DIBËR: ADMINISTRIMI I MJEDISIT PËR TURIZMIN DHE ZHVILLIMIN VENDOR BUJQËSOR

DIBËR: ADMINISTRIMI I MJEDISIT PËR TURIZMIN DHE ZHVILLIMIN VENDOR BUJQËSOR

Në Buxhetin e Shtetit 2021, si dhe Buxhetin e Bashkisë 2021, sipas monitorimit të buxhetit faktik vërehet se për menaxhimin e mbetjeve dhe mjedisin nuk konstatohet se ka një vëmendje prioritare në nivelin e shpenzimeve krahasuar me programet e tjera dhe shumën e alokuar nga dy nivelet e buxheteve.
Nisur nga përmbajta e të dhënave të Planit të Investimeve të Buxhetit të Shtetit për PBA 2022-2024, shihet se Buxheti i Shtetit për vitin 2021 nuk ka planifikuar fonde te brendshme apo te huaja.
Nga performanca e deritanishme duke se aktivitetet për pastrimin e ambjentit dhe mbetjet kryhet vetëm me buxhetin bashkiak, bazuar mbi arkëtimet e mbledhura nga tarifa e shërbimit të mbetjeve.
Ky moment është edhe një tregues për tu ballafaquar me premtimet dhe programin politik në zbatim të Objektivave Strategjike (OS10), të cilat nuk realizohen pa një angazhim buxhetor të plotë dhe shterues.
Kujdes!
Ky është rasti i një praktike problematike, të cilën duhet ta ketë parasysh OSHC, për të përcjellë si një analizë shteruese diskutimet kosto-përfitim duke u nisur nga vullneti politik për të ndërtuar inceneratorë në rastet kur menaxhimi mbetjeve lejohet të degradojë. Këto analiza duhet të paraprijnë propozime të ardhme, duke u orientuar në studim dhe kërkim me vëmendjen e duhur ligjore të fizibilitetit afatgjatë të investimeve në zbatim të strategjisë kombëtare dhe zbatimit në terren.
Pyetjes për publikun dibran se “Si do ta renditnit performancën aktuale të ofrimit të shërbimeve në Bashkinë tuaj”, lidhur me pastërtinë e përgjithshme të qytetit dhe mbetjet 31% e tyre ju përgjigjën “Keq”, 44% e tyre ju përgjigjën “Jo mirë” dhe vetëm 25% e tyre ju përgjigjën “Mirë”. Kjo përkon me paralajmërimin tonë lidhur me vëmendjen që duhet të marrë kjo temë për Bashkinë.
1. Forcimi i rolit të shoqërisë civile dhe përfshirja në fondet e huaja si faktor ndihmës
Në mbrojtjen e interesit publik për fondet e mjedisit është i domosdoshëm roli imponues me fuqinë e ekspertizës dhe argumentit nga shoqëria civile në interes të politikës vendore (politikanë vendorë të gjithë partive dhe aktivistë të interesave qytetare) për të minimizuar transferimin e dëmit dhe fajit nga një krah politik te tjetri.
Sipas analizës së kryer nga një grup studiuesësh mbrojtja e mjedisit është një nga detyrat e mëdha të gjithë bashkëjetuesve brenda territorit të Bashkisë, por edhe institucioneve qendrore të cilat duhet të koordinohen për zbatimin e ligjit sipas fushës së tyre të veprimit ndaj krimeve mjedisore, të cilat “në vitin 2018 zënë 0.78% të krimeve gjithsej në nivel vendi”.
Bashkia Dibër ka 4 zona të mbrojtura në territorin e saj , të përbëra nga 1monument natyror (Zonë e mbrojtur Kategoria III) dhe 3 rezervate natyrore të manaxhuar (Zonë e mbrojtur Kategoria II, IV). Numri i specieve floristike dhe faunistike, që gjenden në Bashki dhe habitatet e tyre, nuk njihet.
ZONAT E MBROJTURA nuk kanë mbrojtjen e duhur, por edhe kulturën shkatërruese të banorëve, të cilët nxiten nga mundësia për të përfituar të ardhura shtesë në dëm të mjedisit dhe pasurisë publike.
Fondet e Bashkisë të dedikuara për pyjet dhe kullotat janë sa 1.8% e totalit të shpenzimeve në 2021. Nëse përfshijmë edhe shpenzimet për mbojtje civile dhe mbrojtje nga zjarri atëherë fondet gjithsej janë sa 2.1% e shpenzimeve gjithsej.
Kjo shumë është një shpërndarje jo e drejtë në lidhje me prioritete të caktuara të sqaruara në këtë raport dhe që përbëjnë moment, për një analizë për ta transferuar këtë rrisk për mbrojtjen e disa zonave me probleme në sezone të ndryshme drejt buxhetit të shtetit (MFE) gjatë periudhave të dialogimit për PBA 2023-2025
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është përgjegjëse kryesore në përçimin ligjit specifik “Për pyjet”, si dhe dokumentet strategjike që përfshijnë tërësinë e normave rregullatore për mbrojtjen e mjedisit. Përtej fondit modest për investime, që nuk është më shumë se 1% e investimeve të gjithë bashkisë për mbrojtjen e pyjeve është për tu vlerësuar një nismë që po përhapet në Bashki e lidhur me mbjelljen e pemëve të reja me angazhim edhe të komunitetit.
Ky fond i vogël dhe jo reflektues ndaj problemeve mjedisore duhet të shërbejë si një sinjal alarmi për mundësimin e alokimeve të fondeve nga donatorë dhe investitorë të huaj, që mund të krijojnë edhe forma bashkëpunimi me Bashkinë sipas kopetencave për autonominë vendore.
Vini re!
Nisur nga politikat për angazhimin e shoqërisë civile në projekte që financohen nga fondet e BE-së, ky raport në sinkron dhe në mbështetje edhe me gjetje nga partnerë të OSHC-ve shqiptare ngre shqetësimin për të kushtëzuar financimin nëpërmjet përfshirjes së OSHC së specializuar për këtë qëllim dhe me përvojë në administrimin e çështjeve mjedisor dhe menaxhimit të mjedisit , por jo vetëm për këtë tematikë, por edhe për shumë shqetësime të tjera sektoriale apo sociale.
2. Rrjeti i shoqërisë civile në funksion të mbrojtjes së ambjentit duhet të vijojë me monitorim dhe zbatim të paketave ligjore dhe nënligjore si pjesë e fokusit e programeve dhe politikave qendrore dhe vendore, duke synuar edhe profilimin në vijimësi. Ndër shqetësimet e mëdha qytetare është si cilësia e ujit, përtej problemit të furnizimit, por edhe cilësia e ujit dhe rritja e investimeve dhe zbatimit të ligjit në favor të uljes së ndotjes së ambjentit.
Vëmendje!
Një përvojë e mirë në këtë drejtim është te ndryshimi ligjor për moslejimin e ndotjeve plastike e qeseve plastike, si një angazhim kombëtar por me ndikim edhe prej OSHC-ve të specilizuara për mjedisin për aksionin për pastrimin e vendit nga mbetjet plastike, që është një nga praktikat e mira të ndërthurjes së objektivave qendrore me ato vendore, që duhen përgëzuar edhe në drejtim të Bashkisë.
3. Politikat dhe programet për nxitje të turizmit nga bashkia dhe roli i monitorimit nga ekspertiza civile në parandalim të tendencave korruptive (për parqet natyrore, pyjet, HEC).
Turizmi për Dibrën ka vlera të shumanshme jo vetëm të karakterit të turizmit natyror, por ka një përfshirje të disa modeleve të zhvillimit të turizmit sipas gjeografisë dhe traditës popullore me një projeksion që bazohet tashmë edhe mbi ndryshimin e panoramës urbane.
Sipas parimit “ndotësi paguan” zhvillimi i turizmit duhet të bazohet në zgjerimin e bazës dhe harmonizimin e tarifave për pastrimin, gjelbërimin dhe ndriçimin publik. Tarifa vjetore për pastrimin urban, ndriçimin, gjelbërimin kanë një nivel arkëtimi në vitin 2021 prej 32 milion lekë, të cilat duhet të paguhen nga 18.050 familje. Niveli i mbledhjes së tarifave në 2021 është 4.5% më i lartë se në 2020, çfarë do të thotë për rezervat e mëdha në programimin dhe administrimin e kësaj tarife mjaft domethënëse në kuadër të Programit Kombëtar për Pastrimin.
Nisur nga parashikimet e të ardhurave që duhet të marrin në konsideratë performancën e mbledhjes, por edhe gjithë ndryshimet demografike, zgjerimin e bazës së kontribuesve, si dhe analizimin e vlerës së tarifës nevojitet që ky zë të jetë ngushtësisht e lidhur me një kosto bazë të shërbimeve që kanë lidhje direkte me mbrojtjen e ambjentit nga ndotja si dhe kostot oportune.
Kujdes!
Një nivel progresiv i këtyre tarifave duhet të identifikohet si nevojë për të balancuar më mirë kostot e shtuara në kryerjen e shërbimeve të pastrimit të territorit, por pa harruar anti informalitetin që është tregues i mungesës së vullnetit për të luftuar bashkë me të edhe korrupsionin.
4. Efekti i turizmit në rritjen ekonomike është monitoruar gjerësisht megjithatë ende nuk është kuptuar mirë se si ndikon turizmi në madhësinë e ekonomisë informale.
Sipas të dhënave të hyrjeve dhe daljeve të numrit të vizitorëve në vitin 2021 në nivel vendi prezantohet e dhëna se kanë hyrë në Shqipëri 9.6 milionë vizitorë (shqiptarë dhe të huaj , ku 5.68 milionë vizitorë janë të huaj).
Nëpërmjet këtij treguesi, perceptohet se turizmi ka ndikuar në rritjen e ekonomisë nëpërmjet konsumit të shërbimeve dhe produkteve të bizneseve shqiptare.
Nëse shikojmë bilancin e hyrjeve dhe daljeve, konstatohet se dalin më shumë shqiptarë se hyjnë në Shqipëri, si dhe e kundërta hyjnë më shumë të huaj se dalin nga Shqipëria. Kjo e dhënë tregon se kemi të bëjmë në rastin më të mirë me një numër vizitorësh të huaj, të cilët janë me qëndrime më afatgjata se ditëqëndrimet për pushime dhe vizita turistike. Në mungesë të të dhënave të detajuara për bashkitë, si dhe nisur nga numri i ulët i strukturave akomoduese formale në Dibër, mund të llogaritet se ky fluks është i përqëndruar në zonat e kryeqytetit dhe përreth tyre duke ndikuar edhe më shumë në konsumin e të paktën produkteve dhe mallrave rajonal të Tiranës.
Megjithatë, në përgjigje të efektit nga numri i rritur i vizitorëve, nisur nga përvoja e shteteve që kanë evazion të lartë (Greqia me 30% nivel evazioni fiskal), si dhe të dhënat p.sh. që tregojnë numrin e strukturave akomoduese në Dibër (mbi 11 struktura akomoduese, apo 0.01% të totalit të strukturave akomoduese në vend) duke u bazuar në analizat e kryera për efektin e turizmit në ekonominë informale është vërejtur se:
– pjesa e sektorit informal fillimisht zvogëlohet në fazat e hershme të zhvillimit të turizmit dhe
– rritet më pas me vazhdimin e turizmit masiv për arsye që lidhen me faktorë ndikuesë që i vuan gjithë ekonomia dhe administrimi fiskal
E njëjta mënyrë qasje duhet të analizohet edhe nga qeveria qendrore dhe vendore në prezantimin e efekteve të shtuara në ekonomi dhe në të ardhurat e individëve, për sa kohë informaliteti i llogaritur rezulton të paktën në nivelin 31.9% dhe konkuron seriozisht ekonominë dhe tregun formal.
5. Bujqësia përbën 44% të ekonomisë së Dibrës (një nga rajonet me varësi të madhe nga Bujqësia) dhe furnizon 4% të tregut shqiptar me drithra, 1% të tregut me perime dhe 2% me fruta.
Prodhimet bujqësore të Dibrës plotësojnë deri në 100% të furnizimit te popullsisë brenda territorit të bashkisë me prodhime të perimeve, dru-frutorëve dhe ka ndikim ne zonën përreth, edhe pse nuk paraqitet me nivele te larta prodhimi .
Bujqësia zhvillohet kryesisht në modelin e biznesit të bazuar në fushë të hapur individuale/familjare (99.65% e prodhimit në fushë), te cilat prodhojnë kryesisht produkte tradicionale.
Kujdes!
Bujqesia në këtë fazë të zbatimit të politikave qendrore dhe vendore është e ekspozuar për ndihmë nga subvencionet dhe gjithë angazhimet për naftën dhe politikat fiskale (vullneti politik) të cilat kanë ndryshuar 4 herë nga 2013 deri më sot dhe kanë krijuar mjaftueshëm konfuzion në treg dhe premisa për tu shfrytëzuar për korrupsion.
6. Zhvillimi i bujqësisë është ndihmuar me politika sektoriale nëpërmjet granteve nga fondet e BE me programet IPARD I dhe IPARD II bazuar në Skemën Kombëtare për vitet e fundit .
Ndërsa fondet e alokuara nga MZHBR lidhur me ndihmën për fermerët e Dibrës ka qenë në nivele të ulëta. Por edhe Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar nuk ka ofruar dot qasje të plotë të sektorit të agrobiznesit në linja kredie të mbështetura nga mbulimi me garanci shtetërore.
Edhe pse tashmë programi IPARD I dhe IPARD II janë mbyllur përfitimet e fermerëve nga këto ptrograme kanë qenë shumë të vështira për tu arritur (formalitet fiskal dhe barrë burokratike), por edhe një ndihmë e vogël krahasuar me ato nevoja që ka paraqitur agrobiznesi i Dibrës, që ka karakteristikë drufrutorët.
Daljet e fermerëve në protesta lokale dhe rajonale janë reagimi ndaj politikës jo të barabartë në zbatimin e programeve, por edhe mosfunksionimit të institucioneve të vartësisë së MZHBR për çertifikimet dhe garantimin e mbajtjes së programeve të premtuara “Nafta pa akcizë”, çmimet e lëndëve të para dhe organizimin e hallkave për tregun e produkteve bujqësore.
Sipas Vjetarit Statistikor të Bujqësisë, 2020 , pas përpunimit të të dhënave nga ekspertët tanë vërehet se pesha e prodhimeve të fermerëve për bimë arash është sa 0.3% e totalit të vendit dhe për drufrutorë sa 2% e totalit të vendit, që konsiderohen si sasi modeste në krahasim me bashki të tjera.
7. Qeveria ka filluar prej 5 vitesh në Dibër edhe ambicien për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet një angazhimi politikash të reja, si një potencial të rëndësishëm për të zhvilluar agroturizmin.
Programi për “100 fshatrat” , që është në fakt, jo një kufizim në vetëm 100 fshatra i rrugës së zhvillimit, por është një vizion, një model zhvillimi rural përshin këtu Radomirën dhe Rabdishin, si fshatra të përzgjedhur, por në të njëjtën kohë, megjithë premtimet e qeverisë për lehtësim të agorindustrisë nga tatimet dhe taksat duket se vështirësia qëndron në zbatimin e tyre në praktikë.
PDV për Dibrën ka Objektiv strategjik të dedikuar për turizmin, në programet në realizim që janë në funksion në zonën e Bashkisë, janë “100 fshatrat”, ku Radomira mbetet një projekt që mund të konsiderohet si fshati ku investimet kanë filluar me infrastrukturë rrugore që po administrohet nga FSHZH .
Ndikimi kryesor në ecjen me ritme të ulëta të produktivitetit të sektorit bujqësor vjen nga çmimet e larta të inputeve bujqësore që krijojnë premisa për borxhe ndaj furnitorëve, moskoordinimi me Ministrinë për tregjet, logjistikë e dobët në industrializimin e sektorit deri te konsumatori, heqja e skemës së subvencionit dhe mungesa e punonjësve duke rënduar ambjentin e të bërit biznes në bujqësi.
Nisur nga ky ambjent sifdues, fermerët kanë lajmëruar pakësim të mbjelljeve këtë sezon të vitit që jemi.
Por dhe pjesa tjetër e zinxhirit nuk është optimiste, sidomos eksportuesit, si rrjedhojë e heqjes së skemës së subvencionit të TVSH-së .
Kujdes!
Qeveria edhe pse nuk ka detyrë ndërhyrjen në treg duhet të reflektojë përgjegjshmërinë e detyrueshme ku së pari nuk duhet të ndalojë së formatuari frontin e anti evazionit dhe së dyti në një masë të madhe të efektivizojë skemat e subvencioneve që edhe pse të pakta duket se mund të ndikojnë në “shkretëtirën” financiare në sektorin bujqësor.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: