Efektet në ekonomi prej koncesionit të skanimit të kontejnerëve
Tarifimi
Tarifimi i skanimit do të zbatohet edhe për mallrat që nuk skanohen duke përfshirë edhe pikat e kalimit kufitar ku nuk do të ketë të instaluar skanera. Tarifimi sipas kontratës do të aplikohet mbi numrin e deklaratave doganore dhe jo në bazë të mjetit të transportit. Nga praktika e gjithë këtyre viteve, tregtarët përdorin të njëjtin mjet transporti në të cilin përmblidhen deri në 15 deklarata doganore.
Mallrat që janë objekt i hyrjes në magazinat doganore do të paguajnë tarifën dy herë për të njëjtin mall (a) një herë kur hyjnë në magazinën doganore dhe (b) një herë kur dalin nga magazina doganore.
Gjithë mallrat dhe produktet shqiptare, që eksportohen do të paguajnë tarifën e skanimit, pa e kryer realisht atë në masën 100% të totalit të tyre.
Mallra të veçanta apo me kosto mbi 140.000 lekë kostoja ju rritet nëpërmjet aplikimit të kostos së skanimit me 3%.
Rritja e pagesës për një deklaratë për mallrat bazë është me 2.3% më shumë.
Rritja e kostos së aktiviteteve të fasonit me të paktën 7800 Euro/vit.
Mallrat me transport hekurudhor do të kenë një kosto shtesë prej 22Â euro/deklaratë, pavarësisht mungesës së shërbimit të skanimit.
Shembuj të shërbimit të skanimit në vendet e BE dhe të rajonit
NË vendet e BE
Itali
Agenzie Delle Dogane ka 29 skanera në pronësi të saj dhe 1 në pronësi të Autoritetit Portual
Skanerat administrohen nga dogana italiane, e cila i ka instaluar një pjesë dhe një pjesë i ka të lëvizshëm dhe janë në funksion të aktivitetit të zyrës Qendrore të luftës kundër Mashtrimit dhe Departamentit të IT.
Skanimi kryhet pa kosto shtesë për bizneset importuese dhe eksportuese.
Austria
Kanë 2 skanera që administrohen nga dogana austriake dhe janë në pronësi të ministrisë së Financave.
Skanimi kryhet pa kosto shtesë për bizneset importuese dhe eksportuese.
Franca
Skanimi kryhet pa kosto shtesë për bizneset importuese dhe eksportuese, përveç rasteve të pagesës së kostos së transportimit (rreth 140 euro/mjet) të kontejnerëve deri te skaneri për llogari të transportuesit apo autoritetit portual. Nuk kryhet skanim për çdo mjet.
Hollanda
Skanimi kryhet pa kosto shtesë për bizneset importuese dhe eksportuese, përveç rasteve të pagesës së kostos së transportimit të kontejnerëve deri te skaneri për llogari të transportuesit apo autoritetit portual. Nuk kryhet skanim për çdo mjet.
Në vendet e rajonit
Maqedoni
Dogana ka në pronësi 4 skanera, por që nuk janë në gatishmëri për shërbim, për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes.
Sipas studimit të OBD, qershor 2008 gjithë vendet që janë objekt i tij shërbimin e skanimit e administrojnë në nivelin 95% nga agjencitë publike (shërbimi doganor, ente publike, shërbimi portual).
Efekti
Devijon trafikun nga portet dhe pikat kufitare tokësore,
Dëmton konkurrencën e industrive brenda vendit,
Rrit koston e shërbimeve të biznesit
Pengon tregtinë ndërkombëtare, dhe
Dekurajon investimet.
Për të arritur një ekuilibër në mes të lehtësimit te tregtisë dhe operacioneve efektive doganore, shumica e vendeve zgjedh jo më shumë se 20 për qind të të gjitha importeve për inspektim me skaner.
Përdorimi i pajisjeve të skanimit të fuqizojnë metodat e sofistikuara të vlerësimit të riskut. Përdorimi i skanerëve është i rekomandueshëm, por jo i kërkuar nga Organizata botërore e Doganave (Kuadri i standardeve për sigurimin dhe lehtësimin e tregtisë globale).Po kështu, Kodi i organizatës botërore Detare përcakton se çdo port duhet të ketë vlerësimin e sigurisë, por nuk kërkohet domosdoshmërisht pajisjet e skanerëve, për arsye të kostos së lartë dhe nuk ka logjikë ekonomike, në kushtet e volumeve të ulta të portit dhe po ashtu edhe të vendit tonë.
Financimi i skanimit të kontrolleve
Nuk ka një qasje standarde për financimin e skanimit. Disa vende vendosin një tarifë mbi importuesit për të përballuar një pjesë të kostos, ndërsa vende të tjera e mbartin këtë kosto nëpërmjet buxhetit. Tarifat për skanimin mund të vendosen nga qeveria, operatori portual, apo kontraktor i pavarur privat.
Tarifa e vendosur nga qeveria e kaluar për shërbimet doganore, ku përfshihen edhe tarifa e sigurisë janë të lejueshme nga Organizata botërore e tregtisë (OBT) deri në kufijtë që shuma të jetë kosto e përafërt e shërbimeve të kryera.
Nga ana tjetër, Banka botërore rekomandon se prokurimi i pajisjeve të skanimit duhet të bazohet në analizën e kosto-përfitimit.
Pajisja e skanimit dhe infrastruktura shoqëruese për skanerat e lëvizshëm kushton afër 3 milion US.dollarë. Për skanerat e palëvizshëm kushton afër 7 milion US.dollarë. Sipas një studimi të bërë nga dy ekspertë (Paul Bjorkholm & Lester Boeh, Jr. The Economics of Cargo Screening) kostoja e pajisjes dhe shërbimit të skanimit rezulton rreth 16 US.dollarë për kontejner të skanuar, për një sasi prej 320 kontrollesh në ditë. Kostoja e skanimit rritet në nivelet 40 – 50 US.dollarë për kontejner të skanuar në porte, ku pajisja lëvizet fizikisht në vende të veã§anta kontrolli. NË Ã§do rast, kostoja e lëvizjes së skanerit paguhet nga importuesi dhe nuk përfshihet në tarifën e shërbimit të skanimit.
Një studim i fundit ekonometrik që ka shfrytëzuar të dhëna ndërkombëtare ka konkluduar se në një rritje pre 1% të kostos së transportit ka një rënie me 2.4% të importit. Për një transport nga Kina apo Sh.B.A, tarifa prej 100 US.dollarë mund të rritë koston e transportit me 5%. Banka botërore në analizat e saj sugjeron se rritja e kostos mund të zvogëlojë tregtinë me këto vende me 10%. Studime të tjera të bankës botërore, identifikojnë se kostoja e transportit ka qenë një barrierë madhore për qarkullimin e mallrave dhe një pengesë e konsiderueshme për të orientuar investimet për eksport.
Efekti më direkt dhe serioz në kushtet e aplikimit të një tarife skanimi në vlera të larta,
Së pari, ndikon në uljen e volumit të mallrave tranzit. Rritja e shërbimeve portuale, hekurudhore si dhe rrugore lidhet në një masë të madhe nga zgjerimi i shërbimeve për tranzitimin e mallrave nga të gjitha anët duke patur parasysh pozicionin gjeografik, si rrugë kalimi.
Së dyti, ndikimi në klimën e investimeve për shkak të rritjes së kostos për mallra dhe lëndë të parë në import.
Së treti, problemi lidhet me koncesionin. Nisur nga fakti, se procesi prokurimit nuk ishte transparent dhe asnjë shtet fqinjë nuk ka një shërbim të ofruar në këtë formë, ndikon në rritjen e kostos dhe do të sillte një qëndrim edhe më mosbesues të tregtarëve dhe investitorëve në raport me këtë procedurë. Shqetësimi rritet edhe më shumë, kur mospasja e një tjetër shërbimi të konkurueshëm krijon pozita monopol të këtij koncesioni duke tentuar të largohet nga kostoja reale e shërbimit.
Në rastin kur mbajtësi i koncesionit ka një nxitje nga autoritetet që e kanë pranuar në këto rrethana, atëherë kostoja e shërbimit do të tentojë të justifikojë tarifën e vendosur, për të përballuar edhe dhënësit e koncesionit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.