GJIROKASTER: PARASHIKIMET E TË ARDHURAVE JANË NË NIVELE OPTIMISTE DHE KUSHTËZOJNË PËR ÇDO VIT SHPENZIMET E PLANIFIKUARA
Strategjia e zhvillimit afat gjatë të bashkisë bazohet mbi planin e përgjithshëm vendor. Raporti vendos theksin se propozimet e komunitetit dhe grupeve të interesit janë marrë në konsideratë nga bashkia duke i përcjellë tek ndërmaRrjet publike vendore për tu integruar në planet buxhetore përkatëse sipas listimit të prioriteteve brenda mundësive financiare.
Kujdes!
Në monitorimin që ne bëmë nuk ishte e mundur të gjendeshin procesverbale të dëgjesave publike, që duhet të ishin bashkëlidhur dosjes së programit të PBA. Një pjesë e tyre me gjasa nga komentet e ndryshme që konstatuam mund të jenë pasqyruar në PBA, në fushën e shërbimeve publike, arsimit dhe bujqësisë, por nuk kemi fakte për ta konfirmuar këtë proces ballafaqimi.
Ndërkohë edhe buxheti 2022 dhe PBA 2022-2024 nuk janë të arritshme me qëllimin e kryerjes së një monitorimi dhe vlerësimi sipas metodologjisë së auditit social.
Nisur nga përmbledhjet e informacioneve online, konstatohet se në PBA 2022-2024 bashkia Gjirokastër ka vendosur si prioritete rritjen e cilësisë së banimit në territorin e saj duke rritur aksesin në zonat e thella si dhe ndërveprimet ndërkufitare/ndër rajonale që duhet të shoqërohen me shfrytëzim të burimeve natyrore për turizëm (përfshirë agroturizmin), shërbime dhe infrastrukturë kultuorRe, arkitekturë, arsimore duke vlerësuar të gjithë procesin zinxhir të prodhimit dhe arritjes së qëndrueshmërisë së vlerës së shtuar.
Nga ana tjetër, në buxhetin e vitit 2022 informohet publiku, se rreth 39% e tij shkojnë vetëm për investime publike[1]
Vini re!
Një arsye e mosrealizimit të objektivave të shpenzimeve të buxhetit vendor konstatohet se vjen nga parashikimet e të ardhurave, të cilat janë në nivele optimiste dhe kushtëzojnë për çdo vit shpenzimet e planifikuara.
Parashikimi është i bazuar mbi elementë që mundet të ndikojë në performancën e shpenzimeve për vitet që vijnë, prandaj edhe kujdesi në parashikimin e secilës taksë dhe tarifë duhet të marrë në konsideratë edhe rrisqet e përmendura më poshtë.
Ekspertët, nisur edhe nga përvoja të kaluara, si dhe bazuar mbi kriteret e menaxhimit të rriskut vërejnë se duhen konsideruar si rrisqe tëe identifikuara dhe të vlerësuara në parashikimin optimist dhe mosrealizimin e të ardhurave disa elementë si më poshtë:
- Mungesa e treguesve te azhornuar nga institucionet per nje parashikim realist dhe te dhëna nga sa me shume burime
- Mangësi ne analiza specifike dhe llogaritje te kostove lidhur me tarifën e pastrimit per nje parashikim realist te te ardhurës per arkëtim
- Dixhitalizim jo i plote i sistemit dhe rrisku i menaxhimit te kohës efektive per llogaritjen lidhur me paketat fiskale
- Mungesa e te dhënave te plota per parashikimin e te ardhurave
- Kulture e dobët e bashkëpunimit mes drejtorive brenda Bashkisë dhe me ato jashtë saj (QKB, ASHK, DRT)
- Funksionim me kapacitet te cunguar të Kadastrës Fiskale per taksen e ndërtesës
- Mungesa e certifikatave te pronës, per arsye te moszbatimit korrekt te ligjit nr.7501 dhe migrimit te popullsisë
- Pa saktësimi dhe mangësi ne përditësimin e te dhënave per regjistrin e tokes bujqësore
- Mungese parashikueshmerie lidhur me madhësinë e transfertës së pakushtëzuar në mënyrë që Bashkia të ketë mundësi të planifikojë me efektivitet dhe efikasitet buxhetin e vet për afate disavjeçare.
- Mos përfshirje e performances se mbledhjes se te ardhurave ne konsiderate si faktor me peshe ne parashikim
- Bashkëpunim i dobët me Drejtorinë Rajonale Tatimore
- Komunikimi i dobët me pushtetin qendror per taksat e ndara per rentën minerare dhe te ardhurat nga tatimi per te ardhurat personale (2% e tatimit) dhe alokimi i tyre sipas përcaktimit ligjor
- Marrja pak ne konsiderate e informalitetit, si një element me peshe e ndikim te parashikimi te ardhurave
- Aplikimet online pa dijeni paraprake nga zyra e finances ne Bashki per pezullimet e bizneseve ne QKB dhe ndikimi ne parashikimet e te ardhurave
- Ndërhyrje nga pushteti qendror ne parashikimin e te ardhurave nëpërmjet faljeve dhe përjashtimeve te taksave dhe krijimi i problemeve ne adresimin e rikuperimit te te ardhurave nga vendimet e pushtetit qendror dhe në dëm të autonomisë fiskale
- Mungesa e një strategjie për bashkëpunimin vullnetar për regjistrimin dhe bashkëpunimin vullnetar me ligjin në funksion të luftës ndaj informalitetit dhe zgjerimit të bazës tatimore
- Dobësi ne përbërjen e Këshillit Bashkiak dhe nevoja e kuptimit te procesit te parashikimit dhe afateve te tij
Kujdes!
Pas mosrealizimit të të ardhurave nevojiten përmirësime në parashikimin e të ardhurave si në aspektin procedurial, por edhe në analiza dhe dialog intensiv me MFE, pasi të ardhurat e kompromentuara nga mosrealizimi janë edhe tregues i ambjentit për të kryer korrupsion.
Ndërvarësia që ka buxheti vendor nga buxheti i shtetit, ndikohet nga një pjesë e objektivave ende të papërmbushur nga SMFP 2019-2022 dhe strategjitë sektoriale që rëndojnë mbi performancën e planifikimit të buxhetit të Bashkisë. Mungesa e zhvillimit në kohë të mekanizmit të matjes dhe analizimit të performancës (Pasaporta e Indikatorëve)[1] në nivel qeverisje qendrore ka dhënë një efekt pritshmërie në qeverisjen vendore, por me efekte në disiplinën financiare dhe planifikimin e saktë të të ardhurave. Nga ana tjetër problemet në mosbërjen në kohë dhe të plota të raport progreseve të strategjive sektoriale duke mos gjetur hapësira për tu përfshirë në PBA kanë ndikuar në moslidhjen e nevojshme midis planifikimit të politikave strategjike me planifikimin e buxhetit dhe menaxhimin financiar publik.
Në procesin e hartimit të buxhetit vjetor dhe PBA[2], sipas udhëzimit standart të PBA[3] nuk ka përcaktim për pjesëmarrje të ekspertizës së shoqërisë civile apo proces, ku mund të ndërhyjë ekspertiza civile, por thjesht konsultim me publikun. Sipas standarteve të vendosura në ligjin organik të buxhetit, në udhëzimin për përgatitjen e buxhetit dhe PBA për qeverisjen qendrore dhe atë vendore, por edhe në Strategjinë e menaxhimit të Financave Publike 2019-2022[4], duke konsideruar edhe praktikat vlerësuese standarte të Bankës Botërore[5] për llogaridhënien për shpenzimet dhe financat publike (PEFA) si dhe projekte monitoruese nga organizata vendase dhe të huaja të financave vendore shihet se objektivi i përbashkët për planifikime të buxheteve më transparente për qytetarët si dhe llogaridhënia për shpenzimin e parave publike është ende i papërmbushur.
Rekomandimet dhe monitorimet e OSHC[6] në parashikimin e të ardhurave vendore (shpërndarjen e barrës tatimore) dhe shpërndarjen e shpenzimeve[7] ka qenë pa ndikim. Në gjithë procesin e konsultimit dhe analizat e pyetësorëve të realizuar mungon ekspertiza e shoqërisë civile dhe profesionistëve apo është e përfshirë në projekte që kanë Marrëveshje me MFE dhe Bashkitë. Mënyra e zhvillimit të konsultimit publik (jo vetëm në Bashkinë Gjirokastër) nuk mundet të konsiderojë si vendimtare dhe të argumentuara me një studim analitik vetëm reagimet e qytetarëve (pjesëmarrjet në forume për konsultim publik nuk kalon 0.1% e popullsisë mbi 15 vjeç të Bashkisë), të cilat mbeten një zë i pazëvendësueshëm në formën e përfaqësimit që kanë.
Forcimi i planifikimit strategjik dhe menaxhimi i buxhetit në nivel të qeverisjes vendore
Efektivizimi i kadastrës fiskale nëpërmjet koordinimit të rrisqeve dhe trajtimit të tyre duke i menaxhuar ato
Rishikim i tarifave dhe përdorimi i tyre sipas emërtimit, për më shumë transparencë, besueshmëri dhe rritje të efektivitetit në shpenzime duke e bërë më të lehtë monitorimin edhe nga OSHC dhe publiku
Një vëmendje përtej të zakonshmes duhet i kushtohet tavaneve buxhetore, për arsye të masivitetit në ekonomi të projekteve kryesisht infrastrukturore në partnershipin shtet-privat, të cilat nuk planifikohen si borxhe afatmesëm, por vetëm parashikohen si fonde për buxhetin korrent. Këtë ne do ta adresojmë në vijimësi te drejtuesit e Bashkisë.
Gjatë çdo diskutimi të zbatimit të buxhetit të Bashkisë duhen përfshirë mekanizma monitorimi dhe vlerësimi, në grupe të përbërë nga Ministria e Financave dhe ekspertiza e publikut për të krijuar një mekanizëm të ngjashëm me analizën “Llogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) që të jetë ashtu si për financat qendrore një diagnozë objektive e përditësuar e performancës së menaxhimit të financave publike vendore.
[1] https://www.dap.gov.al/images/DokumentaStrategjik/SIGMA_PAR_Indicator_Passport_Final.pdf
[2] https://portavendore.al/dhomaeligjit/financat-vendore/buxhetimi-i-njesive-te-veteqeverisjes-vendore/miratimi-i-buxhetit/
[3] https://drive.google.com/file/d/1mxw21Ah8F6iZFrUjEqsFW6Lneu2fg4MW/view
[4] https://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2020/08/PFM-Strategy-2019-2022-ALB-1.pdf
[5] https://documents1.worldbank.org/curated/en/324981524464014452/pdf/124573-ALBANIAN-PUBLIC-PEFA-AL-web.pdf
[6] http://web.worldbank.org/archive/website01337/WEB/IMAGES/PBP_TO-2.PDF
[7] https://www.kas.de/documents/271859/0/Qeverisja+Vendore+2020-Shqip.pdf/0129fb6f-690c-0dbe-9e9d-2fbc6c84b54e?version=1.0&t=1620730661845
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.