Bilanci i pagesave na tregon se ekonomia performon dobët dhe pse turizmi tregon shenja rritje

Bilanci i pagesave na tregon se ekonomia performon dobët dhe pse turizmi tregon shenja rritje

Në publikimin më të fundit të Bankës së Shqipërisë, në datën 11 Shtator mundemi të shikojmë një pamje më të qartësuar bilancin e pagesave të kryera për 6-mujorin e parë 2023. Këto pagesa përmbledhin transaksionet e qeverisë, bizneseve, organizatave dhe individëve me partnerët e tyre jashtë vendit, si dhe transaksionet monetare të paguara prej homologëve të huaj në vendin tonë[1].

Në tremujorin e parë dhe të dytë në 2023 deficiti tregtar sipas pagesave për importin dhe eksportin është rritur në të dy tremujorët në vijimësi në krahasim me tremujorët respektivë në vitin 2022.

Në krahasimin mes tyre shihet se deficiti tregtar është rritur me 75 milion Euro në Tremujorin e parë dhe me 222 milion Euro në Tremujorin e dytë.

Deficiti është ndikuar si nga ulja e pagesave të eksporteve në tremujorin e dytë 2023 me 84 milion Euro, por po ashtu edhe me rritjen e importeve në të dy tremujorët respektivisht sipas periudhës në 2023 me 79 milion Euro dhe 139 milion Euro.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Mallra (m. Euro)-816-998-1,216-1,239-891-1,220
Kredi483509477464487425
Debi1,2991,5071,6931,7031,3781,646

Kjo situatë e bilancit tregtar të pagesave tregon se eksportet nuk po ecin në rritje sipas treguesve më lart, por janë edhe një konfirmim i deklarimeve publike nga përfaqësuesit e një pjese të qenësishme të eksporteve të sektorit privat.

Ky faktor ndikues në eksportet shqiptare për pjesën që lidhet me mallrat dhe lëndët e para që hyjnë për përpunim në Shqipëri, nëse i referohemi të dhënave të tabelës më poshtë.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Mallra për përpunim në Shqipëri158182133152196198
Kredi (m. Euro)501596491572574588
Debi (m. Euro)343413358420378390

Nga të dhënat e treguesit “Mallra për përpunim në Shqipëri”, vërehet se në tremujorin e parë dhe të dytë në 2023 janë kryer pagesa në hyrje për vlerë mallrash për përpunim respektivisht 574 milion Euro dhe 588 milion Euro dhe kanë dalë pagesa për të paguar vlerën e këtyre mallrave, respektivisht për të njëjtat periudha të 2023, 378 milion Euro dhe 390 milion Euro. Në krahasim me tremujorët e parë dhe të dytë të vitit 2022 ka një rritje të lehtë me 73 milion Euro në tremujorin e parë 2023 dhe një rënie me 8 milion euro në tremujorin e dytë. Nisur edhe nga të dhënat që prezantojnë direkt nga bilancet e tyre eksportuesit shqiptarë duket se kjo tendencë rënëse ka vijuar edhe në të paktën dy muajt e tremujorit të tretë 2023.

Në tërësinë e vet, të dhënat nga bilanci tregtar tregojnë për një ndikim në rritje të importeve ndaj eksporteve në rënie duke dhënë ndikimin e vet edhe në dobësimin e Euros, në nivele jo masivisht të mëdha krahasuar me 6 mujorin e parë 2022.

Por, në një krahasim tashmë të treguesve të të dhënave të hyrjeve të shtetasve të huaj për 6-mujorin e parë 2022 dhe 2023 treguesit nga INSTAT prezantojnë të dhëna si më poshtë:

Hyrje-Dalje vizitorë6m. I 20226m. I 2023Ndryshimi
Hyrje te huaj (m. hyrje)2.553.390.84
Dalje shqiptare (m. dalje)2.523.020.5

Në 6 mujorin e parë 2023 kanë hyrë 3.39 milion shtetas të huaj për qëllime vizitash mjekësore, zyrtare, personale, turizmi me një rritje prej 840 mijë shtetas më shumë krahasuar me 2022.

Ndërsa kanë dalë 3.02 milionë shtetas shqiptarë për të njëjtat qëllime vizitash si më lart me një rritje prej 500 mijë shtetas më shumë.

Nëse këto të dhëna të numrit të vizitorëve tashmë i krahasojmë me bilancin e pagesave sipas periudhave më lart, sipas tabelës më poshtë vërejmë se në 6-mujorin e parë 2023 janë shpenzuar nga shtetasit e huaj (vizitorë) 1.55 miliard Euro, apo 423 milionë Euro më shumë se në 6-mujorin e parë 2022. Ndërkohë, nga pagesat që kanë bërë për të njëjtat qëllime shtetasit shqiptarë në vende të tjera kanë dalë nga vendi 977 milionë Euro, apo 183 milionë Euro më shumë se në 6-mujorin e parë 2022. Nëse bëjmë një bilanc të pagesave në hyrje nga të huajt me pagesat në dalje nga shqiptarët, rezulton se kanë mbetur si valuta të huaja[2] në tregun shqiptar 240 milionë Euro, e cila konsiderohet një shtesë monetare krahasuar me vitin e kaluar.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Udhëtime (m. Euro)86252505226189388
Kredi4097221,061648624930
Debi323471556421435542

Në një krahasim mes të njëjtës periudhë 6-mujore të vitit 2022 me vitin 2021 ku vlera neto midis hyrjeve dhe daljeve të pagesës ishte vetëm 50 milion Euro mund të shihet si një tregues me ndikim më të madh nga sa është vlerësuar deri më tani. Por gjithsesi, nëse shikojmë se dobësimi i Euros është dukshëm shumë më poshtë se efekti nga vetëm 240 milion euro shtesë në ekonomi, ekspertët tanë rezervojnë të drejtën të shtrijnë edhe më tej analizën krahasuese.

Një tjetër tregues që është parë mbi baza krahasuese 6 mujore për vitin 2022 dhe 2023 janë remitancat apo dërgesat e parave nga jashtë vendit nga emigrantët.

Në 6-mujorin e parë 2022, dërgesat e emigrantëve llogariten në një vlerë totale prej 376 milionë Euro dhe në 6-mujorin e parë 2023 dërgesat e parave nga emigrantët llogariten në 444 milion Euro, apo 68 milion Euro më shumë në tregun shqiptar të pagesave.

Një shumë e tillë dërgesash dukshëm është adresuar drejt tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe për konsumin e mallrave dhe prodhimeve në tregun e brendshëm.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Remitancat (m. Euro)184192216242214230
Kredi184192216242214230
Debi000000

Vlera monetare prej 68 milionë Euro më shumë është një ndikues në ofertën e Euros në tregun e këmbimit, por me një peshë të vogël nëse vlerësojmë se kjo shumë është shpërndarë më shumë për 6 muaj me radhë dhe në sasi jo të barabarta.

Për të vijuar më tej me analizën, në treguesit e rëndësishëm të bilancit të pagesave janë edhe vlerat e investuara në mbi gjysmën e tyre në Euro dhe pjesa tjetër në valuta të tjera.

Vlera bruto e investimeve të huaja në 6-mujroin e parë 2022 është në vlerën e konvertuar të 640 milion Euro dhe në 6-mujorin e parë 2023 në vlerën e konvertuar të 686 milion Euro, me një rritje prej 46 milion Euro më shumë në 2023.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Investimet direkte bruto (m. Euro)303337344388307379
Kapitali/ aksionet në fondet e investimeve111160152184143186
Fitimi i riinvestuar167170195199182194
Instrumentet e borxhit257-35-17-1

Por, nëse shikojmë sipas tabelës më poshtë se pagesat e kryera për investime të dala jashtë Shqipërisë janë rritur në vitin 2023, atëherë edhe ky tregues duhet parë me vëmendjen e duhur për të kuptuar edhe peshën e ndikimeve të investimeve neto (që mbeten) në ekonominë shqiptare.

Treguesit më poshtë shërbejnë edhe si një matës dhe nivel alarmi se pse po ikin investitorët shqiptarë jashtë vendit. Kështu, në vitin 2022 vlera e pagesave për investime jashtë vendit është 90 milion Euro, ndërkohë që në 6-mujorin e parë 2023 është 126 milion Euro.

Nëse këtij treguesi i shtojmë në analizën krahasuese të vlerave edhe faktin e një portofoli të ngushtë të investimeve të huaja në vend, atëherë gjithë segmenti që lidhet me investimet kapitale ka nevojë për një reformim të thellë që të dalë nga kjo rënie në vend të rritjes së kapitalit për investim.

T I 2022T II 2022T III 2022T IV 2022T I 2023T II 2023
Investime direkte dalëse (m. Euro)365448445076
Kapitali dhe aksionet në fondet e investimeve233130193160
Fitimi i riinvestuar141217232111
Instrumentet e borxhit-21113-24

Në përmbledhje të gjithë treguesve sa më lart, në një treg këmbimi valutor ku Euro ka dobësuar efektivitetin e eksporteve dhe ka ndikuar me gjasa edhe në një pjesë të konsumit nga rezidentët shqiptarë nevojitet që të pranohet se situata nuk duhet lënë të shikojmë treguesit e tremujorit të tretë, pasi në tërësi janë vetë shqiptarët që ndjejnë se kostoja e jetesës është rritur dhe informaliteti po gërryen çdo ditë nismat e qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

[1] https://www.bankofalbania.org/rc/doc/METODIK_1421_1_9300.pdf
https://www.bankofalbania.org/?crd=0,8,1,1,0,17830&uni=20230911145607162158210189185160&ln=1&mode=alone 

[2] Valutat që shpenzohen nga vizitorët e huaj në dollar amerikanë, euro, paund britanik, franga zvicerane etj. Konvertohen të gjitha në Euro për ta patur si njësi monetare të njëjtë me pagesat e shqiptarëve jashtë vendit

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.