Events

Prill

- Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan tatim fitimin me Urdhërpagesën për periudhën tatimore qe është, në llogarinë e organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e muajit. Kjo pagese mund te behet edhe çdo tremujor ne te njëjtën date.
- Detyrimi për të gjithë personat e tatueshëm sipas ligjit “Për TVSH-në” për të plotësuar dhe deklaruar online për çdo periudhë tatimore jo më vonë se data 14 e periudhës tatimore vijuese, si dhe duhet paguar TVSH për periudhën që po deklarohet, nëse rezulton me situate pagese.
- Për çdo muaj kalendarik, duhet të përgatitet një deklaratë e stokut që përmban informacionin e duhur e cila duhet te jetë sipas formës dhe mënyrës se përcaktuar në Shtojcën e ligjit te akcizave dhe duhet të dorëzohet në ditën e 15 të muajit që vijon pas atij të cilit i referohet deklarata.
- Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës qe prodhon mallra akcize me pulle, ose përfaqësuesi tatimor përkatës i një importuesi mallrash akcize qe kërkon pulla akcize, përgatit dhe deklaron, sipas formës dhe mënyrës së përcaktuar ne Shtojcën e Udhëzimit te ligjit te akcizave jo më vonë se data 15 e çdo muaji kalendarik.

- Çdo tatimpagues, që i nënshtrohet Nenit 6 te Ligjit “Për tatimin mbi te ardhurat” mban tatimin mbi të ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.
- Deklarimet dhe pagesa e kontributeve dhe T.A.P nga personat juridike, përjashtuar personat juridike te regjistruar si tatimpagues te taksës vendore mbi biznesin e vogël; nga personat fizike te regjistruar si tatimpagues te TVSH, qe behet çdo tre muaj, jo me vone se data 20 e muajit pasardhës. Kur pronaret e personave juridike ushtrojnë funksione drejtuese ne shoqëri si administratore, apo çdo funksion tjetër trajtohen si çdo punëmarrës tjetër.
- Tatimpaguesit dhe subjektet e tjera qe pergatitin llogari te konsoliduara ose zoterojne pjesmarrje ne shoqeri te tjera paraqesin deklaraten vjetore ne organet tatimore brenda dates 30 Prill te vitit pasardhes, duke paraqitur ne te njejten kohe bilancin kontabel, se bashku me anekset e tij, si dhe çdo te dhene tjeter te percaktuar ne udhezimin e Ministrit te Financave ne zbatim te ketij ligji.

Event Properties

Event Date 14-04-2017