Rreth Nesh

Rreth Nesh

KUSH JEMI NE? 

QËLLIMET DHE VIZIONI

ALTAX është një qendër studimore fiskale dhe punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për cështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqerine civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së  shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe të qendrueshme.

ALTAX përfaqëson një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e nje komentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazive sociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit në Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.

ALTAX ka qëllim primar të promovojë edukatën tatimore, të ndihmojë dhe kujdeset për ekspertizën e duhur dhe të mbrojë tatimpaguesit nga veprimet abuzive të administratës publike. Veprimtaria e saj është në funksion të synimit për të arritur në një sistem tatimor më eficient dhe më pak kompleks për çdokënd.

ALTAX kërkon të zgjerojë parametrat e debatit të politikave publike për të lejuar mundësinë e ndryshimit të parimeve tradicionale të qeverisjes ne raport me transparencën. Në realizimin e objektivave të saj, ALTax kërkon të tërheqë sa më tepër publik të interesuar të përfshihet në këto diskutime dhe të jetë pjesë e ndryshimeve të debateve të politikave të qeverisjes për publikun dhe me publikun.

AKTIVITETET E KRYERA

ALTAX ka aktivitet intensiv në politikën fiskale dhe analizën që përfshin edhe administrimin, politikën buxhetore dhe pajtueshmërinw tatimore dhe çekuilibrimet ekonomike. Veprimet e ALTAX dallohen nga qasja proaktive duke u bazuar kryesisht në rrjetin e ekspertëve që janë të lidhur ngushtë me ekspertët e ALTaX dhe organizohen bazuar në tema dhe evente tematike.

Bordi i ALTax në bashkëpunim me partnerët kanë organizuar dhe publikuar/pjesëmarrje në iniciativa të rëndësishme si:

  • Dita e Lirisë Fiskale 2014 në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Mars 2014.
  • Kontributor në botimin e Bankës Botërore “Doing Business” për vitet 2010-2017.
  • Bashkëpunim me ekspertët e Fondit Monetar në projektin e strategjisë së pajtueshmërisë fiskale në administrimin e tatimeve, 2012
  • Studime, kërkime, Raporte, Analiza dhe artikuj studimorë mbi ekonominë, financat publike dhe sistemin fiskal.
  • Pjesëmarrje aktive në median e shkruar dhe vizive.
  • Konsulencë për studentë të ekonomisë e financës, studiuesë të fiskut, si dhe përfaqësuesit e medias ekonomike.

Bashkëpunimi kryesor i Qendrës ALTax ka qenë me organizata të fushës fiskale shqiptare dhe të huaja në rajon. Qendra ALTax ka qenë e orientuar kryesisht si një organizatë Think-Tank. 

Për informimin tuaj, mund të shkruani në adresën email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.  

Studio ALTAX

Studio ALTAX është pjesë e Qendrës ALTAX. Ajo e ka filluar egzistencën e saj në vitin 1999 dhe është e vendosur në Tiranë. Stafi i saj përbëhet nga fiskalistë, juristë dhe ekspertë te kontabilitetit fiskal me një eksperience pune shumëvjecare . Shërbimet e Stduios janë të organizuara për të funksionuar si pjesë përbërëse e një shërbimi me cikël të plotë për nevojat e biznesit gjatë aktivitetit të tij. Ndërkohë, Studio ALTax kryen edhe eksperiza në studimin e ekonomisë dhe burimeve natyrore, si dhe raporte fizibiliteti për nevoja të aktiviteteve të çdo sektori të ekonomisë.

Nepermjet ciklit bashkëpunues vjetor me administratën fiskale, studioja mban kontakt të rregullt me stafin e partnerëve të saj për t’ju spjeguar dhe informuar për çfarë ndodh, kur dhe si po ndodh në ambjentin fiskal shqiptar. Gjithashtu Studio perdor gjithë teknologjinë, si një instrument për përmbushjen e shërbimeve dhe ndarjen e informacionit.

Për të qenë të sigurtë Studio prej shumë vitesh garanton një shërbim të cilësisë më të larte në treg dhe me të njëjtin standart në çdo kohë, duke zbatuar modelin e Bashkëpunimit Fiskal (BF). Kjo menyre zbatohet duke identifikuar çështjet e pazgjidhura me institucionet, si dhe problemet që zyra e financës së partnerit nuk i ka adresuar mënyrën e zgjidhjes se tyre. Ky bashkëpunim bazohet në rëndësinë e planifikimit dhe ekspertizën në zgjidhjen në një format efektiv për biznesin.

Për informimin tuaj, mund të shkruani në adresën email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. 

 

Bashkëpunime me:

International Finance CorporationSSRNDhoma e Tregetise dhe Industriese, DurresThe World BankUnited Oilfield ServicesTolimo Company

Identifikohu