BUJQËSIA NË GJIROKASTËR SI QASJE INTEGRALE E LIDHUR ME MJEDISIN DHE TURIZMIN

BUJQËSIA NË GJIROKASTËR SI QASJE INTEGRALE E LIDHUR ME MJEDISIN DHE TURIZMIN

Në 2020, Bujqësia[1] përbën 29.1% të ekonomisë së Gjirokastrës[2] (me varësi jo të madhe nga Bujqësia) dhe furnizon 0.1% të tregut shqiptar me drithra dhe me perime dhe 1% të tregut shqiptar me fruta.

Prodhimet bujqësore të Gjirokastrës plotësojnë:

  • deri në 81% të furnizimit të popullsisë brenda territorit të bashkisë me prodhime dru-frutore[3]
  • deri 19% të furnizimit të popullsisë brenda territorit të bashkisë me perime dhe
  • deri 11% të furnizimit të popullsisë brenda territorit të bashkisë me drithëra[4].

Bujqësia zhvillohet kryesisht  në modelin e biznesit të bazuar në fushë të hapur individuale/familjare (99.3% e prodhimit në fushë)[5], te cilat prodhojnë  kryesisht  produkte tradicionale.

Kujdes! Bujqësia në këtë fazë të zbatimit të politikave qendrore dhe vendore është e ekspozuar për ndihmë nga subvencionet dhe gjithë angazhimet për naftën dhe politikat fiskale (vullneti politik) të cilat kanë ndryshuar 4 herë nga 2013 deri më sot dhe kanë krijuar mjaftueshëm konfuzion në treg dhe premisa për tu shfrytëzuar për korrupsion.

Zhvillimi i bujqësisë është ndihmuar me politika sektoriale nëpërmjet granteve nga fondet e BE me programet IPARD I dhe IPARD II bazuar në Skemën Kombëtare[6] për vitet e fundit[7]. Ndërsa fondet e alokuara nga MZHBR lidhur me ndihmën për fermerët e Gjirokastrës ka qenë në nivele të ulëta. Por edhe Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit Shqiptar nuk ka ofruar dot qasje të plotë të sektorit të agrobiznesit në linja kredie të mbështetura nga mbulimi me garanci shtetërore. Edhe pse tashmë programi IPARD I dhe IPARD II janë mbyllur përfitimet e fermerëve nga këto programe kanë qenë shumë të vështira për tu arritur (formalitet fiskal dhe barrë burokratike), por edhe një ndihmë e vogël krahasuar me ato nevoja që ka paraqitur agrobiznesi i Gjirokastrës, që ka karakteristikë drufrutorët.

Kujdes! Reagim mediatik, por edhe i adresuar te MFE ndaj politikës jo të barabartë në taksim, por dhe në zbatimin e programeve, por edhe mosfunksionimit të institucioneve të vartësisë së MZHBR për çertifikimet dhe garantimin e mbajtjes së programeve të premtuara “Nafta pa akcizë”, çmimet e lëndëve të para dhe organizimin e hallkave për tregun e produkteve bujqësore kanë vështirësuar biznesin e sektorit, por edhe vërehet se këto mosveprime janë tendenca të dukshme për të analizuar korrupsionin si proces, nëpërmjet ndër të tjerash edhe verifikimit të pasurisë së të dyshuarve nga sinjalizimet e shoqërisë civile drejtuar zyrave të tatimeve qendrore me shtrirje rajonale.

Kujdes! Politikat e nxituara dhe të pazbatueshme janë shfaqje të korrupsionit politik, të cilat kanë ndikuar për korrupsion politik nëpërmjet mbajtjes së një performance në nivele të njëjta vit pas viti dhe emërimeve të drejtuesve që nuk ndjekin vartësinë dhe raportimin korrekt sipas legjislacionit për zbatim. Ndërkohë, statistikat për bujqësinë mbi baza rajonale e jo më bashkie nuk janë të disponueshme në faqen online të MBZHR.

Vini Re! OSHC me ekspertizën e saj duhet të ndikojë në vullnete qeverisëse dhe praktika konsultimi publik në dëm të interesit të komunitetit duke filluar me rrjetëzimin e OSHC sipas fushave të përbashkëta të ekspertizës, dhe duke u organizuar nga AMSHC në këtë drejtim të koordinuar në kuadër të Plan Veprimit Antikorrupsion.

 Prej 5 vitesh në Gjirokastër është shpallur edhe ambicia e programit qeverisës për zhvillimin e bujqësisë nëpërmjet një angazhimi politikash të reja, si një potencial të rëndësishëm për të zhvilluar agroturizmin. Programi për “100 fshatrat”[8], që është në fakt, jo një kufizim në vetëm 100 fshatra i rrugës së zhvillimit, por është një vizion, një model zhvillimi rural përshin këtu Dhoksatin, Zhulatin, Antigonenë dhe Lazaratin[9] si fshatra të përzgjedhur, por në të njëjtën kohë, megjithë premtimet e qeverisë për lehtësim të agro-industrisë nga tatimet dhe taksat duket se vështirësia qëndron në zbatimin e tyre në praktikë. Aktualisht, zhvillimet urbane janë ende në proces.

PDV për Gjirokastrën ka Objektiv strategjik të dedikuar për turizmin, në programet në realizim që janë në funksion në zonën e Bashkisë,  janë “100 fshatrat”, ku ende nuk ka zhvillime programore duke mbetur një projekt që mund të konsiderohet optimist dhe me nevojën për të bërë llogaridhënie dhe sqarim mbi arsyet e vonesës.

Vini re! Qeveria edhe pse nuk ka detyrë ndërhyrjen në treg duhet të reflektojë përgjegjshmërinë e detyrueshme ku së pari nuk duhet të ndalojë së formatuari frontin e anti evazionit dhe së dyti në një masë të madhe të efektivizojë skemat e subvencioneve që edhe pse të pakta duket se mund të ndikojnë në “shkretëtirën” financiare në sektorin bujqësor[10].

Komente dhe propozime

Disa qasje të ardhme për orientimin e bashkëveprimit midis pushtetit vendor dhe OSHC

Forcimi i të drejtave dhe detyrave që ka Pushteti Vendor dhe OSHC në zbatim të nismave kombëtare dhe në funksion të partneritetit duke hartuar programe të përbashkëta në kuadër të autonomisë vendore. Ne do ta adresojmë si çështje për median, por edhe për komisionet parlamentare për financat dhe ekonominë dhe ai për ligjet

Adresimi i dobët i problematikave mjedisore që janë shqetësuese sipas Strategjisë së Zhvillimit, por edhe sipas komunitetit dhe OSHC në zbatim të nismave kombëtare[11] dhe në funksion të partneritetit me pushtetin vendor duke hartuar programe të përbashkëta.

Një nivel progresiv i tarifave të ambjentit (pastrim, gjelbërim, ndriçim) duhet të identifikohet si nevojë për të balancuar më mirë kostot e shtuara në kryerjen e shërbimeve të pastrimit të territorit

Në gjithë këto procese zhvillimore ekspertët dhe media investigative ngre shqetësimin e mungesës së transparencës cilësore. Në kuadër të këtij projekti, por edhe shqetësimit të ALTAX dhe OSHC të bërë publik në dalje dhe qëndrime publike në media të ndryshme dhe rrjet social[12] është propozuar që “Në kuadër të transparencës dhe llogaridhënies është e domosdoshme dhe etikë bazë e qeverisjes së hapur (duke qenë se fushata zgjedhore zgjat non stop), që pas çdo publikimi të fotografive dhe lajmeve për investime/shërbime publike të deklarohet edhe KOSTOJA BUXHETORE, si për pjesën që merren nga portofolat e tatimpaguesve nga taksat, po ashtu edhe për pjesën që financohet nga borxhet. Qytetarët kanë të drejtë të informohen mbi kostot dhe të vlerësojnë sa u ka kushtuar investimi që jetësohet nga huatë dhe taksat.”

Duke marrë si një referencë mbështetëse edhe Raportin “Infrastruktura e Integritetit”[13] gjejmë me vend të përfshijmë në raportin tonë se orientimet në të cilat përmenden në këtë publikim vlejnë si angazhime që duhen mbajtur në konsideratë edhe në kontekstin e këtij projekti, për të paktën monitorimin dhe analizën e (a) e prokurimeve publike, i cili kryhet nga disa OSHC të specializuara në vend, (b) të ardhurave dhe shpenzimeve fiskale, (c) administrimit të burimeve natyrore mbitokësore dhe nëntokësore, dhe (d) Vendimeve të drejtësisë lidhur me aktet korruptive të kallëzuara në drejtësi

Bashkia duhet të parashikojë luhatje të të ardhurave nga programet e instrumenteve financiare dhe nuk duhet të varet vetëm te këto instrumente për të financuar pjesën më të madhe të përmirësimit të infrastrukturës ekzistuese apo dhënies së infrastrukturës së re.

[1] https://www.adbc.al/wp-content/uploads/2020/10/BUJQESIA.pdf

[2] http://www.instat.gov.al/media/10013/pbb-rajonale-2020.pdf, faqe 7

[3] http://www.instat.gov.al/media/8611/statistikat-e-bujqësisë-për-vitin-2020-shqip_press-reease.pdf

https://www.who.int/news-room/fact-sheets/detail/healthy-diet

[4] http://www.instat.gov.al/media/8605/vjetari-bujqesise-2020.xlsx

[5] http://www.instat.gov.al/media/9432/vjetari-statistikor-2021_final-29122021.pdf, faqe 165

[6] http://www.azhbr.gov.al/skema-kombetare-2022/

[7] por që nevojitet një analizë e detajuar dhe ky raport nuk e merr përsipër

[8] https://bujqesia.gov.al/programi-i-integruar-per-zhvillimin-rural-programi-i-100-fshatrave-2/

[9] https://bujqesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/Aneksi_18_Lista_e_100_fshatrave.pdf

[10] https://altax.al/pergjegjshmeria-politike-per-tregun-e-prodhimeve-bujqesore/

[11] http://turizmi.gov.al/wp-content/uploads/2019/09/DPP-17.12.2018.pdf

[12]https://www.facebook.com/eduart.gjokutaj/posts/pfbid035UDNvGtwWAY29HhaN8MtBaDWLEa2CVXi6d96ZyCN4QTsMxAYaUm9LHNuNUQo19edl

[13] https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2020/10/Infrastructure-of-integrity-34-GITOC.pdf

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: