ELBASAN: MIGRIMI, BIZNESET DHE EKONOMIA NE TREGUN VENDOR

ELBASAN: MIGRIMI, BIZNESET DHE EKONOMIA NE TREGUN VENDOR

1. Për Bashkinë e Elbasan vërehet se Migrimi por edhe për qarkun ka një bilanc negativ të raportit të hyrjeve dhe daljeve të rezidentëve, në vitin 2021.

Bashkia Elbasan, ka një humbje neto migratore në 2021 me – 143 banorë ma pak. Pjesa e popullsisë në bashkitë kufitare me Bashkinë e Elbasan (Bashkia Gramsh dhe Librazhd kanë humbur deri në 1% të popullsisë rezidente). Demografia lidhur me strukturën gjinore anon lehtësisht nga femrat (50.2% femra dhe 49.8% meshkuj).

Megjithatë, në qarkun e Elbasans është dominuese popullsia në moshë pune (15-64 vite) dhe me nje tendencë moshimi të popullsisë rezidente vendin e dytë në strukturën e popullsisë e mban mosha 0-14 vjeç dhe mosha mbi 65 vite (16% e popullsisë gjithsej) mban vendin e tretë. Popullsia e moshës 15-64 vjeç është tregues i vitalitetit të tregut të punës në Bashkinë Elbasan, por edhe një vëmendje që nevojitet për të patur sa më pak informalitet, për të garantuar pensionet për të ardhmen.

Zonat rurale, në kushtet e një lëvizje migratore në kah të kundërt me shumë bashki në vend është një tregues tjetër për orientimin e investimeve publike në objekte sociale, shëndetësore dhe arsimore, kulturore, sportive, të cilat
nevojiten në rastin e prezencës së popullsisë aktive (arsimi) dhe asaj të moshuar (qendra shëndetësore).

2. Lëvizjet e popullsisë si jashtë dhe brenda Bashkisë nuk kanë ndikuar në uljen e të ardhurave për frymë.

Bashkia Elbasan si një ndër qytetet e tjera të vendit me të prodhim të brendshëm nën nivelin mesatar të PBB-së, nisur nga vendndodhja gjeografike dhe traditat në bujqësi, industri, si dhe nga hyrje të rezidentëve nga zonat rurale dhe zona të tjera të vendit, si në shumicën e bashkive në Shqipëri nëpërmjet programeve zhvillimore është konsideruar në funksion të zhvillimit masiv dhe në vitet e fundit është objekt i Planit të Përgjithshëm Kombëtar (PPK) “Shqipëria 2030” për zhvillimin e territorit nëpërmjet urbanizimit.

Sipas Vjetarit statistikor Rajonal, 2021 të INSTAT migrimi i brendshëm neto (hyrje-dalje) në vitin 2021 në nivel qarku është në ulje të dukshme, nëse krahasohet me vitin 2017.

Ajo pjesë që kanë ndryshuar vendbanimin kanë lëvizur në qendrat urbane më të mëdha, kryeqytetin e vendit, Bashkinë Tiranë dhe bashkitë e tjera fqinje, por edhe jashtë vendit18, kryesisht si një nivel i pranueshëm migrimi.

3. Problemet migratore që mund të lindin do të kenë ndikim negativ në grupmoshat e reja dhe fuqinë
punëtore.

Migrimi i brendshëm në Elbasan edhe pse nuk ka problemet që kanë qytetet e tjera është i prirur gjithsesi që të ofrohet drejt tregjeve jo vetëm të brendshme, por edhe jashtë vendit për pagesa më të mira të vlerës së punës.

Dy grupe të popullatës, të rinjtë dhe të rejat, të cilët e gjejnë veçanërisht të vështirë pjesëmarrjen në tregun e punës
në vend kanë edhe më shumë nxitje për migrim nga Elbasani.

Në një krahasim të përqindjes që zë grupmosha 0-14 vite dhe grupmosha 15-64 vite për periudhën 2017 – 2021, shihet se në 2021 ka një ulje të grupmoshës 0-14 vjeç në raport me popullsinë e Elbasanit me 1.6% më pak dhe më stabël grupmosha tjetër me një deviancë vetëm – 0.7% më pak.

Si faktorë të brendshëm janë faktorët ekonomikë që kanë ndikuar në largimin e familjeve drejt zonave ekonomike me mundësi më të mira jetese, por kjo është e lidhur edhe me pjesëmarrjen në tregun e punës dhe ekonominë zonale, që reflekton dhe gjendjen e përgjithshme e ekonomisë (të ardhurat /frymë), që kanë ndikimin kryesor në këtë deviancë.

Si faktorë të jashtëm janë kushtet e favorshme ekonomike në vendin e destinacionit, perspektiva e pagave më të larta, si dhe mundësive më të mira të punësimit, edukimit për moshat e reja, si dhe krijimi dhe rritja e kapitaciteteve dhe kursimeve për të siguruar të ardhmen.

4. Në të dhënat statistikore për vitet 2017 dhe 2021 shikohet se papunësia është ulur me 2% dhe punësimi
është rritur me 2.1%. Nëse shikojmë edhe tregeusin e të ardhurave për frymë, i cili në vitin 2017 ishte 375.5
mijë Lekë20 dhe në vitin 2021është 412.4 mijë lekë21, atëherë tendenca për migrime të ardhme duhet analizuar në raport me investimet që planifikohen, por edhe me mbështetjen ndaj një ekonomie të strukturuar bazuar mbi traditën agrobujqësore dhe prodhimin, duke stimuluar diversitetin sipas tregut të ardhëm të punës, ndërthurjen me zonat e tjera, përveç infrastrukturës rrugore, dhe urbane në këto vitet e fundit.

Në dimensionet e zhvillimit të numrit të bizneseve të tregut privat tregojnë për një rritje të vogël prej 5.3% të numrit të aktiviteteve në 202122 (6.783 biznese që operojnë në juridiksionin e bashkisë nga 13.906 që operojnë në qark) krahasuar me 4 vite më parë (6.400 biznese që operojnë në juridiksionin e bashkisë nga 13.201 që operojnë në qark)23. Nga krahasimi duket se ka një rritje të ekonomisë vendore dhe bizneseve pjesëmarrëse në të.

Nga ana tjetër papunësia duket se është rritje të pandjeshme të aktivitetit ekonomik privat për arsye të mbylljes
së bizneseve, ashtu si duket edhe në arkëtimin e të ardhurave vendore në buxhetin faktik 2021.

Sipas monitorimit te buxhetit faktik 2021 duket se të ardhurat e munguara tregojnë për një numër biznesesh në rritje
me borxhe tatimore. Kjo duket si një arsye e fortë për paqëndrueshmërinë në kohë të jetëgjatësisë së bizneseve
në treg, apo ndryshe një dinamizëm i ulët i ekonomisë vendore, megjithë numrin e lartë të bizneseve për popullsinë
(1 biznes per 19 banorë).

5. Ndikimi i politikave kombëtare dhe programet vendore duhet të azhornohen me ndryshimet për të frenuar një largim të ardhëm jashtë vendit nga Elbasani.

Vlera e shtuar në ekonomi përgjatë 2017 – 2020 shihet të ketë patur luhatje. Nga treguesit statistikorë ka patur vijimësi në rritje të të ardhurës për frymë në vlerën 418.5 mijë nga 412.4 mijë lekë/frymë në 2019, me një rritje në të ardhurat për frymë me 1.4% më shumë dhe krahasuar me 2017 është 11.4% më shumë, apo mesatarisht rritje 2.85 % në vit.

Rritja e të ardhurave për frymë në këtë nivel të rritjes së të ardhurave mesatare për frymë tregon për një nivel mesatar zhvillimi të mirëqenies në standarte që nuk munden të përballohen, nisur nga rritja e çmimeve, kostove të jetesës në tërësi në kërkimin për një mirëqenie të rritur.

Nga qytetarët e Bashkisë zhvillimi ekonomik reagohet se ka patur rritje të pandjeshme për familjet dhe individët, e cila është në të njëjtën kohë e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e ndryshme.

Megjithëse në këto 3-4 vite të fundit (prej vitit 2018) ka një rritje të investimeve kryesisht përreth qytetit të Elbasanit, si dhe investimet e filluara që 5 vite përpara në zonat rurale që lidhin shërbimet për zonat rurale duket se vlerat e investuara nuk mjaftojnë për të rritur vlerën e shtuar në ekonomi.

Ndërkohë, vlera e rritur e banesave të zonave të urbanizuara dhe të rinovuara ka ende kohë për të arritur në një përfitim për shumë familje, por që ky ndikim në disa ekonomi familjare është me pak efekt në ekonominë e qytetit dhe rrjedhimisht edhe në të ardhurat e bashkisë.

Kujdes!

Problemi i migrimit do të fillojë të ndihet edhe më shumë në bizneset vendore, ashtu si në gjithë vendin, për arsye të largimit të specialistëve të ndryshëm në sektorin privat që kërkojnë një pagesë të lartë të aftësive të tyre në tregun e huaj.
Në këtë rast, Bashkia në koordinim me institucionet rajonale duhet të sensibilizojnë nisma për një marëdhënie të re midis punëdhënësve dhe punëmarrësve për rikualifikimi të pagës dhe indeksim të saj sipas edhe kushteve aktuale të ekonomisë nën inflacion.

Vëmendje!

EKSPERTET E ALTAX E KANE ANALIZUAR DHE BERE PROPOZIMET KONKRETE PER ADRESIMIN E KESAJ PROBLEMATIKE TE MPREHTE.

6. Të ardhurat vendore janë arritur në nivelin 88% të programimit, por janë duke performuar drejt administrimit të mirë.

Në drejtim të ndikimit te të ardhurat tatimore të Bashkisë, duket arsyet për krijimin e debitorëve nuk ka penguar Bashkinë Elbasan të arrijë një nivel të mirë në vitet e fundit në mbledhjen e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore në nivelin 88% të programit buxhetor 2021, të ndryshuar.

Vëmendja më e madhe duhet në administrimin e taksave vendore. Një numër familjesh prej 2% (66.000 familje gjithsej) që kanë migruar kanë tokë bujqësore në pronësi dhe ato nuk janë tatimpaguesë kontributivë edhe pse ligji31 i taksave vendore nuk i përjashton.

Në njësitë administrative rurale ky proces i azhornimit të të dhënave është i nevojshëm të kryhet i plotë dhe bazuar mbi afate plotësimi dhe përditësimi.

Rreth 65% e bizneseve në qark ndodhen në bashkinë e Elbasanit, të cilët janë të kategorisë së të vetëpunësuarve me punëmarrës familjarë dhe rreth 80 % e tyre kanë të punësuar vetëm një punonjës.

Shumica e sipërmarrjeve zhvillojnë aktivitet në fushën e tregtisë dhe vetëm një pakicë e tyre në industri.

7. Sektorët më të rëndësishëm janë: tregtia, hoteleria dhe restorantet, transporti dhe komunikimi të cilët përbëjnë
rreth 27% të numrit total të subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në rajon, bujqësia, gjuetia dhe pylltaria,
peshkimi (24%) dhe industria (18%).

Kjo strukturë ka ndryshuar: me rritjen më të lartë në industri (63%) dhe tek shërbime të tjera (55%), me një rënie në bujqësi, tregti, hoteleri, transport dhe komunikim (20%).

Pesha më e madhe e PBB-së në Elbasan vjen nga bujqësia (40.2% në vitin 2020) dhe ekonomia dominohet kryesisht nga ndërmarrjet bujqësore të vogla, të cilat me shumë gjasa janë biznese familjare.

Gjatë viteve të shkuara, kjo strukturë nuk është përballur me ndonjë ndryshim të rëndësishëm, gjë që flet për ngurtësinë e saj dhe mungesën e inovacionit.

I vetmi ndryshim i dukshëm është rritja e vogël e sektorit të industrisë nga 12.5% në 15.0% të PBB-së në nivel vendor.

Eksportet përbëjnë një pjesë të rëndësishme të PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të rajonit (12%). Më shumë se gjysma e eksporteve (57%) janë minerale (kromi, hekuri), karburantet dhe energjia elektrike dhe 22% janë materiale ndërtimi (çimento) dhe metalet bazë (çeliku), të cilat prodhohen kryesisht nga kompani të huaja.

Ndër produktet bujqësore më të rëndësishme për sa i përket vlerës janë soja (20% të të ardhurave totale), perimet (14%) dhe drithërat (9%), mishi (34%) dhe qumështi (10%). Elbasan është i pozicionuar mjaft mirë në drejtim të prodhimit të mishit dhe qumështit me një rritje pothuajse në të gjithë sektorët e bujqësisë. Rritje të mëdha ka në numrin e pemëve frutore dhe rrënjëve të ullirit (shteti ka ofruar subvencione për fermerët që mbjellin rrënjë ulliri), mishit (43%), qumështit (39%), sojës (37%) dhe drithërave (35.5%)33. Prodhimi dhe përpunimi i duhanit tashmë konstatohet se është një aktivitet i humbur, megjithë traditën e hershme dhe mundësitë për zhvillim dhe garantimin e vlerës së shtuar në ekonominë vendore.

#Elbasan #BashkiaElbasan #keshillibashkiak #punesimi #ekonomia #bizneset #papunesia #treguvendor #shpenzimet #buxhetivendor #auditsocial #monitorimisocial #altax

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: