Autonomia fiskale e bashkive nuk është ende në fokusin e duhur

Autonomia fiskale e bashkive nuk është ende në fokusin e duhur

Pjesa më e madhe e përfitimit ekonomik dhe politik të financave publike të decentralizuara vjen nga aftësia të qeverive vendore për të marrë vendimet e tyre në lidhje me taksat. Një qeveri vendore që është në gjendje të përcaktojë bazat e veta tatimore, normat e taksave dhe të tjera karakteristikat e një takse ka një shkallë të lartë autonomie tatimore ose fuqi tatimore.
Autonomia fiskale ne parim është një organizim qe nëse nuk arrin te fuqizoje njësitë e qeverisjes vendore me mjetet e duhura për të ofruar shërbime më të mira për komunitetin dhe ndarjen e duhur të fondeve në bazë të nevojave të qytetarëve, atëherë ka humbur mundësinë te jete një politike e mire dhe ne funksion edhe te rishpërndarjes se mirëqenies.

Për të siguruar të saktë krahasimet lidhur me rëndësinë e pavarësisë fiskale të qeverive lokale është e rëndësishme që të bashkitë të jenë në gjendje të arrijnë që sistemet e taksave lokale të tyre, sipas shkallës së tatimit të mbledhin për ato të ardhura sa u përcakton legjislacioni të mund të përbëjnë  bazën e tyre për autonomi funksionale.

Një tregues me rëndësi dhe që pasqyron autonominë funksionale fiskale është edhe raporti që mbajnë të ardhurat nga taksat vendore në totalin e të ardhurave të buxhetit të një vendi. Niveli tregues i këtij raporti është një pasqyrim konkret dhe transparent i funksionimit të autonomisë vendore.

Pjesa që zënë në buxhetin e shtetit shqiptar të ardhurat nga pushteti vendor në raport me të ardhurat tatimore gjithsej janë në nivelin 5% për vitin 2022 si dhe 6-mujorin e parë 2023. Ky raport i peshës së taksave vendore është i njëjtë me mesataren që vërehet në vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, ky raport në BE është mesatarisht 22%, por duke variuar nga 1,3% në Maltë, 8% në Greqi e Irlandë e mbi 40% në vendet skandinave.

Rezultatet e indeksit tregojnë se transfertat qeveritare përbëjnë burimin më të rëndësishëm të fondeve për pushtetin vendor, pra për ekzekutimin e funksioneve lokale dhe ofrimin e shërbimeve. Siç mund të shikohet edhe nga analizat vjetore të performancës lokale, varësia e madhe e bashkive nga qendra tregon se deri më sot, përveç fjalëve nuk ka patur fokus nga qeveria për ta bërë funksionale sipas detyrave që ajo ka. Fokusi i mangët shihet edhe në analizat e të ardhurave që prezanton Ministria e Financave, ku pjesa që i përket performancës së të ardhurave vendore pothuajse nuk egziston.

Reforma dhe modernizimi i institucioneve fiskale qendrore dhe vendore ka qenë një temë e vazhdueshme në dy dekadat e fundit. Si rezultat i kësaj qasje politike ka pasur një tendencë që qeveritë të rrisin autonominë financiare të bashkive.

Por në fakt deri më sot një autonomi fiskale që mund të çonte më mire performancën duke hequr pengesat për menaxhimin efektiv dhe efikas si dhe duke ruajtur dhënien e llogaridhënies dhe transparencës së duhur duket se është jashtë fokusit të qeverisjeve.

Në fakt i vetmi fokus që kemi parë në vitet që kemi kaluar është rritja e kontrollit të qeverisë nëpërmjet përcaktimit të zhvillimit të investimeve dhe shpenzimeve kryesore dhe pakësimi i autonomisë vendore për të marrë vendime që përkojnë me një status të tillë. Madje mund të shprehemi se varësia e autonomisë fiskale të bashkive është rritur në raport me objektivat që duhet të ishin përmbushur në vitin që po komentojmë.

Edhe pse arsyet janë si pasojë e niveleve të ulëta të sektorit privat dhe industrisë në bashki, si dhe mungesës së kapaciteteve për gjenerimin e të ardhurave, apo edhe probleme të shumta lidhur me mënyrën e funksionimit në përgjithësi të administrimit fiskal mbetet që nëse nuk ndryshon mendësia dhe fokusi shumë pak mund të ndryshojë edhe performance fiskale vendore.

Megjithatë ne besojnë se rritja e autonomisë mund të zgjidhë problemet administrative dhe problemet e qeverisjes fiskale, të tilla si mungesa e efikasitetit organizativ, dhe ofrimit të shërbimeve efektive për publikun. Probleme të tilla që mbajnë peng rritjen e autonomisë, të tilla si: paga e ulët, stafet me cilësi të ulët, nivele të ulëta të mbajtjes dhe rekrutimit te bazuar në patronazh politik mund të përmirësohen përmes autonomisë në fushat e burimeve njerëzore.
Ndërhyrja politike mund të adresohet përmes rritjes së pavarësisë nga degëzimet e qeverisë, ashtu si dhe financimi adekuat mund të sigurohet përmes miratimit të instrumentave shtesë përtej atyre qe jane kufizuar deri me sot duke filluar te mendohet ne mënyrë te zgjuar per rritjen e burimeve te financimit nëpërmjet diversifikimit te tyre, qe nga bonot bashkiake e deri te rritja e investimeve qe bazohen mbi qasjet teknologjike me kosto – përfitim te arrire.

Por qe te arrihen gjithë teoritë te vihen ne funksionim, se pari politika duhet te çmontoje patronazhimin dhe me tej te lere pushtetin vendor te gëzojë pavarësinë qe i jep ligji. E kundërta e mban sistemin vendor ne keto nivele qe është tani, por duke humbur mundësitë dhe avantazhet qe jep praktika e shëndetshme e autonomisë vendore.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: