Çfarë është një buxhet i fortë?
Në vend që të merren vendime buxhetore bazuar në ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve të viteve të kaluara, praktika e mirë e financave publike sugjeron që qeveria duhet ti strukturojë vendimet buxhetore bazuar në perspektivat për vitet e ardhshme.
Buxheti është një problem dhe pengesë nëse shumica e detyrave që merr përsipër qeveria, si: edukimi i të rinjve, ndërtimi i rrugëve, mbështetja e sistemit të kujdesit shëndetësor e kështu me radhë nuk arrijnë dot të garantohen nga buxheti, në kontekstin e mbulimit të qëndrueshëm financiar në harkun kohor të shumë viteve. Mosgarantimi i financimit të plotë të tyre sipas programit për të përmbushur objektivat konsiderohet si një dështim i buxhetit.
Për më tepër, këto detyra do të jenë të paktën po aq të rëndësishme në të ardhmen sa janë sot, dhe për këtë arsye do të vazhdojnë të kërkojnë nivele adekuate financimi. Është një lajm i mirëpritur që buxhetet e shtetit të jenë në terren relativisht të fortë, sipas pikave më poshtë.
Megjithatë, duke pasur parasysh sfidat e rëndësishme që presin, është e vështirë të jesh i sinqertë për tendencat e ardhshme.
Një buxhet, që të konsiderohet i fortë sipas shumë përcaktimeve dhe analizave të buxheteve në vendet që konsiderohen me një situatë të fortë buxhetore, pikërisht se përmbushin shumicën apo gjithë kërkesat si më poshtë:
- Është matur saktë kundrejt aktiviteteve aktuale të shpenzimeve për një periudhë kohore (ndjekja)
- Është realist për situatën ekonomike, sociale dhe politike
- Lejon kursime, veçanërisht për raste emergjencash
- Ndihmon institucionet, ekonominë dhe qytetarët të punojnë drejt qëllimeve të deklaruara
- Përfitime të integruara në mënyrë që të mos privohet mirëqenia
- Lejon përshtatjen menjëherë nëse rrethanat ndryshojnë ose parashikimet fillestare nuk janë të sakta
- Nuk përfshin taksa shtesë ose rritje të kostos së jetesës duke garantuar të ardhura të disponueshme në rritje
- Reflekton zgjedhje fuqizuese
- Ka të dhëna të plota dhe të sakta për të gjithë segmented dhe grupet shoqërore, jeta e të cilëve do të ndikohet nga buxheti
- Është sa më i plotë duke reflektuar ndaj reagimeve dhe kërkesave të qytetarëve dhe të grupeve interesit
Në paraqitjen e opinioneve dhe reagimeve mbi atë çfarë perceptohet si një buxhet i fortë mbetet gjithnjë vend për të adresuar më shumë apo më ndryshe, pasi këndvështrimet sipas grupeve të interesit e jep më të plotë projeksionin e buxhetit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.