ELBASAN: BUJQËSIA SI SEKTORI INTEGRAL I LIDHUR ME MJEDISIN DHE TURIZMIN
Bujqësia përbën 39.9% të ekonomisë së Elbasanit dhe furnizon 2% të tregut shqiptar me drithëra dhe perime dhe 6% me fruta. Prodhimet bujqësore të Elbasanit plotësojnë deri në 100% të furnizimit te popullsisë brenda territorit të bashkisë me prodhime të perimeve, dru-frutorëve dhe ka ndikim ne zonën përreth, edhe pse nuk paraqitet me nivele te larta prodhimi .
Bujqësia zhvillohet kryesisht në modelin e biznesit të bazuar në fushë të hapur individuale/familjare (75.7% e prodhimit në fushë), te cilat prodhojnë kryesisht produkte tradicionale.
Bujqësia në këtë fazë të zbatimit të politikave qendrore dhe vendore është e ekspozuar për ndihmë nga subvencionet dhe gjithë angazhimet për naftën e fermerit dhe politikat fiskale të cilat kanë ndryshuar 4 herë nga 2013 deri më sot dhe kanë krijuar mjaftueshëm konfuzion në treg dhe premisa për tu shfrytëzuar për korrupsion.
1. Zhvillimi i bujqësisë është ndihmuar me politika sektoriale nëpërmjet granteve nga fondet e BE me programet IPARD I dhe IPARD II bazuar në Skemën Kombëtare për vitet e fundit .
Ndërsa fondet e alokuara nga MZHBR lidhur me ndihmën për fermerët e Elbasanit ka qenë në nivele të ulëta. Por edhe Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar nuk ka ofruar dot qasje të plotë të sektorit të agrobiznesit në linja kredie të mbështetura nga mbulimi me garanci shtetërore.
Edhe pse tashmë programi IPARD I dhe IPARD II janë mbyllur përfitimet e fermerëve nga këto programe kanë qenë shumë të vështira për tu arritur (formalitet fiskal dhe barrë burokratike), por edhe një ndihmë e vogël krahasuar me ato nevoja që ka paraqitur agrobiznesi i Elbasanit, që ka karakteristikë drufrutorët.
Daljet e fermerëve në protesta lokale dhe rajonale janë reagimi ndaj politikës jo të barabartë në zbatimin e programeve, por edhe mosfunksionimit të institucioneve të vartësisë së MZHBR për çertifikimet dhe garantimin e mbajtjes së programeve të premtuara “Nafta pa akcizë”, çmimet e lëndëve të para dhe organizimin e hallkave për tregun e produkteve bujqësore.
Sipas Vjetarit Statistikor të Bujqësisë, 2020 , dhe përpunimit të të dhënave vërehet se pesha e prodhimeve të fermerëve për bimë arash është sa 2% e totalit të vendit dhe për drufrutorë sa 6% e totalit të vendit. Këto ritme, duke u nisur edhe nga krahasimi me bashki të tjera të ngjashme janë në nivele të cilat kanë nevojë nje reagim ne kohe dhe direkt me nevojat sipas bashkive.
Ndërkohë, statistikat për bujqësinë mbi baza rajonale e jo më bashkie nuk janë të disponueshme në faqen online të MBZHR.
Vini Re!
OSHC me ekspertizën e saj duhet të ndikojë në vullnete qeverisëse dhe praktika konsultimi publik në dëm të interesit të komunitetit duke filluar me rrjetëzimin e OSHC sipas fushave të përbashkëta të ekspertizës, dhe duke u organizuar nga AMSHC në këtë drejtim të koordinuar në kuadër të Plan Veprimit Antikorrupsion.
2. Qeveria ka filluar prej 5 vitesh në Elbasan edhe ambicien për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet një angazhimi politikash të reja, si një potencial të rëndësishëm për të zhvilluar agroturizmin.
Programi për “100 fshatrat” , që është në fakt, jo një kufizim në vetëm 100 fshatra i rrugës së zhvillimit, por është një vizion, një model zhvillimi rural përshin këtu Shushicën, Gjinarin, Shtremenin, Seferan, Sotirën, Pajovën, si fshatra të përzgjedhur, por në të njëjtën kohë, megjithë premtimet e qeverisë për lehtësim të agroindustrisë nga tatimet dhe taksat duket se vështirësia qëndron në zbatimin e tyre në praktikë.
Ndikimi kryesor në ecjen me ritme të ulëta të produktivitetit të sektorit bujqësor vjen nga çmimet e larta të inputeve bujqësore që krijojnë premisa për borxhe ndaj furnitorëve, moskoordinimi me Ministrinë për tregjet. Logjistikë e dobët në industrializimin e sektorit deri te konsumatori, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve duke rënduar ambjentin e të bërit biznes në bujqësi.
Nisur nga ky ambjent sfidues, fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon të vitit që jemi.
Por dhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk është optimiste, sidomos eksportuesit, si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH-së .
Vini re!
Qeveria edhe pse nuk ka detyrë ndërhyrjen në treg duhet të reflektojë përgjegjshmërinë e detyrueshme ku së pari nuk duhet të ndalojë së formatuari frontin e anti evazionit dhe së dyti në një masë të madhe të efektivizojë skemat e subvencioneve që edhe pse të pakta duket se mund të ndikojnë në “shkretëtirën” financiare në sektorin bujqësor .
ÇFARË DUHET TË NDRYSHOJË PËR MIRË?
Sipas parimit “ndotësi paguan” zhvillimi i turizmit duhet të bazohet në zgjerimin e bazës dhe harmonizimin e tarifave për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin publik
Duke marrë si një referencë mbështetëse edhe Raportin “Infrastruktura e Integritetit” gjejmë me vend të përfshijmë në raportin tonë se orientimet në të cilat përmenden në këtë publikim vlejnë si angazhime që duhen mbajtur në konsideratë edhe në kontekstin e këtij projekti, për të paktën monitorimin dhe analizën e (a) e prokurimeve publike, i cili kryhet nga disa OSHC të specializuara në vend, (b) të ardhurave dhe shpenzimeve fiskale, (c) administrimit të burimeve natyrore mbitokësore dhe nëntokësore, dhe (d) Vendimeve të drejtësisë lidhur me aktet korruptive të kallëzuara në drejtësi
Ne KEMI KERKUAR një Pasqyrim në faqen online të Bashkisë të dhënat e përmendura në këtë Tematikë, të cilat shërbejnë si një pikë e përbashkët takimi për të diskutuar mbi të njëjtat të përbashkëta
Adresimi i dobët i problematikave mjedisore që janë shqetësuese sipas Strategjisë së Zhvillimit, por edhe sipas komunitetit dhe OSHC në zbatim të nismave kombëtare dhe në funksion të partneritetit me pushtetin vendor duke hartuar programe të përbashkëta.
Një nivel progresiv i tarifave të ambjentit (pastrim, gjelbërim, ndriçim) duhet të identifikohet si nevojë për të balancuar më mirë kostot e shtuara në kryerjen e shërbimeve të pastrimit të territorit
Bashkia duhet të parashikojë luhatje të të ardhurave nga programet e instrumenteve financiare dhe nuk duhet të varet vetëm te këto instrumente për të financuar pjesën më të madhe të përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese apo dhënies së infrastrukturës së re.
Qeveria edhe pse nuk ka detyrë ndërhyrjen në treg duhet të reflektojë përgjegjshmërinë e detyrueshme ku së pari nuk duhet të ndalojë së formatuari frontin e anti evazionit dhe së dyti në një masë të madhe të efektivizojë skemat e subvencioneve që edhe pse të pakta duket se mund të ndikojnë në “shkretëtirën” financiare në sektorin bujqësor
Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri. Ne do të angazhohemi për nisma që të minimizojë qasje të tilla duke synuar qartësime dhe interpretime të nevojshme për qytetarët.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.