Efektet e prekshme buxhetore dhe në ekonomi nga Paketa e Rezistencës Sociale
Në vendimin që ka marrë Qeveria shqiptare nëpërmjet miratimit të Aktit Normativ Nr.3, datë 12.3.2022, ka reflektuar edhe ndryshimet buxhetore për zbatimin e Paketës së Rezistencës Sociale.
Ndryshe nga sa ne përllogaritëm paraprakisht, nëpërmjet vendimit të qeverisë rezulton se janë ndryshuar të ardhurat tatimore me një rritje prej 10 miliard lekë (2.8% rritje krahasuar me ligjin fillestar të Buxhetit 2022), si dhe shpenzimet me një rritje me të njëjtën vlerë.
Rritjet e të ardhurave tatimore mund të vërehen sipas tabelës së mëposhtme:
- TVSH është planifikuar të rritet me 7 miliard lekë, si efekt i rritjes së qarkullimit kryesisht prej inflacionit, por edhe si kompensim për planifikimin me ulje të taksave nacionale;
- Tatimi mbi fitimin është planifikuar të rritet me 2 miliard lekë si pasojë e rritjes së qarkullimit dhe rritjes edhe të fitimeve në disa sektorë më fitimprurës;
- Tatimi mbi të ardhurat personale është planifikuar të rritet me 2 miliard lekë, kryesisht nga efektet që mund të vijnë nga taksimi i punës;
- Taksat nacionale janë të vetmet që janë planifikuar me ulje 3 miliard lekë, të cilat kryesisht mund të vijnë prej ndonjë politike të re fiskale (e panjohur deri më tani), ose ulje të nivelit të rentës minerare për shkak të krizave të mundshme politike ndërkombëtare të eksportimit të tyre në tregjet aziatike e më gjerë;
ne milion lekë | |||||
Nr. | EMËRTIMI | Buxheti 2022 | A.N 3/2022 | Ndryshimi | Ndryshimi (%) |
TOTALI TE ARDHURAVE | 536 811 | 546 811 | 10 000 | 1,9% | |
II. | Te ardhura tatimore | 500 167 | 510 167 | 10 000 | 2,0% |
II.1 | Nga Tatimet dhe Doganat | 360 535 | 370 535 | 10 000 | 2,8% |
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar | 166 061 | 173 061 | 7 000 | 4,2% | |
Tatimi mbi Fitimin | 35 586 | 37 586 | 2 000 | 5,6% | |
Akcizat | 56 478 | 58 478 | 2 000 | 3,5% | |
Tatimi mbi te Ardhurat Personale | 45 161 | 47 161 | 2 000 | 4,4% | |
Taksa Nacionale dhe te tjera | 49 741 | 46 741 | -3 000 | -6,0% | |
TOTALI I SHPENZIMEVE | 637 694 | 647 694 | 10 000 | 1,6% | |
I. | Shpenzime Korrente | 507 349 | 501 549 | -5 800 | -1,1% |
1 | Personeli | 91 590 | 89 388 | -2 202 | -2,4% |
Paga | 75 630 | 73 743 | -1 887 | -2,5% | |
Kontributi per Sigurime Shoqërore | 12 460 | 12 145 | -315 | -2,5% | |
3 | Shpenzime Operative Mirëmbajtje | 63 241 | 59 643 | -3 598 | -5,7% |
Te qeverisjes qendrore | 56 541 | 53 143 | -3 398 | -6,0% | |
Twining projects | 500 | 300 | -200 | -40,0% | |
5 | Shpenzime per Fondet Speciale | 212 271 | 212 271 | 0 | 0,0% |
Sigurime Shoqërore | 148 865 | 148 135 | -730 | -0,5% | |
Politika te reja pensionesh | 2 570 | 3 300 | 730 | 28,4% | |
Bonusi i Pensionisteve | 3 500 | 3 500 | 0 | 0,0% | |
7 | Shpenzime te tjera | 27 650 | 27 650 | 0 | 0,0% |
Pagesa e Papunësisë | 900 | 900 | 0 | 0,0% | |
Ndihma Ekonomike dhe Paaftësia | 23 550 | 23 550 | 0 | 0,0% | |
Kompensim ish te përndjekurit politike | 1 000 | 1 000 | 0 | 0,0% | |
Bonusi i lindjeve | 2 200 | 2 200 | 0 | 0,0% | |
II. | Fondi Rezerve | 2 900 | 8 650 | 5 750 | 198,3% |
Fondi Rezerve | 2 400 | 2 650 | 250 | 10,4% | |
Kontigjencë – Paketa e Rezistencës Sociale | 6 000 | 6 000 | |||
Kontingjencë “Oferta per fëmijët” | 500 | 0 | -500 | -100,0% | |
III. | Shpenzime Kapitale | 119 445 | 109 496 | -9 949 | -8,3% |
Financimi Brendshëm | 62 766 | 57 594 | -5 172 | -8,2% | |
Financimi Huaj | 34 502 | 29 902 | -4 600 | -13,3% | |
Fondi i Rindërtimit | 20 000 | 20 000 | 0 | 0,0% | |
Transfertë kapitale për shpronësime | 1 178 | 1 000 | -178 | -15,1% | |
V | Sektori Energjetik | 8 000 | 28 000 | 20 000 | 250,0% |
Hua e dhëne per Energjinë | 8 000 | 8 000 | 0 | 0,0% | |
Mbështetje buxhetore – Sektori energjitik | 20 000 | 20 000 | |||
DEFIÇITI | -100 883 | -100 883 | 0 | 0,0% |
Ndërsa të ardhurat tatimore janë planifikuar me rritje gjithsej prej 10 miliard lekë, shpenzimet buxhetore janë planifikuar me një rritje 10 miliard lekë, por pa ndikuar në nivelin e deficitit buxhetor, i cili mbetet i pandryshuar në nivelin 100.88 miliard lekë.
Në shpenzimet e buxhetit janë bërë disa ndryshime, ku dukshëm mund të shikojmë se:
- Janë pakësuar me 2.2 miliard lekë më pak shpenzime për paga dhe sigurime të punonjësve buxhetorë;
- Janë pakësuar me 3.6 miliard lekë shpenzimet e mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore;
- Janë pakësuar me 9.9 miliard lekë investimet kapitale, ku 5.3 miliardë lekë janë nga fondet e brendshme dhe 4.6 miliardë lekë janë nga fondet e huaja;
- Janë rritur me 0.73 miliard lekë fondi i pensioneve, sipas indeksimit të inflacionit;
- Janë rritur fondet rezervë me 5.75 miliard lekë, të ndikuara (a) nga rritja me 0.25 miliard lekë e fondit rezervë në dispozicion të KM, (b) nga rritja me 6 miliard lekë e fondeve në dispozicion të KM për atë që mund të ndodhë si rezultat i ndikimeve të paparashikuara të luftës, si dhe (c) është pakësuar me 0.5 miliard lekë fondi në dispozicion të KM për fëmijët.
- Janë rritur fondet e mbështetjes buxhetore me 20 miliard lekë për sektorin energjetik.
Në të gjithë ndryshimet që janë pasqyruar në pasqyrat financiare të Buxhetit 2022 vërehet se përfitimet më të mëdha nga fondet e buxhetit i merr (a) fondi për sektorin e energjisë dhe (b) fondi rezervë në dispozicion të KM, i cili do të përdoret pas miratimit të vendimeve specifike për kalimin e fondeve për të varfërit dhe grupet sociale në nevojë.
Në tërësinë e zhvendosjeve të shpenzimeve janë nevojitur të pakësohen shpenzime personeli, shpenzime mirëmbajtje dhe investime kapitale për të përballuar rritjen e fondit për energjinë dhe për paketën e ndihmës sociale, balancuar edhe nga rritja e të ardhurave tatimore.
Pakësimet më të mëdha i kanë investimet kapitale (nuk ka specifika se për cilat projekte).
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.