Events

Gusht

- Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan tatim fitimin me Urdhërpagesën për periudhën tatimore qe është, në llogarinë e organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e muajit. Kjo pagese mund te behet edhe çdo tremujor ne te njëjtën date.
- Detyrimi për të gjithë personat e tatueshëm sipas ligjit “Për TVSH-në” për të plotësuar dhe deklaruar online për çdo periudhë tatimore jo më vonë se data 14 e periudhës tatimore vijuese, si dhe duhet paguar TVSH për periudhën që po deklarohet, nëse rezulton me situate pagese.
- Për çdo muaj kalendarik, duhet të përgatitet një deklaratë e stokut që përmban informacionin e duhur e cila duhet te jetë sipas formës dhe mënyrës se përcaktuar në Shtojcën e ligjit te akcizave dhe duhet të dorëzohet në ditën e 15 të muajit që vijon pas atij të cilit i referohet deklarata.
- Tatimpaguesi i autorizuar i akcizës qe prodhon mallra akcize me pulle, ose përfaqësuesi tatimor përkatës i një importuesi mallrash akcize qe kërkon pulla akcize, përgatit dhe deklaron, sipas formës dhe mënyrës së përcaktuar ne Shtojcën e Udhëzimit te ligjit te akcizave jo më vonë se data 15 e çdo muaji kalendarik.

- Çdo tatimpagues, që i nënshtrohet Nenit 6 te Ligjit “Për tatimin mbi te ardhurat” mban tatimin mbi të ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.
- Deklarimet dhe pagesa e kontributeve dhe T.A.P nga personat juridike, përjashtuar personat juridike te regjistruar si tatimpagues te taksës vendore mbi biznesin e vogël; nga personat fizike te regjistruar si tatimpagues te TVSH, qe behet çdo tre muaj, jo me vone se data 20 e muajit pasardhës. Kur pronaret e personave juridike ushtrojnë funksione drejtuese ne shoqëri si administratore, apo çdo funksion tjetër trajtohen si çdo punëmarrës tjetër.

Event Properties

Event Date 12-08-2017