Dita e Lirisë Fiskale 2022 në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Dita e Lirisë Fiskale 2022 në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Raporti i përvitshëm mbi barrën tatimore është studimi që u përgatit nga ekspertët dhe partnerët e ALTAX, si pjesë e procesit monitorues të serisë së Studimeve Fiskale shqiptare të ALTAX në 2022.

Ky raport mbulon periudhën 2021 dhe referohet në analizën e tij edhe në periudha më përpara.

Raporti Dita e Lirisë Fiskale 2022 në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor përbëhet nga 4 kapituj.

Në serinë e publikimeve, një traditë e krijuar për të 10-in vit për analizën mbi barrën tatimore, QENDRA ALTAX prezanton edhe këtë vit, barrën tatimore më të lartë dhe më të ulët, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Llogaritja e barrës tatimore e paraqitur në këtë studim ka qëllim për të përcaktuar efektet që burojnë nga taksat si me qasjet për financat publike, por edhe për ekonominë dhe politikat sociale. Teorikisht, barra tatimore mund të rritet kur rritja e të ardhurave tatimore është më e madhe se rritja në të ardhurat e individëve dhe bizneseve. Nëse do ti referoheshim një sistemi tatimor me norma tatimore optimale, realisht do të kishim edhe një nivel optimal të barrës tatimore, i cili nuk do të ndikonte negativisht tek prodhuesit apo konsumatorët, në drejtim të barazisë dhe neutralitetit që duhet të egzistonte midis tyre.

Barra tatimore, duke qenë një lidhje ndërmjet tatimit të mbledhur dhe produktit të brendshëm bruto (PBB), mund të ndikohet nga shumë komponentë ekonomikë. Në fakt, një faturë fiskale e shtetit është një nga arsyet më të rëndësishme të rritjes së barrës tatimore.

Qëllimi i punimit është të tregojë barrën tatimore ndaj PBB, si një tregues i efektivitetit të politikave ekonomike dhe fiskale, por edhe reformimeve për hapjen e ekonomisë dhe lehtësimin e presionit fiskal mbi individët dhe bizneset.

 Prezantimi i barrës tatimore, si dhe paraqitja e Indeksit të Ditës së Lirisë Fiskale janë në edicionin e dhjetë të publikimit të tyre. Studimi fiskal dhe ekonomik i prezantuar mbi rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e Qendrës ALTAX për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2022 është tashmë një referim për studiuese, gazetarë, ekspertë dhe studentë. dhe synon të krijojë një qasje të ndryshme në ambientin ekonomik e politik shqiptar.

Problemet e lidhura me padrejtësitë tatimore kanë fituar vëmendjen e nevojshme kohët e fundit, pasi praktikat agresive të planifikimit tatimor të kompanive shumëkombëshe janë ekspozuar gjithnjë e më shumë në dëm të interesave kombëtare për përsosjen dhe amplifikimin e nevojës për barrë tatimore efektive. Reformat legjislative dhe praktikat e zgjeruara të përgjegjësisë sociale janë bërë të nevojshme për të arritur që të materializojnë një sukses të qëndrueshëm bazuar pikërisht te parimi i taksimit më të madh të të atyre që fitojnë më shumë, si individë, por edhe biznese.

Analiza e politikës dhe administrimit fiskal brenda Ballkanit Perëndimor, e vëzhguar me syrin e barrës tatimore jep informacionin e duhur për bizneset dhe investitorët për të shqyrtuar efektshmërinë e politikave dhe nismave të qeverive për ekonominë. Por një rrjedhojë tjetër prej punimit mund të lidhet me ndikimin në debatin dhe konsultimin publik në momentin e paraqitjes së projekteve fiskale për shpërndarjen e barrës tatimore dhe alokimin e shpenzimeve publike në kuadër të transparencës së financave publike.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit nga rezidentët dhe jo rezidentët. Tatimet dhe detyrimet doganore, që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve sociale), taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore, si dhe detyrimet doganore sipas rajonit ku janë arkëtuar.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e mëdhenj të vendit dhe të kryeqytetit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë rreth 2/5 e  të gjithë totalit të të ardhurave tatimore.

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga Katër pjesë.

Pjesa e parë është barra fiskale në Ballkanin Perëndimor dhe strukturimi i barrës sipas tatimeve dhe taksave.

Te Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i barrës fiskale në Shqipëri në 2021 dhe veçantia e barrës tatimore për tatimpaguesit e mëdhenj.

Pjesa e Tretë është një analizim i barrës fiskale në Kosovë në 2021.

Pjesa e Katërt, sqaron respektivisht metodologjinë e llogaritjes së Indeksit të Lirisë Fiskale dhe prezanton Kalendarin e Ditës së Lirisë Fiskale së Ballkanit Perëndimor dhe specifikisht të Shqipërisë dhe Kosovës bashkë me analizat për çfarë duhet ndryshuar.

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: