetjeve të organizatave vendore me faktet e prezantuara nga ekspertët e ALTAX.
Raporti tregoi se Këshillat Bashkiakë dhe procesi i konsultimeve publike ka nevojë për sa më shumë oponencë dhe zëra të artikuluar me logjikën e argumenteve financiarë në mbrojtje të kërkesave të qytetarëve.
Ndërkohë, raporti u përcoll direkt gjatë aktivitetit, si dhe u formatua edhe në median online[2], ku ka marrë vlerësime dhe kërkesa për një paraqitje edhe më tej të këtyre fakteve, që në fund ndihmojnë palët për të gjetur një dialog të përbashkët.
Konsultimi publik bazuar mbi monitorime disavjeçare duhet të ketë një prag pjesëmarrje individësh që ne do ta vijojmë ta propozojmë te Komisioni për çështjet ligjore…i Kuvendit për ndryshim ligjor bashkë me propozime të tjera renditur në vijim.
Duke parë se mungon edhe komenti i kualifikuar i zërit qytetar bazuar te analiza e fakteve dhe argumenteve dukshëm mungojnë po ashtu edhe rekomandimet e konsoliduara të organizatave të ekspertizave të ndryshme.
Masat e përfshira në objektivat dhe prioritetet e PBA nuk arrijnë dot të krijojnë një cikël të mbyllur të plan veprimi të lidhur me gjithë masat mbështetëse që janë të nevojshme për t’i vënë në zbatim prioritetet.
Megjithëse ALTAX ka bërë komente dhe ka kërkuar që ky konsultim të bëhet i bazuar në ndryshimin e ligjit për konsultimin publik, ne do ti përsërisim Këshillave Bashkiakë mundësinë që gjatë konsultimit publik deri në ndryshimin ligjor të mund të programohet brenda Kalendarit të Konsultimeve edhe seancë/a me ekspertizën civile vendore bazuar vetëm në analiza dhe fakte.
Ky dialog dhe dëgjesë mund të drejtohet si për organizata të shoqërisë civile me ekspertizë, por dhe organizata të biznesit dhe profesionistëve, si dhe organizata të punës, të cilat munden të japin një koment/rekomandim më pranë nevojave të qytetarëve, por edhe munden të jenë monitoruesë potencialë për mënyrën si janë shpenzuar fondet e Bashkisë dhe transfertat e buxhetit të shtetit.
Nëse këto organizata nuk kanë kapacitete e nevojshme për kryerjen e konsultimit, atëherë përpjekja kryesore e qeverisë qendrore dhe qeverisjeve vendore duhet të orientohet drejt rrjetëzimit të ekspertizës së shoqërisë civile dhe profesionistëve në nivel kombëtar.
Vlera e madhe dhe unike shkon drejt rritjes së cilësisë së procesit të vendim marrjes, si dhe për të patur realisht një buxhetim me pjesëmarrje, por duke testuar edhe një hapje të qeverisjes bazuar te parimi i gjithpërfshirjes.
Konsultimi publik dhe transparenca duhet të marrin një vëmendje të veçantë dhe kujdes në plotësimin e të dhënave që planifikohen dhe ato që raportohen.
Nevojitet që detyrimi për tu konsultuar të ndryshohet duke vendosur kusht që proces-verbalet e konsultimit të jenë të konfirmuara me argumente edhe nga përfaqësuesit e publikut.
Kjo qasje ndihmon për një transparencë dhe llogaridhënie efektive në zbatim të këtij ligji, që mbetet ndër instrumentat e pakët për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje.
Nisur nga reagimet e qytetarëve në Anketimin e kryer nga ALTAX ne sugjerojmë që hartimi i kalendarit të dialogut qytetar për temat me debat midis shoqërisë civile dhe iniciativave qytetare me pushtetin vendor, të jenë aktivitete vjetore, si pjesë më e zgjeruar e komunikimit me qytetarët dhe për vlerat qytetare.
Për të faktorizuar dhe forcuar më tej zërin e qytetarëve dhe në funksion të tyre, ekspertët dhe partnerët e ALTAX konstatojnë se duhet futur si një mekanizëm i ri Dialogu Deliberativ[1] në komunikimin mes qytetarëve dhe qeverisjes vendore.
Dialogu deliberativ, i përfshirë edhe në raportin e vitit t, i përfshirë edhe në raportin e vitit të kaluar ne ngulmojmë ta kërkojmë si një risi për një komunikim me bazë qëllimet e përbashkëta të identifikuara midis qytetarëve dhe grupeve të identifikuara të interesit, ku njerëzit bien dakord dhe të përdorin marrëveshjen për të gjetur një zgjidhje për problemet.
Ky dialog, nga ALTAX do të vijohet të instrumentalizohet me hartimin e një Kalendari të sinkronizuar sipas kalendarit të qeverisë vendore për vendimarrje mbi çështjet më të rëndësishme, si: draft projektet gjatë hartimit të strategjive, vendime për fatin e më shumë se një grupi të ngushtë qytetarësh, vendime për politikat fiskale vendore, vendimet për buxhetin vjetor dhe PBA etj.
[1] një mënyrë tjetër për të pasur një dialog të diskutueshëm, pa fitues apo humbës
[1] https://altax.al/product/buxheti-2023-ne-kendveshtrimin-e-qytetareve-te-beratit/
https://altax.al/product/buxheti-2023-ne-kendveshtrimin-e-qytetareve-te-dibres/
https://altax.al/product/buxheti-2023-ne-kendveshtrimin-e-qytetareve-te-gjirokastres/
https://altax.al/product/buxheti-2023-ne-kendveshtrimin-e-qytetareve-te-vlores/
[2] https://www.youtube.com/@altaxeconomiccenter3236
[1] http://Gjirokastra.gov.al/konsultime-publike/
[2] https://www.facebook.com/profile.php?id=100064816655215
https://www.facebook.com/BashkiaGjirokaster1
https://www.facebook.com/SpahiuRahim
[3] https://vlora.gov.al/plani-vjetor-per-procesin-e-vendimmarrjes-me-pjesemarrje/
[4] https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2023/02/Vendim-nr.96-30.12.2022-Buxheti-Afatmesem.pdf
[5] https://www.facebook.com/profile.php?id=100064479622983
https://www.facebook.com/profile.php?id=100066360228798
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044308605471
[1] https://www.vendime.al/wp-content/uploads/2023/01/vendim-100.pdf
[2] https://www.facebook.com/profile.php?id=100065314517616
https://www.facebook.com/BashkiaBerat
https://www.facebook.com/ervindemo.al
[3] http://dibra.gov.al/konsultime-publike/
[4] https://www.facebook.com/profile.php?id=100064816655215
https://www.facebook.com/BashkiaDiber1
https://www.facebook.com/SpahiuRahim
[5] https://elbasani.gov.al/kalendari-i-konsultimeve-me-publikun-per-pba/
[6] https://elbasani.gov.al/rregullorja-e-konsultimeve-me-publikun/
[7] https://elbasani.gov.al/wp-content/uploads/2023/04/Relacioni-PBA-2023-2025-Faza-I.pdf
[8] https://elbasani.gov.al/bashkia-elbasan-ka-nisur-konsultimet-publike-per-programin-afatmesem-buxhetor-2023-2025/
[1] https://ogp.gov.al/uploads/2019/7/20190709194647_nap-albanian-version.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.