Le ti renditim shpenzimet sipas programit qeverisës 2021 – 2025.
Shpenzimet e buxhetit të shtetit 2022
Shpenzimet sociale kane rritje me 2.7 miliard Leke, ku ndikimin e japin bonusi dhe indeksimi pensioneve. Ulët ndihma sociale.
Shpenzimet per personelin e shtetit gjithsej parashihen me ulje 0.6%, por jo arsimi me rritje 9% dhe shëndetësia 6%. Ndikimi vjen nga ulja me 5.2 miliard Leke me pak per rritje pagash.
Ndërkohë pagat parashihen te marrin rritje fondi 2.4 miliard ne 2022 dhe nga 4.4 miliard ne 2023 dhe 2024. Te tri rritjet se bashku nuk arrijnë dot të përmbushin premtimin per rritje 40% ne arsim dhe shëndetësi, si dhe rritje gjithsej administrata me 30%.
Ndoshta rritja e madhe parashihet te shtyhet per ne vitin 2025.
Pushteti vendor parashihet te marre 800 milionë leke fonde nga te ardhurat e buxhetit, përveç te ardhurave te veta. Nga keto 250 milion Leke jepen per investimet ne 61 bashki dhe 600 milion Leke per projekte ne bashki specifike, ne te cilat mund te jene edhe fondet per Teatrin Kombëtar, i cili ne buxhet nuk përmendet askund si investim, ndërsa ne vitin 2021 ishte parashikuar si fond 900 milion Leke.
Investimet kapitale me fonde nga buxheti shkojnë per rrugët dhe tunelin, PPP, biblioteka dhe teknologji per arsimin parauniversitar, shëndetësi, logjistike per mbrojtjen, fondi zhvillimit, e-qeverisja, rijetëzimi i objekteve te kulturës, per Ujësjellës – Kanalizime dhe mbetje, si dhe per rindërtimin.
Fondet e huaja përbëjnë 29 % te investimeve kapitale, ku kryesisht jane kredi te marra nga qeveria qe shkojnë per bypass Vlorë etj., per mirëmbajtjen e rrugëve, per Ujësjellës – Kanalizime dhe energjinë.
Disa shpenzime jo të zakonta për buxhetin e shtetit:
Fondi per energjinë 8 miliard Leke- 66 milion Euro. Rasti i fundit që buxheti parashikoi për energjinë ishte viti 2015.
Fondi rindërtimit 20 miliard Leke, 164 milion euro.
Arrin deri në 2022 ne 64.5 miliard, 530 milion euro.
Fatura e llogaritur është 985 milion Euro.
Premtimi ishte qe fondet e brendshme do te shkonin deri 300 milion Euro.
Deri tani ka shkuar 366 milion Euro.
Mbyllet strehimi, arsimi, shëndetësia, infrastruktura, mbrojtje civile.
Biznesi pjesërisht.
Shpenzimet parashihen te arrijnë sa 34.1% e PBB.
Te ardhurat parashihen te arrijnë sa 26.8% e PBB.
Deficiti duket se do arrijë sa 5.4% e PBB, apo 100.9 miliard Lekë, 827 milion Euro.
Shpenzimet kanë sa 27.2% e PBB vetëm shpenzime korrente, që tejkalojnë me 0.4% të PBB te ardhurat tatimore. Peshën më të madhe e kanë sigurimet dhe administrata, si dhe sa 6.4% e PBB janë planifikuar investime.
Nëse krahasojmë arkëtimet e kontributeve të sigurimeve me shpenzimet për sigurime dhe pensione rezulton një defiçit vjetor prej 100 miliard Lekë, 820 milion Euro, sa është deficiti i buxhetit. Ky është një moment për një vëmendje te madhe për funksionalitetin dhe parashikimet për te ardhmen.
Të ardhurat e buxhetit 2022
Pushteti vendor parashikohet te ketë rritje te ardhurash te veta tatimore me 8.6%.
Pushteti qendror parashikohet te ketë rritje te ardhurash nga tatimet dhe doganat me 12.3%, si dhe nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore me 10.5%.
Te ardhurat nga tarifat dhe licencat e gjobat e institucioneve parashihen te rriten me 4.8%.
Në zërat e të ardhurave:
TVSH parashikohet me rritje 9.2%, ku 80% ne vitin 2021 vinin nga importi.
Tatim fitimi parashikohet me rritje 5.8%, por 3% më pak se 2019, qe tregon ende rimëkëmbje te vogël te bizneseve.
Akcizat parashikohet me rritje 14.3%, kryesisht nga karburantet, cigaret dhe gazi lëngshëm.
TAP parashikohet me rritje 9.6%, por 2% më pak se 2019, qe tregon ende se rikuperimi punonjësve dhe zgjerimi i bazës mbetet problem për diskutim te gjere.
Taksat nacionale parashikohet me rritje 30.9%, ku peshën e madhe afër gjysmës së saj e ka taksa e qarkullimit, por edhe taksat e tjera që vijnë nga importi dhe eksporti.
Nga gjithë ky vështrim i shkurtër ndoshta shkaqet e sakta të një deficiti buxhetor të qeverisë mund të jenë të vështira për t’u gjetur, por në përgjithësi, ato shkaktohen nga taksat e ulëta dhe shpenzimet e larta. Kjo për shkak se burimi kryesor i të ardhurave të qeverisë janë taksat e konsumit, kështu që të kesh të ardhura të ulëta nga taksat do të thotë që të ardhurat totale të qeverisë të jenë të ulëta.
Financimi i deficitit në thelb është inflacionist. Meqenëse financimi i deficitit rrit shpenzimet dhe rrjedhimisht rrit kërkesën, atëherë rreziku i inflacionit është i madh. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur financimi i deficitit bëhet për shpenzimet që përmendëm më lart.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.