Pyetje

Kur zbritet tatimi i paguar në një shtet tjetër?

Përgjigja

Punoj si menaxher ne nje firme greke ne Greqi. Kur erdhi momenti per te paguar tatimin mbi te ardhurat per mua, ai me zbritej nga rroga dhe ishte një shume e konsiderueshme. A ka ndonje trajtim per raste te vecanta rasti im?

Ky rast i perket trajtimit te eleminimit te taksimit te dyfishte.

Për të parë se si lind tatimi i dyfishtë le të supozojmë se një individ apo një shoqëri (person juridik) rezident i shtetit "X", do të ushtrojë aktivitet në Shqipëri:

rastin e individit ai mund të jetë p.sh. një specialist, këshilltar rezident i Shtetit “X”, që punon

në një shoqëri shqiptare me kohë të kufizuar apo një ekspert i pavarur (avokat, inxhinjer, mjek, etj) apo sportist ose artist, i cili nuk i plotëson kriteret për t’u konsideruar resident tatimor Shqiptar (ai qëndron në Shqipëri në total më pak se 183 ditë gjatë një viti tatimor dhe/ose ka interesat jetike në Shtetin X), pra nuk është rezident Shqiptar për qëllime tatimore. Meqenëse ky individ është rezident tatimor i shtetit "X", në bazë të legjislacionit tatimor të këtij shteti ai tatohet në shtetin "X" për të ardhurat e tij në total të realizuara në atë shtet dhe kudo gjetkë, pra edhe për të ardhurat e realizuara në Shqipëri. Nga ana tjetër, për pjesën e të ardhurave të realizuara në Shqipëri, në bazë të Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat (Neni 7, paragrafi 2), ky individ do të tatohet në Shqipëri, për pagën apo shpërblime të ndryshme që merr për punën që ai bën në Shqipëri. Siç shihet të ardhurat e realizuara në Shipëri tatohen dy herë, një herë në Shqipëri dhe pastaj në shtetin "X". Pra një herë në vendin ku realizohen të ardhurat dhe një herë në vendin ku ka rezidencën tatim‐paguesi. Po kështu individë, residentë tatimorë të shtetit X, mund të realizojnë të ardhura nga interesat për depozita që kanë në banka rezidente Shqiptare, apo të ardhura nga dividentët për aksione që mund të zoërojnë në shoqëri rezidente Shqiptare, dhe, në këto raste, interesat apo dividentët tatohen dy here: një here me tatim në burim në Shqipëri (vendi ku krijohen të ardhurat) dhe një here me tatim mbi të ardhurat në shtetin X (vendi ku ka rezidencën tatimpaguesi);

Identifikohu