Çfarë na prezanton analiza e fundit e ALTAX mbi efektin ekonomik e social prej migracionit?

Çfarë na prezanton analiza e fundit e ALTAX mbi efektin ekonomik e social prej migracionit?

ALTAX Education, nëpërmjet punimit analitik Efekti ekonomik i emigracionit dhe nevoja për Kontratë të re Sociale për analizimin e politikave të emigracionit dhe ndikimit të tyre ne jemi ndalur në efektin që ka migracioni në ekonomi, në financat publike dhe në jetën sociale.

Sipas fakteve statistikore që prezantojmë këtu ne ngrejmë shqetësimin lidhur me përfitimet nga puna dhe konsumi i emigrantëve që largohen nga vendi, ku përtej efekteve si më lart duket se kontributi i tyre atje rrit peshën e ekonomisë nëpërmjet konsumit dhe punës dhe e ul në përmasë më të vogël në Shqipëri.

Nisur nga arsyet e migracionit duhet të shprehemi se ai nuk është një çështje e trajtimit të lëvizjes kufitare dhe të brendshme të shtetasve, por është e lidhur ngushtë me trajtimin e arsyeve që në masë të madhe janë të natyrës ekonomike dhe sociale.

Duke u ndalur në ndikimin ekonomik në Shqipëri, shumica e analizave dhe të dhënave përqendrohet në efektin e largimit të fuqisë punëtore nga tregu i brendshëm dhe po ashtu ndikon me mungesën e vet edhe te financat publike. Por realisht nga analiza nuk eshte vetem kaq.

Vlerësimet tona për një ndikim të konsiderueshëm të emigracionit në PBB-në për frymë sugjerojnë se erozioni (humbja) e të ardhurave fiskale nga emigracioni mund të jetë të i madh se mund të jetë vlerësuar, duke marrë për bazë vlerësimet statike të fitimeve neto fiskale (diferenca midis taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të banorëve që kanë ikur emigrantë me marrjen e përfitimeve prej tyre të sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve shtetërore (arsim, shëndet, etj.) për vitet kur kanë qenë rezidentë në Shqipëri.

Ju mund të lexoni një analizim në disa drejtime lidhur me ndikimet dhe efektet që sjell emigracioni i shqiptarëve, si dhe mendime për adresim të zgjidhjes me mjaft elementë për harmonizim dhe menaxhim.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: