Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018

Barra tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018

Ju prezantojmë me publikimin e Ri të përgatitur nga ALTAX mbi Barrën tatimore në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan, 2018.

Llogaritja, matja dhe prezantimi i barrës tatimore dhe si dhe paraqitja e Indeksit të Ditës së Lirisë Fiskale janë në edicionin e gjashtë të shfaqjes së tyre për ambjentin ekonomik dhe politik shqiptar dhe më gjerë. Studimi fiskal i prezantuar mbi rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e Qendrës ALTAX për llogaritjen e Ditës së Lirisë Fiskale, 2018 është bërë një referim, që po synon të krijojë një model në ambientin ekonomik e politik shqiptar.

Matja e barrës tatimore tregon efektin, se si politika e mirë/keqe e taksave plotëson një nga qëllimet parësore, rritjen e të ardhurave duke ruajtur barazinë e tatimpaguesve në barrën që ata mbajnë. Nga ana tjetër politika duhet të synojë efektin që bie barazia lidhur me shpërndarjen e barrës që duhet të mbajnë tatimpaguesit sipas aftësisë për të paguar.

Nëpërmjet llogaritjes së barrës tatimore synojmë të analizojmë efektet e sistemit të taksimit në shpërmndarjen e mirëqenies ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan. Studimi është realizuar për të treguar nivelin e barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, duke komentuar për mundësitë që duhet të analizojnë politikat fiskale dhe administrimi në rritjen e të ardhurave nëpërmjet krahasimit me qarqe të ngjashme, në funksion të financimit të shpenzimeve për investime lokale dhe qendrore dhe rritjes së mirëqenies së qytatetarëve, pa harruar se politika fiskale nëpërmjet barrës vendos mbi rishpërndarjen e të ardhurave.

Të dhënat e përdorura për Shqipërinë i përkasin realizimit të treguesve buxhetorë paraprakë të vitit 2017 dhe në analiza të caktuara edhe të dhëna të viteve përpara. Të dhenat e përdorura për vendet e tjera i përkasin vitit 2015 – 2017. Ato janë marrë nga raporte të publikuara nga Fondi Monetar, Banka Botërore, Institute dhe qendra statistikore e studimore te vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si dhe nga publikime zyrtare të financave të vendeve të Ballkanit.

Një vend të veçantë në të dhënat dhe informacionet e administruara dhe përpunyuara janë raportet publike të miratuara nga këshillat e Bashkive të Shqipërisë, si dhe raporte të komunave të Republikës së Kosovës në dy vitet e fundit.

Prezantimi i të dhënave mbi Prodhimin e Brendshëm, pagimin e tatimeve dhe taksave janë bazuar mbi kryqëzimin e informacionit, që gjendet i publikuar në raportet e Fondit Monetar (Country Reports), dhe Trading Economics, te të cilët gjenden tabela, komente dhe projeksione për të dhënat makro për vitet e fundit përfshirë edhe vitin më të fundit 2017.

Për Shqipërinë, të dhënat për prodhimin e brendshëm rajonal janë marrë nga Ministria e Financave ne publikimet e borxhit publik, po ashtu edhe për Kosovën janë marrë nga publikimi i Agjensisë së Statistikave të Kosovës. Ndërsa të dhënat makro për tatimet dhe taksat e paguara janë nxjerrë nga përpunimi i statistikave dhe buletineve të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe agjensive të të hyrave publike për të dy shtetet.

Per ta lexuar dhe debatuar rreth studimit ju ftojme te klikoni KETU

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: