GJIROKASTËR: INTEGRIMI NË TREGUN E PUNËS VENDORE DHE SHFRYTËZIMI I POTENCIALEVE VENDORE
Performanca ekonomike në Gjirokastër vjen kryesisht nga zhvillimet infrastrukturore dhe prodhimi dhe përpunimi industrial dhe produkteve ushqimore dhe ujore. Në vitin 2017 rritja ekonomike është tkurrur me vetëm – 0.8% të produktit vendor bruto. Në dy vitet pasardhëse rezulton një vlerë e shtuar ekonomike + 2.5% dhe 4%, por me një tkurrje tjetër në 2020[1] duke zbritur në –0.2%, që konsiderohet një rënie e vlerës së shtuar në ekonomi në vitin 2018. Ndërkohë, në vitin 2020 përsëri ekonomi nuk ka vlerë të shtuar, por është me një nivel performancë -0.1%.
Kjo performancë e ekonomisë bie në sy edhe në aspektin e vlerësimit të aseteve të paluajtshme në zonën qytetëse, ku investimet në infrastrukturë janë në rënie. Në 2020, ashtu si edhe në 2019 ka një numër të njëjtë të lejeve të ndërtimit[2].
Në 2017 dhe 2018 janë dhënë 53 leje ndërtimi (31.3 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) apo 43% më shumë[3] sipërfaqe ndërtimi në 2017-2018, të cilat kanë dhënë ndikimin e tyre edhe në rritjen e punësimit në treguesit që kemi përmendur në raport. Në 2021 krahasuar me 2017, shihet një pjesëmarrje kapitali privat (individual dhe biznese) në rënie, por pa ndonjë ndikim të dukshëm në ekonomi, sipas treguesve që shihen në Grafikun 9.
E gjitha kjo nuk duket se ka gjeneruar rritje të prekshme të punësimit. Kryesisht janë krijuar vende pune të mjaftueshme duke zbrazur madje në periudha sezonale edhe fushat e fermerëve.
Në krahasimin horizontal të treguesve të tregut të punës formale, sipas sektorëve vërehet se në vitet 2017, 2019 dhe 2020, Gjirokastra e ka pjesën më të madhe të të punësuarve (55% të të punësuarve) në Bujqësi e Blegtori me një nivel 15% më të lartë se në vitin 2017 dhe 5% më të lartë se në 2019. Megjithatë edhe pse ka numrin më të lartë të të punësuarve nga të dhënat e regjistrit tregtar vërehet niveli shumë i lartë i informalitetit të punës.
Në këtë pjesë të analizës, duhet përmendur fakti i problematikës së politikës fiskale, premtimeve politike[4] dhe subvencioneve të nevojshme dhe të duhura nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për fermerët e Gjirokastrës[5] që vlejnë për prodhimin dhe produktivitetin në kohën dhe sezonin që u duhet fermerëve për ti vënë në shfrytëzim si ndihmë direkte për sektorin bujqësor.
Kujdes! Niveli i lartë dhe treguesit e ulët të numrit të aktiviteteve të regjistruara në bujqësi është një temë që meriton analizë nga administrata, por edhe ekspertiza private dhe civile si një moment që fsheh brenda problemit edhe elementë korrupsioni vullneti politik dhe korrupsion pasiv.
Rënie e ndjeshme e numrit të punësuarve në 2020 konstatohet në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë me 14% më pak se në 2017 dhe 2% më pak se në vitin 2019.
Kjo tendencë rënëse e tregut të punës për këta sektorë tregon për një biznes të dobët, vulnerabël ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme, që mbështetet mbi qarkullim shumë të vogël dhe që rrjedhimisht janë kategoria e të vetëpunësuarve me një punonjës, edhe pse përbëjnë numrin më të madh të bizneseve aktive (65% të gjithë bizneseve aktive të regjistrit të Bashkisë).
Sektori i industrisë (prodhime dhe përpunime bujqësore dhe industriale etj.) paraqitet në nivele punësimi me luhatje (3% më pak se në 2019, por 3% më shumë se në 2017)që shihet si një ndikim i mospërshtatjes së tregut të prodhimeve artizanale dhe energjetike dhe industriale për arsye edhe të performancës së dobët dhe të ulët të investimeve në industrinë e përpunimit ushqimor duke ndikuar direkt në mbajtjen e një peshe më të qëndrueshme në strukturën e tregut të punës.
Pagesat e personelit dhe pagesat për mallra dhe shërbime kanë marrë shumë fonde vendore, që duhet të rishikohen në raport me efektivitetin e punonjësve për të patur një raport më të mirë të strukturës së shpenzimeve, por edhe të luajnë një rol më efektiv tashmë pas digjitalizimit të 95% të shërbimeve publike. Sipas Ligjit për Asistencën sociale[6], përfitimet janë si më poshtë:
- Familjet në nevojë përfitojnë jo më shumë se 150% e pensionit social (8.102 lekë) ose afro 10.000 lekë, sipas strukturës së familjes
- Personat me statusin e jetimit përfitojnë 3.000 lekë në muaj
- Prindërit (familje në nevojë) me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh (a)Trinjakë – 000 lekë (për çdo fëmijë), (b) Katërnjakë – 4.000 lekë (për çdo fëmijë), (c) Pesënjakë – 5.000 lekë (për çdo fëmijë);
- Viktimat e trafikimit përfitojnë 3.000 lekë
- Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare përfitojnë 3000 lekë
Nëse flasim për fonde që i takojnë mbrojtjes sociale, referuar edhe sfidës shumë të rëndësishme mbi aftësinë e pushtetit vendor për të planifikuar dhe menaxhuar fondet e cituar nga Strategjia[7] duket se ende nuk është arritur. Fondet sociale në Gjirokastër në vitin 2021, ku janë edhe pjesa e ndihmës së njerëzve të varfër përfaqësojnë një peshë ndaj shpenzimeve gjithsej të Bashkisë sa 1% e totalit të tyre, që tregon një politikë buxhetore të përshtatur sipas numrit të përfituesve, që janë në rënie nga vitet e kaluara dhe regjistrave të azhornuar për këtë zë shpenzimi nga punonjësit e shërbimit social.
Ndërkohë që shpenzimet për pagat dhe sigurimet e personelit të punonjësve publikë në bashki dhe institucionet e vartësisë është sa 19% e totalit të shpenzimeve, që tregon për një raport të pranueshëm të kostos administrative ndaj shpenzimeve gjithsej.
Në rastin e shpërndarjes së shpenzimeve për njerëzit e varfër dhe familjet e fëmijët sipas bonuseve të miratuara nga qeveria, niveli mesatar i shpenzimeve është i pamjaftueshëm për ta konsideruar se varfëria është ulur dhe kjo është ndikuar edhe më shumë me fillimin e inflacionit të jashtëzakonshëm në fillim të vitit 2022.
Pagesat për infrastrukturën duhen parë në një raport të drejtë me shpenzimet për mbrojtjen sociale.
Sipas të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për Gjirokastrën, si dhe financimet nga Buxheti i Bashkisë me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar vjetor për çdo banor të Gjirokastrës prej 5 mijë lekë/vit. Ndërkohë, që shpenzimet për mbrojtje sociale mesatarisht janë në nivelin e 87.000 lekë për banor të varfër apo në nevojë në vit.
Ajo që rezulton nga ballafaqimi me pagesën për mbrojtje sociale në raport me shpenzimet kapitale nga Buxheti i bashkisë, tregon se varfëria nuk është ndikuar nga ky shpenzim i vogël, madje ka një ulje me 3.8% të numrit familjeve përfituese. Ndikimi nga rimarrja e investimeve infrastrukturore në rastin e Gjirokastrës duket se është më efektive se në disa bashki të mëdha në drejtim të efektivitetit të buxhetit, i aftë të ripaguajë edhe për qytetarët e varfër dhe personat me aftësi të kufizuar.
Investimet e kryera nga fondet e buxhetit vendor dhe buxhetit qendror më së shumti në infrastrukturë nuk zgjidhin problemet e thella të tilla si mjedisi dhe mbrojtja sociale. Por ato janë programuar për qytetarin se do të ndihmojë ekonominë e Gjirokastrës, si pjesë e Rilindjes urbane dhe rigjallërimit të sektorëve si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturë që të kenë një rritje të shpejtë ekonomike dhe pse kjo nuk ka ndodhur të shfrytëzohet për dy vite me radhë.
Kujdes! Premtimi dhe programi politik për punësimin rajonal dhe ndikimi nga investimet e planifikuara publike dhe private duket se ende nuk është i përmbushur. Në një shikim të statistikave për papunësinë, duket se niveli aktual është në ulje në krahasim me vitin 2017. Kjo pasaktësi në parashikim, mund të vërehet edhe në mënyrën e hartimit të tyre, ku analiza e fizibilitetit është e munguar për asnjë nga sektorët ekonomikë dhe jetësorë. Por disa probleme lidhen me përdorimin e investimeve publike për politika kundërciklike. Shqyrtimi i këtyre problemeve nxjerr në pah parakushtet që duhet të konsiderohen përpara se investime të tilla të përdoren me sukses.
Në këto momente zgjidhja më e rekomandueshme është stimulimi i ekonomisë duke vijuar me fondet për konsumin civil (mbrojtje sociale, aktivizim biznesi dhe lehtësi reale, asistencë teknike për aktivitete performuese tradicionale duke krijuar ambjent lehtësues). Pas periudhës stimuluese dhe forcimit të kapaciteteve vendore, planifikohen edhe aktivizimi i fondeve të investimeve në projekte të mëdha. Gjithsesi, projektet për rritje punësimi duhet të bazohen mbi masterplane dhe të dhëna që të kenë më shumë realizëm dhe më pak optimizëm në parashikimet që vijnë të orientuara nga qeverisja qendrore.
[1] sipas diferencës së PBB në strukturë midis 2020 dhe 2019, llogaritur nga ekspertët e ALTAX
[2] 20 leje, por pakësim të sipërfaqes ndërtimore, respektivisht 10.7 mijë m² sipërfaqe ndërtimi në 2020 dhe 11.2 mijë m² sipërfaqe ndërtimi në 2020
[3] http://www.instat.gov.al/media/9432/vjetari-statistikor-2021_final-29122021.pdf, faqe 65
[4] https://portavendore.al/wp-content/uploads/2019/06/Gjirokastër-Premtimet.pdf
[5] http://www.azhbr.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/LISTA-FERMERE-QARKU-GJIROKASTER.pdf
[6] https://qbz.gov.al/eli/ligj/2019/07/18/57/37004448-df0e-4768-9e88-35766f95ee4f
[7] http://www.sherbimisocial.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/Strategjia-kombetare-2020-2023-okay.pdf
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.