Publikime te ALTAX

boshlleku_tatimor_2014_final---

Boshllëku i TVSH-së në Shqipëri dhe Kosovë, 2021

Qendra ALTAX prezanton në këtë studim përpjekjen për herë të tretë, për vlerësimin e nivelit të boshllëkut tatimor. Në botimin e tretë, ashtu si edhe në publikimin paraardhës një vend të veçantë ka marrë vlerësimi për boshllëkun tatimor në Kosovë. Vlerësimi i boshllëkut në këtë publikim është paraqitur, vetëm për TVSH-në duke përfshirë të dy agjensitë e administrimit tatimor në dy vende fqinje në Ballkanin Perëndimor: doganat dhe tatimet.
Bazuar mbi treguesit makroekonomikë dhe fiskalë, studimi paraqet disa gjetje që vlejnë të diskutohen.
Shumica e të ardhurave buxhetore në Kosovë përbëhet nga barra tatimore që mban një peshë sa 88.7% e të ardhurave buxhetore gjithsej dhe në Shqipëri barra tatimore është sa 92.8 % e të ardhurave buxhetore gjithsej.

Buxheti i shtetit të Kosovës ka arkëtuar shumën 1.95 miliard Euro, ku të ardhurat tatimore janë 1.73 miliard Euro.

Buxheti i shtetit të Shqipërisë ka arkëtuar 3.76 miliard Euro, ku të ardhurat tatimore janë 3.49 miliard Euro. 

Nga analiza e legjislacionit për përjashtimet dhe lehtësitë tatimore shikohet se:
- në Shqipëri është e përjashtuar nga TVSH 47.7% e PBB-së, ndërsa në Kosovë është e përjashtuar nga TVSH 23.8% e BPV-së. 

Totali i TVSH-së së mbledhshme pa patur përjashtime dhe evazion e shmangie tatimore:  
- në Shqipëri është 255.4 miliard lekë (2.1 miliard Euro) nga 155.9 miliard lekë (1.3 miliard Euro) në vit, që mblidhet aktualisht, pra një diferencë prej 99.5 miliard lekë (814.4 milion Euro);
- në Kosovë është 1.2 miliard Euro nga 848.1 milion Euro në vit, që mblidhet aktualisht, pra një diferencë prej 372.7 milion Euro; 

Boshllëku nga politikat e përjashtimeve dhe lehtësirave bashkë me normat e reduktuara të TVSH-së: 
- në Shqipëri është sa 5.4% e PBB-së
- në Kosovë është sa 3.6% e PBB-së; 

Boshllëku nga administrimi dhe qasja e pajtueshmërisë me ligjin: 
- në Shqipëri është sa 0.5% e PBB-së
- në Kosovë është sa 1.7% e PBB-së; 

Efikasiteti i TVSH-së sipas formulës përkatëse duke konsideruar fakti se sa më pranë nivelit 100% është një tregues më i mirë , shihet se: 
- në Shqipëri është sa 0.66;
- në Kosovë është sa 0.93. 

Në brendinë e studimit, ju mund të njiheni me tematika të trajtuara bazuar mbi të dhënat dhe llogaritjet duke synuar që të jemi sa më të saktë në përcaktimet dhe komentet mbi gjetjet.

No vote


Identifikohu