GJIROKASTËR: PUNËSIMI VENDOR DHE INTEGRIMI I TË RINJVE NË TREGUN E PUNËS
Sipas të dhënave statistikore të faqes online të INSTAT, argumentohet fakti kombëtar se:
Papunësia në Gjirokastër tregon rritje në vitin 2021 krahasuar me periudha të mëparshme. Niveli i papunësisë në rang kombëtar është 11.4% në fund të vitit 2021, si një nivel me ulje prej 2 pikë përqind krahasuar me fundin e vitit 2017. Sipas treguesit kombëtar të krahasuar me tendencat e performancës ekonomike, të nivelit të punësimit dhe papunësisë në vitet 2017 dhe 2019 në Gjirokastër, llogaritet se efekti indirekt te niveli i papunësisë është në rritje edhe për vitin 2021. Megjithëse, programet e Bashkisë mund të kenë synuar të bazohen mbi dokumente zhvillimore politikash, p.sh. për grupe të caktuara (të rinjtë), shihet se në Buxhetin e vitit 2021 (por edhe në buxhet e dy viteve përpara) nuk ka të parashikuar fonde specifike për këtë drejtim, përveç financimeve të dedikuara të projekteve të shoqërisë civile dhe investime të pakta, sipas buxhetit të dedikuar për të rinjtë. Ndërkohë, investimet me fonde të brendshme të Bashkisë, por sidomos ato që shpenzohen nga investitorë dhe donatorë të huaj[1] kanë projekte që synojnë të nxitin ekonominë për punësim, shihet se janë ende pa ndikimin e pritshëm për nivelin e punësimit, sipas kërkesave të punëkërkuesve.
Fondet e huaja të programuara nga buxheti i shtetit përgjatë 2021 dhe 2022 duket se janë të kufizuara dhe nuk janë të adresuara direkt për rritje të ekonomisë dhe për nxitje punësimi.
Në analizën e krijimit, por edhe mbajtjes së vendeve të punës shihet se ka pak përpjekje për të orientuar fondet në ato projekte që lidhen direkt me agroturizmin, si dhe hapësirave për zhvillimin e biznesit të prodhimit.
Kujdes!
Politika për punësim dhe aftësim duhet të synonte të nxiste në koordinim me kërkesat e qytetarëve të përcjellura nëpërmjet Bashkisë dhe direkt nuk kanë arritur të zhvillohen duke ndikuar mbi vendimarrjet e të rinjve për të migruar bashkë me familjet e tyre. Kjo qasje nxit një mungesë për pjesëmarrje në zhvillimin rajonal duke lënë hapësira për vendimarrje dhe zhvillime vendore për shfrytëzim të burimeve natyrore bazuar mbi vullnete politike të korruptuara, duke u provuar nga moszhvillimi i politikave që miratohen dhe nuk veprohet në kohë dhe me alokim burimesh përkatëse.
Kjo shprehet si parashikime optimiste, por brenda tyre fshehin vullnetin për të planifikuar pa patur burimet në dispozicion.
Pjesëmarrja e ekspertizës dhe analizave mundet të përballet dhe të ndikojë mbi këtë qasje të rremë duke sjellë zhgënjim dhe lënie hapësirë akteve korruptive dhe shfrytëzimit të burimeve nga grupe ekonomike që janë në lidhje me politikën e ditës.
Shërbimet dhe programet aktive të tregut të punës nuk kanë gjetur ende zbatimin e nevojshëm në kohë sipas strategjisë kombëtare për punësimin. Nisur nga zbatimi i ligjit nr.15/2019, “Për nxitjen e punësimit”[2] nevojitet një koordinim mes zyrave të punës dhe krijimit të paketave gjithpërfshirëse për të lehtësuar kalimin e individëve të papunë dhe pa një arsim të përshtatshëm apo aftësi specifike drejt punës së denjë.
Por e gjitha kjo qasje nuk ka përfshirë sa dhe si duhet mekanizmat e bashkive, ku në këtë trajtim edhe Gjirokastra nuk bën përjashtim. Në kuadër të detyrave të përcaktuara në strategji nevojitet që të kërkohet zbatimi i analizës së kosto-përfitimit lidhur me efektin e programeve aktive në tregun e punës, ku bashkitë duhet të mbajnë rolin e liderit të këtyre programeve duke përfituar edhe fondet përkatëse që duhen decentralizuar sipas praktikave të mira në disa vende të BE-së.
Rritja e tregut të punës dhe ndikimi nga organizatat e it dhe të punës (sindikatat) në funksion të përmirësimit të drejtave të punës dhe ambjentit për biznes. Ulja e numrit të papunëve është një sfidë për secilën qeverisje vendore[3] dhe kjo nuk është e veçantë vetëm për Bashkinë Gjirokastër.
Vini Re!
Për të arritur këtë qëllim, produktiviteti dhe punësimi duhet të përmirësohen në drejtim të rritjes së performancës së plotë të investimeve dhe asistencës teknike dhe ekspertizës falas fillestare të atyre aktiviteteve që historikisht kanë pasur rritjen më të lartë[4].
Investimet në aktivitete që duhen lidhur me nevojat e tregut konkurues dhe të të ardhmes ende nuk janë të promovuara bazuar mbi vullnet për të ndryshuar nxitjen për punësimin e të rinjve. Mbështetja e arsimit profesional, i cili ka ndryshim me vite përpara, si edhe investimet në sektorë prioritarë sipas burimeve lokale duhet të jenë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës, por ende ka pak përfitues nga grupmosha 15-29 vjeçarë.
Në periudhën 2017-2021, duke analizuar një indikator jo direkt, por që është i lidhur me punësimin (zhvillimi ekonomik) shihet se shpenzimet e Bashkisë për punësimin dhe zhvillimet ekonomike nuk kalojnë nivelin e 6% të buxhetit gjithsej, si shpenzimet kapitale, po ashtu dhe programet për rritje kapacitetesh dhe edukuese.
Vini Re!
Duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet e performancës ekonomike vendore duhet të adresohet me mbështetjen e gjithë faktorëve vendorë (përfshirje edhe të shoqërisë civile) në Këshillin Konsultativ[5], AMSHC, si dhe ministritë që analizojnë politikat e punësimit dhe edukimit profesional, për një politikë buxhetore më të përshtatur në periudhën e programeve buxhetore në nivel kombëtar me shtrirje rajonale, por edhe për të shërbyer me fokus konkret në përmbushjen e objektivave për zhvillim të tregut dhe nxitje të ekonomisë.
Politikat që kanë mbetur të pazhvilluara duhen të jenë objekt i analizës së gjithë ekspertizës së arritshme në tregun privat dhe publik, për të adresuar mosveprimet sipas segmenteve institucionale, por edhe mungesën e vullnetit për të bërë transparencën me të dhëna korrekte dhe në kohën që përcaktohet nga legjislacioni për informimin e publikut.
Kujdes!
Llogaridhënia si proces ballafaqimi mes Bashkisë dhe shoqërisë civile[6] është në forcim si model dialogimi, por ka nevojë përmirësimi në cilësinë e dialogut. Në traditën shumëvjeçare është një perceptim mjaft i përhapur te publiku dhe shoqëria civile mosdhënia e llogarisë nga të zgjedhurit e bashkisë, për premtimet e parealizuara apo programet e pazhvilluara, përveç institucioneve që kanë detyrë auditimin e performancës ligjore dhe financiare të bashkisë. Megjithë përpjekjet e ekspertëve të shoqërisë civile dhe të pavarur për të monitoruar punën e qeverisjes vendore (të ngjashme me modelin e këtij projekti), rrallë deri tani të zgjedhurit janë ballafaquar direkt me premtimet edhe pse në vitet e fundit janë bërë përpjekje per bilance mbi realizimet e premtimeve.
Llogaridhënia për politikat vendore në koordinim me politikat kombëtare sektoriale janë të nevojshme në aspektin e ngjalljes së optimizmit. Kjo llogaridhënie duhet të ofrohet nga bashkia për gjithë segmentet e jetës vendore duke synuar analiza që konsiderojnë zbatueshmërinë e programit politik dhe vendimarrjes së vendimeve të këshillit bashkiak, por edhe performancës së Bashkisë dhe kryetarit të saj. Opinioni i publikut profesionist, ku përfshihen kategori dhe shtresa të ndryshme të komunitetit vendor duhet të jetë zëri i vazhdueshëm qytetar, për monitorimin dhe analizën e llogaridhënies mbi performancën e Bashkisë. Nga monitorimi jonë rezulton se janë zhvilluar takime të rralla në këtë format.
Edhe nga Anketimi i publikut të Gjirokastrës realizuar nga ALTAX pyetjes:
“A jeni ftuar në ndonjë mbledhje/takim publik të Këshillit Bashkiak?”, 44% e tyre përgjigjet “PO” dhe 56% e tyre përgjigjet “JO”.
Ndërsa pyetjes “Sa shpesh ke marrë pjesë në mbledhjet e këshillit Bashkiak?” për ata që janë ftuar në mbledhje, 88% e tyre përgjigjet “Nganjëherë” dhe 12% e tyre përgjigjet “Nuk kam marrë pjesë”. Kjo përgjigje tregon interesim në rast se dialogu do të ishte më i gjerë.
Kur ne i pyetëm “Jeni të kënaqur me nivelin e diskutimeve në mbledhjet e këshillit Bashkiak?”, 57% e tyre përgjigjet “PO”, 14% e tyre përgjigjet “JO” dhe 29% e tyre përgjigjet “Deri diku”.
Vini Re!
Nisur nga situata e vështira në ekonominë rajonale, me qëllimin e përgatitjes për përballje të efekteve të një goditjeje negative ekonomike (duke stimuluar qytetarët që migrojnë në vitet e ardhme), autorët e raportit, në përkrahje të stimulit ekonomik përgjithësisht bien dakord mbi tre drejtime, se si duhet të kryhen shpenzimet stimuluese përtej madhësisë së madhe të stimulit në rrethanat më të mira.
Nisur nga nevoja për të vepruar lidhur me politika që mbështesin të rinjtë për të mos u larguar për të qenë sa më efektiv Bashkia dhe institucionet qendrore duhet të koordinohen për të efektivizuar stimujt ekonomikë dhe financiarë dhe uljen e barrierave rregullatore. Ne mendojmë se duhet të jenë të orientuara direkt si një paketë transferte monetare (fonde, asistencë teknike, lehtësi burokratike):
Në kohë reale
Për të ndaluar një ekonomi që është në një spirale në rënie apo me frenim të rritjes, shpenzimet stimuluese duhet të hyjnë shpejt në ekonomi. Programet e shpenzimeve që kërkojnë muaj ose vite për t’u përfunduar mund të zgjasin shumë për të pasur një ndikim në kohë. Vonesat në shpenzime jo vetëm që mund të zvogëlojnë ndikimin në një performancën aktuale ekonomike, por mund të jenë edhe kundërproduktive nëse vijnë shumë vonë dhe kontribuojnë në mbinxehjen e ekonomisë.
Në grupet e identifikuara si nevojtarë
Për të stimuluar ekonominë, shpenzimet duhet të bien në duart e njerëzve që do t’i shpenzojnë shpejt për të shumëfishuar ndikimin e tyre. Zakonisht, kjo do të thotë në familje me të ardhura më të ulëta dhe njerëz që janë më të prekur ekonomikisht nga presionet negative ndaj mirëqenies së tyre. Marrësit që kursejnë paratë ose i përdorin ato për të shlyer borxhin ekzistues, mund të mposhtin qëllimin e stimulimit të shpenzimeve të reja dhe efekti shumëfishues i stimulit bie.
Me kohëzgjatje të përkohshme
Shpenzimet e stimulit duhet të kufizohen në periudhën kur është e nevojshme për t’u marrë me një recesion. Përndryshe, rritjet e përhershme në shpenzimet e deficitit mund të çojnë në borxhe të paqëndrueshme të qeverisë, të pengojnë shpenzimet për investime private ose të krijojnë shtrembërime të padëshirueshme mikroekonomike në ekonomi.
[1] https://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2020/10/Lista-e-Investimeve-2021-2023-pas-KM-14-10-2020.xlsx
https://financa.gov.al/wp-content/uploads/2021/10/Lista-e-Investimeve-Publike-2022-2024.xlsx
[2] https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/03/13/15
[3] https://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/14341.pdf
[4] http://rdpa.al/wp-content/uploads/2020/08/POLITIKA_RAJONALE.pdf
[5] https://www.facebook.com/people/K%C3%ABshilli-Konsultativ-Qeverisje-Qendrore-Vendore/100069377972272/
[6] https://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/08/Programi_Model_i_Transparences_pushteti_vendor.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.