DIBER: MOMENTET KRYESORE TE FINANCAVE VENDORE 2021

DIBER: MOMENTET KRYESORE TE FINANCAVE VENDORE 2021

Në PBA 2022-2024 bashkia Dibër ka vendosur si prioritete rritjen e cilësisë së banimit në territorin e saj duke rritur aksesin në zonat e thella si dhe ndërveprimet ndërkufitare/ndër rajonale që duhet të shoqërohen me shfrytëzim të burimeve natyrore për turizëm, energji dhe minerale duke vlerësuar të gjithë procesin zinxhir të prodhimit dhe arritjes së qëndrueshmërisë së vlerës së shtuar.
1. Per vitin 2021 Shpenzimet administratës janë sa 56% e shpenzimeve vjetore të Bashkisë, e cila e dallon Dibrën për kosto më të larta administrative krahasuar me bashki të ngjashme, të monitoruara gjatë zbatimit të këtij auditimi social.
Shpenzimet që zënë pjesë tjetër të madhe të fondeve bashkiake janë shpenzimet për shërbime publike (18% të totalit të shpenzimeve). Ndërkohë, shpenzimet për arsimin, për mbrojtjen sociale, për furnizimin me ujë, për shëndetin, për mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisin, për menaxhimin e mbetjeve, për turizmin (arrijnë deri 26% të shpenzimeve gjithsej duke konsatuar një nivel të ulët të shpenzimeve.
Pjesa tjetër e shpenzimeve që realisht nuk programohen nga buxheti bashkiak janë konsideruar si investime nga buxheti qendror, nëpërmjet FSHZH, që arrijnë në raportin 6:1 me investimet publike nga fondet e Bashkisë.
Këto investime janë orientuar, sipas PDV kryesisht ne:
– Përmirësimi i infrastrukturës vendore, aksesit, lëvizshmërisë dhe rivitalizim i hapësirave publike ne zonën pranë pallatit te kulturës
– Ujësjellësi i fshatit Popinare Maqellare (linja e dërgimit)
– Ndërtimi i linjës se furnizimit me ujë te pijshëm” Gurra e Epërme –Luzni-Peshkopi
– Furnizimi me ujë nga burimi i Grames per Ujësjellësin e Peshkopisë
– Shkolle e re, fshati Kercisht, Bashkia Dibër
Të ardhurat e veta (taksat dhe tarifat vendore) mbajnë një peshë sa 27% e shpenzimeve gjithsej të Bashkisë dhe konstatojmë se në menaxhimin e tyre ka nevojë për analizë dhe për të zbatuar programe të forta për mbledhjen e borxheve, por veçanërisht për anti informalitetin.
Me të ardhurat e veta vendore Bashkia mundet të paguajë (vetëm për krahasim) disa nga shpenzimet e administratës.
Përveç të ardhurave të veta nga taksat dhe tarifat vendore, si dhe të ardhura të tjera nga asetet dhe shërbimet që kryejnë ndërmarrjet publike në vartësi të bashkisë buxheti i bashkisë bazohet edhe në transfertat prej buxhetit të shtetit.
Pjesa e transfertave pakushtëzuar, specifike dhe kushtëzuar është në nivele të larta dhe mbulon gjithë shpenzimet e tjera të përmendura më lart.
2. Për sa i përket të ardhurave sipas burimeve bashkia Dibër planifikon një nivel të pandryshueshëm në terma absolut të të ardhurave të veta, të cilat përfaqësojnë vetëm 8.6% të totalit për vitin 2022, dhe me rënie në vitet në vijim. Peshën më të madhe në të ardhura e zë transferta specifike me rreth 54.4% të totalit e ndjekur nga transferta e pakushtëzuar me rreth 23.7% të totalit për vitin 2022.
Transferta e pakushtëzuar pritet me rritje si në vlerë absolute edhe në përqindje ndaj totalit të të ardhurave. Ndërkohë, transferta e kushtëzuar mbetet në nivele absolute të pandryshueshme dhe përfaqëson vetëm 13.3% të totalit për vitin 2022 dhe pritet me rënie për vitet në vijim.
Të ardhurat e veta sipas zërave tregojnë që taksa mbi pasurinë e paluajtshme ka dhe peshën më të lartë me rreth 31% e cila realizohet në pjesën më të madhe nga taksa mbi tokën bujqësore (34% e totalit të kësaj takse).
Taksa mbi ndikimin në infrastrukturë realizohet në 20% të totalit të ardhurave të veta. Tek tarifat vendore, pjesa më e lartë vjen nga tarifa mbi menaxhimin e mbetjeve me rreth 22% të totalit të të ardhurave. Ndërkohë, të ardhurat nga renta zënë një pjesë të papërfillshme në të ardhurat e veta.
3. Nga pikëpamja e subjekteve taksapaguese, njësia Peshkopi mban dhe peshën më të madhe në bashki. Nga 21.030 familje, 4.535 janë të alokuara në njësinë administrative Peshkopi.
Përsa i përket Biznesit, nga 773 aktivitete si biznes i vogël, 604 prej tyre zhvillojnë aktivitetin e tyre në njësinë administrative Peshkopi, dhe nga nga 96 biznes i madh, 59 prej tyre gjenden në Peshkopi, ndërkohë që 50 ambulantë gjenden vetëm në njësinë administrative Peshkopi.
Rreth 87% të biznesit (përjashtuar ambulantët) i përkasin tregtisë dhe shërbimeve dhe vetëm 7% janë njësi prodhimi.
Nga Anketimi jonë:
Pyetjes “Si do ta renditnit performancën aktuale të ofrimit të shërbimeve në Bashkinë tuaj” për “Menaxhimin e Financave Vendore” e konsiderojnë se ka qenë i mirë me 50% të qytetarëve të pyetur dhe vetëm 26% e tyre nuk e konsiderojnë të mirë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.