Banka e Shqipërisë dhe shtyrja e afatit të marrëveshjes me Bankën Qendrore Europiane
Gjithë Bankat Qendrore (BQ) shpresojnë për më të mirën, por jo të gjitha përgatiten plotësisht për më të keqen. Ky është një konstatim i Bankës Qendrore Europiane (BQE), ku përfshihet edhe Banka e Shqipërisë midis bankave qendrore te Hungarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe San Marinos.
Sipas BQE, edhe pse BQ i vlerësojnë rreziqet sistematikisht, ato nuk janë ende në gjendje të kuptojnë madhësinë e plotë, pasi shumica nuk mbledhin në mënyrë aktive të dhëna të palëve në treg dhe të nivelit të aktiveve. Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha bordet e BQ nuk janë ende të vetëdijshëm se si këto rreziqe do të zhvillohen me kalimin e kohës, çfarë niveli të saktë rreziku mund të pranojë Banka dhe çfarë veprimi do të ndërmarrë për të frenuar rrezikun e tepërt.
Në këtë fund Dhjetori 2022, BQE zgjeroi linjat ekzistuese të REPO-ve[1] dhe shkëmbimeve me bankat qendrore jo të zonës së euros deri më 15 janar 2024. Kjo është hera e trete.
Fillimisht kjo Marrëveshje u nënshkrua ne 2020 per pandeminë[2], pastaj BQE ne 2021 vendosi të zgjasë përkohësisht afatin e linjave të likuiditetit në euro me nëntë muaj, deri në muajin mars të vitit 2022[3] per rreziqe dhe pasiguri te tjera te tregut dhe tashmë në 16 Dhjetor 2022[4] kjo shtyrje përfshin edhe rrisqet e tregut nga lufta në Ukrainë dhe ndikimet e mundshme të saj.
EUREP është një strukturë parandaluese, e kufizuar në kohë. Fillimisht u prezantua si pjesë e masave të reagimit ndaj krizave të BQE-së për të adresuar ndikimin negativ të pandemisë COVID-19. Në përgjithësi, këto marrëveshje synojnë të lehtësojnë një transmetim të qetë të politikës monetare në zonën e euros në dobi të të gjithë qytetarëve të zonës së euros.
Likuiditeti i siguruar nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, do t’i vihet në dispozicion sistemit bankar shqiptar nëpërmjet Bankës së Shqipërisë. Ky instrument është një mjet mbrojtje rezervë, që mund të vihet në përdorim në rast se do të ketë një mosfunksionim normal të tregut për shkak të ndonjë goditje të papritur, të ngjashme me ato që kaluam dhe janë ende prezente si rrisqe.
Sigurimi i likuiditetit në euro për bankat qendrore jashtë zonës së euros synon të lehtësojë nevojat për likuiditet në euro në ato vende kur ka një mjedis të stresuar tregu. Përfituesit e mundshëm janë bankat që kanë nevojë për financim në euro, por nuk janë në gjendje ta marrin atë në treg ose mund ta bëjnë këtë vetëm me çmime penguese.
Normalisht, këto para që mund të përdoren edhe si kreditim për qeverinë dhe përbëhen nga paradhënie ose mbitërheqje në llogarinë e qeverisë në bankën qendrore dhe synon të kompensojë mungesat sezonale në të ardhurat e qeverisë. Legjislacioni zakonisht vendos një tavan në shumën e huasë dhe kërkon që qeveria ta kthejë atë brenda të njëjtit vit fiskal.
Por, lidhur me transparencën cilësore dhe mënyrën se si ato performojnë nevojitet gjithsesi që BSH të jetë më prezente për publikun nëpërmjet mbajtjes së raportimeve të plota për impaktin e tyre dhe nivelin e sigurisë që kanë garantuar deri më tani.
Aktualisht, ne nuk kemi informacion lidhur me vendimet per kuadrin e politikave dhe angazhimeve qe jane marre dhe niveli i zbatimit te tyre deri ne këtë fundviti.
[1] Marrëveshja REPO është një formë huamarrje e kolateralizuar. Përmes saj, Banka e Shqipërisë, shet përkohësisht tek BQE tituj që i disponon, duke marrë përsipër t’i blejë ato në një kohë të dytë, sipas kushteve të rëna paraprakisht dakord me BQE-në. Këto linja shkëmbimesh dhe REPO-sh dypalëshe janë krijuar që nga viti 2020 për të siguruar likuiditet në euro për institucionet financiare nëpërmjet bankave qendrore jo të zonës së euros në funksion të pandemisë dhe tensioneve të rritura gjeopolitike të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.[2]https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/BQE_dhe_Banka_e_Shqiperise_kane_dakordesuar_per_nje_linje_te_marreveshjeve_te_riblerjes_Repo_per_te_siguruar_likuiditet_ne_euro.html
https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/?crd=27205
[3]https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Njoftimi_per_shtyp_i_BQE_BQE_zgjat_afatin_e_linjave_te_likuiditetit_ne_Euro_me_bankat_qendrore_te_shteteve_joanetare_te_Eurozones_1.html
[4]https://www.bankofalbania.org/Shtypi/Njoftimet_per_shtyp/Banka_e_Shqiperise_dakordeson_me_Banken_Qendrore_Evropiane_zgjatjen_e_afatit_te_linjes_se_likuiditetit_ne_euro_deri_ne_muajin_janar_2024.html
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.