Cilët elementë ndikojnë te çmimi i lartë i apartamenteve?

Cilët elementë ndikojnë te çmimi i lartë i apartamenteve?

Problemi i çmimit te ambienteve te banimit është një fenomen jo i ri. Ai ndihet nga te gjithë ata qe kërkojnë te blejnë apartamente banimi, apo edhe investitorë qe duan te bëjnë biznes ne Shqipëri.

Si gjithë sektorët e ekonomisë, edhe këtu ka faktorë te cilët ndikojnë realisht dhe direkt, por ka dhe faktorë subjektive, pjese e kohës ne te cilën jetojmë dhe qe janë pjese e moralit qytetar dhe civil.

Faktorët, të cilët ndikojnë në një kosto ndërtimore dhe çmimet e shitjes nder të tjera do të ishin:
– kostua e materialeve të përdorura;
– kosto e tokës (përveç vlerës se infrastrukturës baze) mbi të cilën ndërtohet;
– shpenzimet plotësuese dhe ndihmese;
– planifikimi i ndërtimeve dhe kontrolli treguesve teknike;
– kostot dhe barrierat shtetërore;
– treguesit e korrupsionit;
– shpenzimet për fuqinë punëtore dhe mekanika qe përdoret në këto ndërtime;
– taksat lokale dhe tatimet.

Megjithatë, nga gjithë sa përmenden me lart ato janë elemente qe kane vlera qe mund te llogariten. Gjithsesi nder ta, faktori qe po përmendet me dendur ne efektet e rritjes se çmimit te banesave janë mungesa e dëshiruar për leje ndërtimi dhe rritja e përqindjes se përfitimit prej pronareve te tokës.

Tashme kjo përqindje ka kaluar mbi 45 deri 55 % te vlerës se ndërtimit te përfunduar.

Po te fokusohemi tek ndonjë ndërtues banesash në qendër apo përreth saj ju do të gjeni se dyqanet me të mira dhe apartamentet me të gjera do ti kenë pronaret e tokës.

Trashëgimtare të hershem banesash e tokash apo blerës të zgjuar në fillimin e viteve ‘90 janë çelësi për përfitime nga kjo industri. Toka – banke është aseti i tyre me i qëndrueshëm.

Edhe pse kjo industri ka patur një kornize rregullatore dhe fiskale te koordinuar ne kohe, aktualisht ka mbetur ne një mjegullnaje te akteve nënligjore te kaluara (përpara miratimit te ligjit te procedurave tatimore 9920/2008), si dhe kërkesave aktuale te tregut dhe zhvillimit te marrëdhënieve midis palëve.

Megjithëse, sektori ndërtimor përshkruhet si një industri fitimprurëse në këto kohe, me çmimet e tokave qe po rriten dhe mosveprimet në ciklin ndërtimor nga shteti bën qe çmimet e banesave të rriten

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: