Çfarë taksash paguan një artist?

Çfarë taksash paguan një artist?

Regjimi fiskal për artistët

(Këngëtar, skulptor, aktor, piktor, kompozitor, dirigjent, etj.)

Ne rastin e një artisti, i cili krijon vepra arti dhe zotëron te drejtën e autorit, për çdo aktivitet apo eskpozim te veprave te artit, apo shitje rast pas rasti te tyre ( jo i vazhdueshëm) konsiderohet si një veprimtari pasive ekonomike, pra qe nuk plotëson kriteret sipas ligjit te procedurave tatimore dhe atij te TVSH (ligjet ku përmendet regjistrimi i aktiviteteve ne tatime).

Ne këto kushte, një artist detyrohet qe te beje deklarim dhe pagese për shitjet e kryera sipas pikës me poshtë për deklarimin dhe pagesën.

1.Tatimi mbi te ardhurat

E ardhura e tatueshme

Neni 4, pika gj. Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale. Këto janë të ardhura që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, art, muzike apo shkence, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat dhe regjistrime te ndryshme për radio apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proçes teknologjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore.

Detyrimi për llogaritjen e tatimit ne burim

Të gjithë personat, përfshirë personat juridikë, ortakëritë, personat fizikë tregtarë, rezidentë tatimorë në Shqipëri, organet e qeverisjes qendrore apo vendore, organizatat jofitimprurëse, dhe çdo ent apo person juridik i krijuar si i tillë në Shqipëri, që bën pagesë të çdonjerës nga llojet e pagesave që përfshihen nenin 33, pika ç. Është i detyruar të mbajë tatim në burim.

Shkalla tatimore dhe llogaritja e tatimit

Tatimi në burim mbahet në masën 15% të pagesës bruto për të gjitha pagesat.

P.sh. Çmimi i kompozimit te një kënge është 100 leke. Tatimi ne burim llogaritet ne nivelin 15 leke, qe korrespondon me tatimin qe mbahet mbi te ardhurat bruto (çmimin e shitjes).

Deklarimi dhe pagesa

Personi rezident i regjistruar për qëllime te deklarimit te këtij tatimi, i cili kryen pagesat e parashikuara në nenin 33 të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, deklaron dhe paguan tatimin e mbajtur në burim, në masën 15 për qind të shumave bruto të pagesave, deri në datën 20 të muajit që pason muajin e pagesës. Për këtë qellim behet regjistrim vetëm për te kryer deklarimin dhe pagesën e tatimit, por nuk konsiderohet një regjistrim i përhershëm por vetëm për këtë rast.

2. TVSH

Trajtimi me TVSH i një piktori ndodh ne rastin kur qarkullimi i vlerës gjithsej prej shitjes se veprave artistike kalon 5 milion leke për një vit kalendarik. Nëse vlera e qarkulluar qe nuk përkon me një vit kalendarik është nën këtë shume, atëherë mbetet ne vendimmarrjen e individit për te kërkuar te regjistrohet, nëse mendon se mundet ta arrije këtë shume qarkullimi ose jo.

Ne rast tejkalimi te pragut te xhiros për regjistrimin ne TVSH ligji në përcaktimet e aktiviteteve dhe furnizimeve te përjashtuara prej TVSH nuk e ka te përcaktuar aktivitetin artistik ne përgjithësi (ka te përmendur vetëm kulturën).

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: