ELBASAN: INTEGRIMI NË TREGUN E PUNËS VENDORE DHE SHFRYTËZIMI I POTENCIALEVE VENDORE

ELBASAN: INTEGRIMI NË TREGUN E PUNËS VENDORE DHE SHFRYTËZIMI I POTENCIALEVE VENDORE

Performanca ekonomike në Elbasan vjen kryesisht nga zhvillimet infrastrukturore dhe prodhimi dhe përpunimi industrial dhe produkteve ushqimore dhe bujqësore.

Kështu, në vitin 2017 rritja ekonomike është e ulët, me 0.3% të produktit vendor bruto. Në dy vitet pasardhëse rezulton një vlerë e shtuar ekonomike + 4.7%, por me një tkurrje tjetër në 2020 duke zbritur në +0.1%, që konsiderohet një rënie e prodhimit të brendshëm vendor.

Megjithatë, në aspektin e vlerësimit të aseteve të paluajtshme në zonën qytetëse, si dhe në zonat rurale ku është investuar në infrastrukturë ka një rritje të numrit të lejeve të ndërtimit nga 63 leje në vitin 2017 (28.4 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) në 109 leje ndërtimi në vitin 2020 (62.1 mijë m² sipërfaqe ndërtimi) apo 2.2 herë më shumë , që tregon për një pjesëmarrje kapitali privat (individual dhe biznese) në rritje të lartë, duke dhënë edhe një ndikim të dukshëm në vitin 2019.

E gjitha kjo nuk duket se ka gjeneruar rritje të prekshme të punësimit. Kryesisht në zonat turistike dhe bregdetare janë krijuar vende pune të mjaftueshme për të zbrazur madje edhe fushat e fermerëve.

1. Në krahasimin horizontal të strukturës së tregut të punës në vitet 2017, 2019 dhe 2020, Elbasani aktualisht e ka pjesën më të madhe të të punësuarve me 62% në Bujqësi me një nivel të njëjtë me vitin 2017.

Ndërkohë, ka një rënie të numrit të të punësuarve në shërbime me një deviacion prej 3% në fund të 2020 dhe një rritje të peshë së tregut të punës në industri me 3% më shumë nga viti 2017, që është i njëjtë me vitin 2019.

Sektori i industrisë (prodhime dhe përpunime bujqësore dhe industriale etj.) paraqitet në nivele punësimi në rritje për arsye edhe të investimeve në industrinë e përpunimit ushqimor duke ndikuar direkt në strukturën e tregut të punës.

Punësimi i lartë në bujqësi ka të bëjë edhe me praninë e investimeve në sektorin bujqësor nga fondet private të fermerëve, të cilët janë edhe histori zvarritjesh dhe mësimi për mënyrën e produktivitetit të arritur ndër vite.

Por, duhet përmendur fakti i problematikës së politikës fiskale dhe subvencioneve të nevojshme dhe të duhura nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për fermerët e Elbasanit që vlejnë për prodhimin dhe produktivitetin në kohën dhe sezonin që u duhet fermerëve për ti vënë në shfrytëzim si ndihmë direkte për sektorin bujqësor dhe veçanërisht peshkimin që është specifike për qytetet bregdetare .

Kujdes!

Ky nivel i lartë dhe mosndryshimi i numrit të aktiviteteve të regjistruara është një temë që meriton analizë nga administrata, por edhe ekspertiza private dhe civile si një moment që fsheh brenda problemit edhe elementë korrupsioni vullneti politik dhe korrupsion pasiv.

2. Pagesat e personelit dhe pagesat për mallra dhe shërbime kanë marrë shumë fonde vendore, që duhet të rishikohen në raport me efektivitetin e punonjësve për të patur një raport më të mirë të strukturës së shpenzimeve, por edhe të luajnë një rol më efektiv tashmë pas digjitalizimit të 95% të shërbimeve publike.

VINI RE!

Sipas Ligjit për Asistencën sociale , përfitimet janë si më poshtë:

– Familjet në nevojë përfitojnë jo më shumë se 150% e pensionit social (8.102 lekë) ose afro 10.000 lekë, sipas strukturës së familjes

– Personat me statusin e jetimit përfitojnë 3.000 lekë në muaj

– Prindërit (familje në nevojë) me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh (a) Trinjakë – 3.000 lekë (për çdo fëmijë), (b) Katërnjakë – 4.000 lekë (për çdo fëmijë), (c) Pesënjakë – 5.000 lekë (për çdo fëmijë);

– Viktimat e trafikimit përfitojnë 3.000 lekë

– Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare përfitojnë 3000 lekë

Nëse flasim për fonde që i takojnë mbrojtjes sociale, referuar edhe sfidës shumë të rëndësishme mbi aftësinë e pushtetit vendor për të planifikuar dhe menaxhuar fondet e cituar nga Strategjia duket se ende nuk është arritur.

Fondet sociale në Elbasan në vitin 2021, ku janë edhe pjesa e ndihmës së njerëzve të varfër përfaqësojnë një peshë ndaj shpenzimeve gjithsej të Bashkisë sa 46.7% e totalit të tyre, që tregon një politikë buxhetore mbështetje pozitive dhe të dallueshme nga mjaft bashki të mëdha.

Vëmendje!

Ndërkohë që shpenzimet për pagat dhe sigurimet e personelit të punonjësve publikë në bashki dhe në institucionet e vartësisë është sa 12% e totalit të shpenzimeve.

Nëse bëjmë një krahasim në lidhje me nivelin e shpërndarjes së fondeve sipas grupeve të qytetarëve, në nivel page mesatare me pagesat që përfitohen për ndihmë sociale rezulton një raport 1 me 3.5 në funksion të qytetarëve, që mund të konsiderohet një histori e mirë për tu shpërndarë.

3. Pagesat për infrastrukturën duhen parë në një raport të drejtë me shpenzimet për mbrojtjen sociale.

Sipas të dhënave të Buxhetit të Shtetit për fondet e investimeve për infrastrukturën në 2021 për Elbasanin, si dhe financimet nga Buxheti i Bashkisë me fondet e buxhetit vendor, shikohet se ka një nivel shpenzimi mesatar vjetor për çdo banor të Elbasanit prej 15 mijë lekë.

Ndërkohë, që shpenzimet për mbrojtje sociale mesatarisht janë në nivelin e 97.000 lekë për banor të varfër apo në nevojë në vit.

Në bazë të këtij krahasimi arrijmë të analizojmë faktin se shpenzimet për infrastrukturë janë më shumë se 7.4 herë më të ulta se fondet që nevojiten për të ndikuar në uljen e varfërisë.

Ajo që rezulton nga ballafaqimi me pagesën për mbrojtje sociale në raport me shpenzimet kapitale nga Buxheti i bashkisë, të cilat janë në nivele pagese prej 3.900 lekë për banor për çdo vit tregon se varfëria nuk është ndikuar nga ky shpenzim, madje ka një ulje me 2% të numrit familjeve përfituese (ishin 18.107 familje me ndihmë në 2017 dhe janë 16.107 familje me ndihmë në 2021 nga 69.575 familje gjithsej ).

Pra ndikimi nga rimarrja e investimeve infrastrukturore në rastin e Elbasanit duket se është më efektive se në disa bashki të mëdha në drejtim të efektivitetit të ndikimit të infrastrukturës drejt performancës ekonomike të qëndrueshme rajonale e aftë të ripaguajë më shumë edhe për qytetarët e varfër dhe personat me aftësi të kufizuar.

Investimet e kryera nga fondet e buxhetit vendor dhe buxhetit qendror më së shumti në infrastrukturë nuk zgjidhin problemet e thella të tilla si mjedisi dhe mbrojtja sociale. Por ato janë programuar për qytetarin se do të ndihmojë ekonominë e Elbasanit, si pjesë e Rilindjes urbane dhe rigjallërimit të sektorëve si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturë që të kenë një rritje të shpejtë ekonomike dhe pse kjo nuk ka ndodhur të shfrytëzohet për dy vite me rradhë.

4. Që Shqipëria të rritet me efekte të ndjeshme edhe për shtresat në nevojë, atëherë llogaritjet që janë kryer nga ekspertë të ndryshëm paraqesin se duhet të jetë në nivelet e 7% ose 8% për vitet në vijim.

Kjo është pjesa më e rëndësishme për të matur edhe efektivitetin e investimeve infrastrukturore, të cilat shpenzohen mesatarisht deri në 1.7 miliard lekë në vit për Elbasanin (në historikun 2017-2021), ku mbi 93% vijnë si fonde nga FSHZH dhe fonde të huaja të buxhetit dhe 7% janë financime me fonde nga buxheti i Bashkisë.

Investimet e kryera aktualisht, sipas performancës së PBB së Elbasanit ende nuk e kanë efektivizuar ekonominë, megjithatë rritja e vlerës së pasurive të paluajtshme dhe lejeve të ndërtimit për hotele dhe ndërtesa ka ndikuar në buxhetin e bashkisë me mbledhjen më të lartë të të ardhurave të veta.

Por ajo që vlen për diskutimin tonë, një situatë e rikthimit të investimit në më shumë mirëqenie do të nxirrte një numër të madh njerëzish nga varfëria. Kjo do të gjeneronte një treg të ri të madh dhe një bazë prodhuese për biznesin vendor.

Vini Re!

Nëse një qasje e tillë do të përhapej do të ndryshonte ekuilibrin rajonal të fuqisë së ekonomisë së Shqipërisë duke krijuar një kundërpeshë më të madhe ndaj Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në prodhime tradicionale dhe të reja bujqësore dhe blegtorale, por edhe produkte të tjera nga burimet natyrore me shumicë të mbitokës.

Kujdes!

Investimet e reja në pritje për tu ankoruar në ndihmë të mirëqenies dhe shëndetit mundet të krijojnë hapësira të reja për harmonizimin e tyre me zhvillimin e brendshëm të rikthimeve të emigrantëve, të cilët kërkojnë tashmë edhe një shërbim cilësor dhe kjo shtron nevojën e rritjes së fondeve për edukimin profesional.

Premtimi dhe programi politik për punësimin rajonal dhe ndikimi nga investimet e planifikuara publike dhe private duket se ende nuk është i përmbushur.

Në një shikim të statistikave për papunësinë, duket se niveli aktual është në ulje në krahasim me vitin 2017.

Ky fakt statistikor, si dhe ecuria e Prodhimit të Brendshëm rajonal tregojnë një mundësi reale të rimarrjes mbrapsht të vlerës së investimeve të kryera. Kjo pasaktësi në parashikim, mund të vërehet edhe në mënyrën e hartimit të tyre, ku analiza e fizibilitetit është e munguar për asnjë nga sektorët ekonomikë dhe jetësorë. Por disa probleme lidhen me përdorimin e investimeve publike për politika kundërciklike.

Shqyrtimi i këtyre problemeve nxjerr në pah parakushtet që duhet të konsiderohen përpara se investime të tilla të përdoren me sukses.

Në këto momente zgjidhja më e rekomandueshme është stimulimi i ekonomisë duke vijuar me fondet për konsumin civil (mbrojtje sociale, aktivizim biznesi dhe lehtësi reale, asistencë teknike për aktivitete performuese tradicionale duke krijuar ambjent lehtësues).

Pas periudhës stimuluese dhe forcimit të kapaciteteve vendore, planifikohen edhe aktivizimi i fondeve të investimeve në projekte të mëdha.

Gjithsesi, projektet për rritje punësimi duhet të bazohen mbi masterplane dhe të dhëna që të kenë më shumë realizëm dhe më pak optimizëm në parashikimet që vijnë të orientuara nga qeverisja qendrore.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: