Lajme

Dialogu i hapur: Zvogëlimi i ekonomisë dhe realiteti ekonomik e politik

Prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë u zvogëlua me 10.23 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020 (nga krahasimi vit me vit), duke shënuar nje zvogëlim te madh dhe ta krahasueshëm me vitin 1997, por ndryshe nga gjithë vendet ballkanike qe e rrethojnë ate, ekonomia shqiptare u pakësua me ritme me te ulta prej 2.27 përqind edhe në periudhën e mëparshme, pasi kriza COVID-19,  kriza shendetesore goditi aktivitetin dhe kërkesën. Konsumi i familjeve ra me 7.57 përqind (kundrejt 1.44 përqind në TM1) dhe investimet fikse ranë me 11.14 përqind (kundrejt -15.69 përqind në TM1). Gjithashtu, shpenzimet publike ranë me 0.65 përqind (kundrejt 0.43 përqind në TM1) dhe kërkesa e jashtme neto kontribuoi negativisht në PBB pasi eksportet ranë më shumë sesa importet. 

Ekonomia e Maqedonisë u zvogëlua me 12.7 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një rritje prej 0.2 përqind në periudhën e mëparshme. Ishte renia më e mprehtë ekonomike që nga tremujori i tretë i vitit 2001, duke reflektuar ndikimin e plotë të masave të kontrollit Covid-19. Rëniet kryesore u regjistruan në tregtinë me shumicë dhe pakicë, transportin dhe magazinimin, dhe akomodimin dhe shërbimet ushqimore (-23,4 përqind kundrejt -1.3 përqind në TM1) dhe prodhim (-29.4 përqind kundrejt -1.3 përqind). Nga ana e shpenzimeve, si konsumi i familjes (-11.6 përqind kundrejt 1.2 përqind) ashtu edhe formimi bruto i kapitalit (-25.6 përqind kundrejt -0.5 përqind) ranë, ndërsa shpenzimet qeveritare u ngadalësuan (1.5 përqind kundrejt 2.4 përqind). Gjithashtu, eksportet ranë 31.3 përqind (kundrejt -5.4 përqind në TM1) dhe importet ranë 29.6 përqind (kundrejt -3.2 përqind në TM1).

Ekonomia e Serbisë u zvogëlua me 6.4 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, pasi e zgjeroi atë me një rritje me 5.1 përqind në periudhën e mëparshme. Ishte tkurrja më e fortë që nga tremujori i fundit i vitit 1999, mes kufizimeve të bllokimit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Konsumi i familjeve ra 8 përqind, pasi u rrit 3.2 përqind në tremujorin e parë të vitit dhe formimi i kapitalit fiks bruto ra 11.9 përqind, pas një zgjerimi prej 10.8 përqind. Për më tepër, rritja e shpenzimeve qeveritare u ngadalësua (8.9 përqind kundrejt 11.8 përqind në TM1). Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë 20.7 përqind (kundrejt 3 përqind në TM1) dhe importet ranë 19.3 përqind (kundrejt 8.1 përqind në TM1). Në bazë tremujore, PBB u tkurr me 9.2 përqind, më shumë që nga tremujori i dytë i vitit 1999, pas një rënie prej 0.5 përqind në periudhën e mëparshme.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në Kosovë u zvogëlua me 9.30 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit paraprak, pas zgjerimit të ekonomisë me 1.3 përqind në periudhën e mëparshme 

Prodhimi i brendshëm bruto i Malit të Zi u zvogëlua me një rekord ballkanik deri me tani me 20.2 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2020, pas një rritje prej 2.7 përqind në periudhën e mëparshme, pasi kriza e koronavirusit goditi aktivitetin dhe kërkesën.

Ndersa ne zonen e BE-se zvogelimin me te madh te ekonomise e gjejme ne Spanje me minus 18.5 perqind, e pasuar nga Portugalia dhe Franca me zvogelimet respektive minus 14.1 perqind dhe 13.8 perqind. Po keshtu edhe Italia eshte zvogeluar ekonomikisht me 12.4 perqind e ndjekur nga Belgjika me 12.2 perqind. Me te vogel e ka zvogelimin Lituania dhe Letonia, respektivisht me minus 5.1 perqind dhe 7.5 periqnd. Gjermania mbetet ne mes te "zbatices" ekonomike te vendeve te BE-se me minus 10.1 perqind.

Por duke u rikthyer ne rajonin tone, cilat mund të ishin disa argumenta të qëmtuara nga realiteti i këtij 6 mujori të parë që ndikuan dhe formatuan dinamikat e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Së pari, jo vetëm kufizimet e qeverisë, por edhe reagimi i familjeve dhe bizneseve ndaj krizës. Ato kaluan në një vetëmbyllje të kërkesës për mallra dhe shërbime në një nivel që shkon në kufijtë e të pandodhurës as në vitet më të vështira të historisë së vendeve ballkanike në këto tre dekada të fundit. Natyrisht, që një mbyllje e tillë edhe pse u shoqërua me disa ndihma modeste nga burimet e buxhetit nuk arritën dot të dalin mbi presionin e papreçedentë të frikës së pandemisë në ekonomitë e rajonit.

Kufizimet e vendosura nga qeveritë i detyruan bizneset dhe kompanitë me aktivitet jo të përshtatshëm për sigurinë fizike, të qëndronin mbyllur ose të zvogëlonin veprimtarinë me qëllim parandalimin e shpërthimit të pandemisë. Ekonomia u zvogelua deri ne nivelet bazike te mbijetetes. Ndonëse gjithë bizneset tashmë vijojnë aktivitetin përmes shitjeve dhe punës online, shumica e tyre po përjetojnë rënie të produktivitetit. Arsyet vijnë për shkak të çrregullimeve që krijoi shkëputja me realitetin në këto muaj, por edhe me prishjen e marëdhënieve të punës, tregtare dhe kërkesës dhe ofertës në tregun rajonal, përveç atij vendas.

Së dyti, nisur nga një kompozim i ekonomisë së vendeve ballkanike mjaft vulnerable ndaj kërkesës për mallra dhe shërbime nga vendet e BE-së ndikoi direkt në kompanitë vendase të lidhura me to. Nga ana tjetër, një pjesë e ekonomive, të cilat janë të varura në një masë të madhe nga aktivitetet turistike dhe shërbimet e lidhura me to, nga sa shihet edhe në statistikat më lart kanë ndikuar dukshëm. Kjo duhet të zgjojë vëmendjen e politikës për të përshtatur ekonominë sipas ndryshimit të ambjentit nga pandemia, por jo vetëm, pasi sinjale për këtë kanë ardhur në vijimësi edhe përpara pandemisë. Nevojitet një qasje urgjente për diversifikim të ekonomisë dhe konsolidim dhe përkrahje më të madhe të aktiviteteve që rezistuan ndaj mjaft goditjeve të fundit natyrore dhe shëndetësore, por pa harruar krizat e vogla ekonomike brenda ekonomive.

Së treti, dimensionet modeste te tregjeve te brendshme kane nje nevoje te menjehershme te riformatohen. Qasjet e politikes janë te lidhura direkt me veprimet e qeverisë përsa i përket shkundjes njëherë e mirë me ambjentet e te berit biznes jorealiste ndaj informalitetit, korrupsionit dhe idesë për të orientuar burimet drejt një pakice.

Nëpërmjet një politike të re të sistemit të taksave duhet të modelohet rishpërndarja e të ardhurave sa më shpejt, pasi goditja e madhe që ndodhi mund të ndikojë në një kolaps social, i cili do të japë efekt domino në të gjithë ekonomitë e brishta dhe te vogla ballkanike.

Argumenta te tjerë padyshim qe mundet te përmenden dhe dialogu për këtë teme duhet te mbetet i hapur, persa kohe qe ndryshimi qe presim te gjithë nuk do te ndodhe.

Por procesi i dialogut duhet të kete nje kusht: Politika të jetë e sinqertë dhe e përgjegjshme!

Tagged under PBB ekonomi 2020 PANDEMI

Identifikohu