Nga Sistemi Gjyqësor

gj_l__v_3

VENDIME GJ.L. VOLUMI 3-2017- PROCEDURAT TATIMORE

Vendimet e sistemit gjyqësor shqiptar për çështjet fiskale është përmbledhja më e fundit për ballafaqimin juridik të zbatimit të ligjit nga administrata tatimore dhe doganore e përgatitur me kujdes nga ALTAX Center.

Kjo përmbledhje është një prezantim i gjithë çështjeve që bizneset dhe individët kanë ankimuar në sistemin gjyqesor në lidhje me pretendime për zbatim të gabuar të legjislacionit nga administrata tatimore dhe doganore.

Përmbledhja përfshin çështje të viteve 2015-2017 dhe është e ndarë në 8 volume duke filluar me zbatimin e procedurave të ligjit bazë të administratës TATIMORE, DOGANORE, TVSH, TAKSA E TARIFA VENDORE. Brenda secilit volum prezantohen çështje të kontrollit tatimor, të mosdeklarimit të punonjësve, të tatimit mbi të ardhurat, të dokumentimit të transaksioneve, si dhe tematika të informalitetit.

Duke lexuar se si është marrë vendimi nga Gjykata e Lartë arrihet të kuptohet se ku ka gabuar administrata në zbatim dhe ku duhet që bizneset dhe individët të referohen në kërkesën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre në zbatim të ligjit. 

Volumi 3 vijon me prezantime të situatave konfliktuale gjatë zbatimit të procedurave tatimore  nga bizneset dhe tatimorët duke vendosur në favor të faktit se cila palë ki është qasur referencës së saktë ligjore.

No vote
$2.00 each

Identifikohu