Fillim i fortë me diskutime dhe komente në Takimin e Hapur të Monitorimit shumëdimensional në Elbasan
Bashkia e Elbasanit është fillimi i turit të Takimeve të Hapura për sezonin e parë të Projektit “Monitorimi social përmes ndërveprimit qytetar”, i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës.
Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, të organizatave të biznesit dhe drejtuesve të Bashkisë u paraqitën gjetjet dhe propozimet duke arritur të kuptojmë përmes reagimit të pjesëmarrësve në sallë dhe atyre online që puna ka arritur të shërbejë si ura e komunikimit për një përfaqësim të zërit qytetar sipas fakteve të ekspertizës.
Megjithatë, përfaqësuesi i shoqërisë civile kërkoi më shumë vëmendje dhe fokus nga bashkia dhe Këshilli Bashkiak, por edhe nga vetë rrjeti shoqërisë civile vendore duke u paraqitur edhe organizatorëve ide për takimet e ardhme.
Ky takim i parë në llojin e tij ishte edhe momenti për të arritur në hapa të mëtejshëm në komunikimet publike në vijimësi të takimeve në bashkitë e tjera gjatë muajit Qershor 2022.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.