Pyetje

Cilat dokumente tatimore duhet të mbaj në dyqan?

Përgjigja

Ne radhe te pare, çdo subjekt duhet te kete te vendosur ne nje vend te dukshem certifikaten tatimore dhe listen e cmimeve te mallrave qe ai tregton.

Sipas ligjit te procedurave tatimore, çdo subjekt si person fizik a juridik, duhet të regjistrojë në mënyrë të plotë, të rregullt dhe në kohën e duhur të gjitha veprimet e kryera, me qëllim që të justifikojë shumën e tatimeve e të taksave për të cilat detyrohet, si dhe të japë elementët e nevojshëm për kontrollin nga administrata tatimore ose nga organe të tjera të autorizuara me ligj.

Për regjistrimin e veprimeve ekonomike që lidhen me tatimet dhe taksat përdoren librat e regjistrat e kontabilitetit që subjekti mban në zbatim të detyrimeve kontabël.

Nderkohe ligji per tatimin e thjeshtuar mbi fitimin detyron gjithe subjektet qe jane objekt i mbulimit prej tij te mbajne faturat e shitjes qe ka realizuar apo kuponat tatimore nese ka ne perdorim  nje  kase  regjistruese  elektronike  ose  nje  aparat  elektronik  te miratuar  sipas kushteve te vendosura prej administrates tatimore,. Ai gjithashtu duhet te kete dhe faturat e blerjes per te justifikuar mallin qe po shet. Gjithashtu ky subjekt duhet te mbaje dhe librin e xhiros dhe ate te blerjes, ku ka hedhur periodikisht per cdo dite shitjet dhe blerjet qe ka kryer, te dokumentuara sipas faturave. Nderkohe, ai duhet te kete te disponueshme per kontrollin tatimor dhe mandatet e pageses se tatimeve, taksave lokale, sigurimeve shoqerore.

 

Identifikohu