DIBËR: STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT DHE PERFORMANCA E EKONOMISË

DIBËR: STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË TERRITORIT DHE PERFORMANCA E EKONOMISË

Rivitalizimi urban pas vitit 2013 është prekur nga programi “Rilindja urbane” e qeverisë shqiptare ku janë duke u alokuar fonde të konsiderueshme për infrastrukturën dhe urbanistikën në qendrat urbane duke meremetuar dhe rikonfiguruar qendrat si ambiente rekreative dhe në funksion të komunitetit.

Në verifikimin e dokumentit kryesor për Bashkinë, Strategjia e Zhvillimit dhe e krahasuar me mundësitë e buxhetit të Bashkisë dhe ato nga FSHZH dhe institucionet dhe donatorët për vitet 2017 -2022 konstatohet se ky dokument ka mbetur i pazbatuar ne një pjese te madhe.

1. Nga verifikimi i secilit nga 58 programet për arritjen e tyre na rezulton një situatë e tillë:

– Janë realizuar 32 programe (20% e totalit të programeve), por pa përmbushur asnjë nga 5 objektivat strategjikë të Planit plotësisht (te SHTOJCA). Gjysma e këtyre programeve kanë tejkaluar afatin e zbatimit (0-3 vite);

– Janë në proces për tu realizuar (në nivele të ndryshme të zbatimit) 25 programe zhvillimi infrastrukture rrugore, UK, arsimore, shëndetësore, bujqësore, urbane (16% e totalit të programeve), duke synuar përmbushjen e të paktën 3 objektivave strategjikë. Me përjashtim të dy programeve që kanë të përcaktuar një kohëzgjatje afat gjatë (deri 15 vite nga fillimi programit), pjesa tjetër janë në tejkalim të afateve të përcaktuara;

– Nuk kanë filluar apo nuk ka informacion për performancën e 100 programeve (64% e totalit të programeve), që janë në 1/3 e tyre në tejkalim të afateve të përcaktuara në Plan.

2. Strategjia e zhvillimit prej 5 vitesh është në zbatim, por nisur nga numri i madh dhe alokimet buxhetore të ulta ka ecur me ritme më të ngadalta performance nga objektivat e përcaktuara për vënien në funksion të zhvillimit të investimeve dhe programeve. Nga llogaritjet e kostos fillestare gjithsej të gjithë objektivave të Planit llogaritja fillestare arrin në 13.2 miliard lekë.

Kjo kosto që duhet të alokohet nga Buxheti i Shtetit, Buxheti i Bashkisë, Donatorët dhe Institucione financiare e investitorë strategjikë (TAP) për përmbushjen e plotë të Planit është e barasvlershme sa 11 herë e buxhetit gjithsej vjetor të Bashkisë, sipas të dhënave për 5 vitet e fundit (2016-2021), dhe sa 89 fonde investimesh kapitale gjithsej, që programon mesatarisht çdo vit kjo Bashki.

Nëse bazohemi vetëm te buxheti faktik i Bashkisë në 10 vitet e fundit (bashkë me transfertat e pakushtëzuara dhe të kushtëzuara), edhe sikur gjithë buxheti të shkonte për Strategjinë ne Zhvillimit Vendor, përsëri ky fond nuk do të mjaftonte të arrinte përmbushjen e objektivave afatgjatë.

Ndërkohë, Buxheti i shtetit ka programuar për gjithë periudhën 2017-2021 fondin prej 6 miliard lekë (sa 44% e totalit të kostos gjithsej të Planit), ku mbi 85% kësaj shume është për rrugën e Arbrit tashmë ende jo në funksionim të plotë që ti shërbejë komunitetit.

Nisur nga ritmet e financimit, nevojitet që në funksion të përmbushjes në afate të investohet çdo vit sipas performancës së zbatuar bazuar te gjithë burimet e financimit së bashku, të përmendura më lart.

Kjo është pjesa më e rëndësishme për të matur edhe efektivitetin e investimeve infrastrukturore, të cilat shpenzohen mesatarisht deri në 1.2 miliard lekë në vit për Dibrën (në historikun 2017-2021), ku mbi 88% vijnë si fonde nga FSHZH dhe fonde të huaja të buxhetit dhe 12% janë financime me fonde nga buxheti i Bashkisë.

3. Struktura e shpërndarjes së programeve të investimeve dhe politikave sipas Planit është më e fokusuar te Urbanizimit, infrastruktura rrugore, UK dhe hartimi i politikave dhe planeve rregullatore.

Sipas të dhënave, që autorët e Raportit disponojnë nga PDV Dibër dhe të përpunuara sipas zbatimit nga PBA e Bashkisë Dibër dhe buxhetet vjetore faktike prej 2018 deri në 2021, si dhe PBA e Buxhetit të Shtetit, dhe listat e Investimeve me fonde të huaja dhe të brendshme për të njëjtën periudhë si më lart, shikohet se shpërndarja e programeve sipas drejtimeve të zbatimit janë të fokusuara kryesisht te Urbanizimi dhe infrastruktura rrugore (40% të totalit të programeve), Bujqësia, blegtoria, prodhimet artizanale dhe pylltaria (32% të totalit të programeve), Artet, sporti, kultura (30% të totalit të programeve), Mjedisi, Energjia, Mbetjet (27% të totalit të programeve).

Më pak hapësirë kanë programet për Infrastrukturën e Arsimit (16% të totalit të programeve), Turizmi (15% e totalit të programeve), Infrastrukturën e Shëndetit (9% të totalit të programeve), UK (11% të totalit të programeve).

Vini re!

Rëndësia që kanë numri i programeve sipas PDV tregon edhe orientimin e mbështetjes që qeverisja qendrore ka synuar të përhapë si perspektivën vizionare të zhvillimit të zonës, e cila duke mos patur një ecuri të shpejtë ndikon në efektivitetin e zhvillimit dhe politikën për uljen e varfërisë duke mbajtur një ambjent informal dhe mikpritës edhe për zhvillime të korrupsionit.

4. Plani i Zhvillimit të Territorit ka ndikime të vogla dhe të pjesshme ne ekonominë e Dibrës.

Nisur nga ky verifikim duhet qe sipas objektivave strategjikë për Dibrën të analizohet azhornimi me realitetin e ekonomisë bazuar te deviancat. Në krahasimin midis strukturës së Prodhimit të brendshëm rajonal të Dibrës në vitin 2017 dhe në vitin fillim të vitit 2021 vërehet nga ekspertët, se në fillim të vitit 2021:

5. Ndryshime pozitive të tendencës së sektorëve të ekonomisë:

– Bujqësia dhe Blegtoria, dhe prodhimet artizanale bashkë me prodhime energjie janë mbizotëruese me 63% të ekonomisë së Dibrës (4 bashkitë), ku bujqësia ka shfaqur rritje të vlerës së shtuar në ekonominë dibrane me 4.9%, ndërsa prodhimi dhe industria është tkurrur me -8.1% më pak prej vitit 2017.

– Ndërtimi shfaqet me një rritje të ulët prej 0.4 përqind më shumë nga 2017.

– Rritjen më të madhe pas bujqësisë e mbajnë aktivitete e sigurimeve me një vlerë të shtuar prej 2.4 përqind më shumë në ekonominë e Dibrës se në vitin 2017.

– Aktiviteti i shërbimit të pasurive të paluajtshme duket me një gjallërim të lehtë duke rritur pjesëmarrjen në 2020 me 0.4% më shumë se në 2017, por që realisht është me një tkurrje nga një vit më përpara me -0.3% më pak.

– Po kështu, shërbimet teknike dhe profesionet e lira kanë një gjallërim në krahasim me 2017, por edhe 2019 me një vlerë të shtuar prej 1.6 përqind më shumë.

– Aktivitetet e pasurisë së paluajtshme janë rritur me 0.4% në pjesëmarrjen në PBB, si rrjedhojë e rritjes së vlerës së aseteve dhe nxitjes së blerësve për të blerë në një treg që konsiderohet në zhvillim të mëtejshëm.

– Një ndikim pozitiv ka patur edhe grupi i aktiviteteve të sportit, artit, kulturës, edhe pse kanë një peshë sa 0.8% e PBB-së së Dibrës.

6. Ndryshime negative të tendencës së sektorëve të ekonomisë

– Arsimi dhe shëndetësia kanë rënie në pjesëmarrjen në ekonomi dhe janë tkurrur në PBB me – 1 përqind krahasuar me peshën që mbanin në 2017. Ndikimi kryesor vjen nga situata e bllokimit të aktiviteteve të akomodimit nga pandemia e Covid-19, por edhe konkurueshmëria e dobët dhe informaliteti në treg.

– Ndikimin më të fortë negativ e mban sektori i industrisë nxjerrëse dhe energjia bashkë me prodhimet artizanale, të cilat duket se nuk janë ndikuar në efektivitetin e tyre ekonomik nga investimet ende në proces të zhvillimit urban dhe infrastrukturës rrugore dhe ujore.

7. Duket se përmbushja e objektivave strategjike me avancimin jo sipas afateve të parashikuara nuk kanë ndikuar në një efekt stimulues të dëshiruar në komponentët e vlerës së shtuar private të PBB-së dhe në tërësi ka një tkurrje të ekonomisë së Dibrës me -0.1% të PBB-së, ku një ndikim më të madh në PBB vjen nga aktivizimi pjesor i ekonomisë së zonës që duket se operon nën kapacitetin e saj potencial.

Një shembull tipik është mungesa e efektit dhe mospjesëmarrjes të një pjese të fermerëve dhe bizneseve tregtare në skemat e propozuara të lehtësive fiskale dhe granteve ndihmëse për arsye të lidhura me statusin e tyre informal dhe barrierat administrative dhe pengesa që ushqejnë tendencën për korruptim dhe moszbatim të proceseve zhvilluese për sektorin.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: