ALTAX paraqet kërkimin që i përgjigjet pyetjes se kush e ka detyrë luftën ndaj informalitetit në Shqipëri dhe si po e lufton?

ALTAX paraqet kërkimin që i përgjigjet pyetjes se kush e ka detyrë luftën ndaj informalitetit në Shqipëri dhe si po e lufton?

Fokusimi në nevojën për qeverisje efektive për të mbështetur drejtpërsëdrejti klimën e biznesit dhe qasjen e qeverisjes me gjithpërfshirje është synimi më i fundit i materialit kërkimor “Kush e ka detyrë ta luftojë informalitetin dhe si po e lufton?”

Cënueshmëria e ekonomisë formale është rritur ndjeshëm gjatë kësaj kohe të vështirë dhe marrja e masave me synimin e gjithpërfshirjes mundet që të ndikojë më mirë se më parë në uljen e ndjeshme të informalitetit.

Në parandalim të situatave të rëndimit të kostos dhe shpenzimeve bazë, atëherë skenari për një strategji direkte ndaj informalitetit i shërben qëndrueshmërisë ndaj krizës së mundshme të shëndetit publik, të arsimit të cilat mund të jenë joproporcionale, në varësi të karakteristikave të brendshme, strategjisë së reagimit dhe ndërhyrjeve të qeverisë.

Ndonëse krizat ekonomike nuk e shqetësojnë direkt ekonominë informale, aftësia për të rezistuar zgjat vetëm përkohësisht, sepse tashmë shihet se dobësia e ekonomisë informale është mungesa e aseteve, kursimeve dhe fondeve për sigurimet për të ardhmen, që mund t’i mbajnë ata rezistentë në kohë të vështira.

Rezistenca e integruar e fituar nga përvoja aktuale nuk ka gjasa të mjaftueshme për t’u përshtatur me krizën e ardhme, veçanërisht kur politikat nuk janë konsistente dhe vullnetet politike korruptohen.

Riformatimi i ekonomisë informale, nisur nga ekspozimi i saj gjatë viteve të fundit mjaft të vështira mund të fillohet duke parë rezervat e mëdha që duhen marrë prej saj në këmbim të ofertave interesante dhe mjaft nxitëse për ta joshur drejt një ekonomie që ka arritur objektiva të rritjes së qëndrueshme dhe garanton siguri vazhdimësie për të ardhmen.

Këto qasje dhe shembuj dhe statistika shoqërojnë publikimin, i cili prezantohet në këtë fillim shkurti duke konsideruar faktin se nuk ka kohë për të vijuar me programet dhe modelet që deri më sot kanë dhënë rezultate të dobëta krahasuar me vetveten, por edhe me fqinjët tanë rajonalë.

Ky matërial është përpunuar nga të dhëna dhe publikime ligjore online, nga përpunimet e ekspertëve tanë, si dhe nga të dhëna dhe publikime të përpunuara nga stafi i ALTAX në kohë të ndryshme. Të dhënat e përdorura dhe referencat ligjore të vendosura janë të marra në çdo rast nga burime zyrtare.

Publikimi u bë i mundur me mbështetjen e stafit të ALTAX. Vëmendja e saktë ndaj detajeve kanë qenë një frymëzim dhe e kanë mbajtur punën tonë në rrugën e duhur që nga momenti fillestar dhe deri në momenti kur u përgatit drafti përfundimtar i këtij punimi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: