Lajme

Pragu i tatueshëm i TVSH, normat tatimore dhe të hyrat në buxhet, 1996-2020

Nisur nga qarkullimi që realizojnë, ndarja e tatimpaguesve ne fund te 2019 është si më poshtë:

20 mijë subjekte në TVSH janë biznes i madh me xhiro mbi 8 milionë lekë,

18 mijë subjekte në TVSH janë biznes i vogël me xhiro 5-8 milionë lekë,

10 mijë subjekte në TVSH do të jenë biznes i vogël me xhiro 2-5 milionë lekë,

60 mijë subjekte mbeten jashtë skemës së TVSH-së, pra biznese të vegjël.

Pragu i tatueshëm

Pragu i xhiros për efekt plotësimi të kriterit ligjor për tu bërë subjekt i detyrueshëm për regjistrim në TVSH ka filluar të zbatohet në Shqipëri qysh prej vitit kur filloi zbatimi për herë të parë.

Në një kronologji kohore 24 vjeçare ky prag ka ndryshuar 7 herë.

TVSH 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008¹ 2009 2010² 2011² 2012 2013 2014³ 2015 2016 2017 2018 2019 2020⁴
Norma tatimore (%) Standarte 13 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20 20
e Reduktuar   13                           10 10 10 10     6 6 6 6
Pragu tatimor (milion Lekë) 2 2 5 5 8 8 8 8 8 8 8 8 8 8 5; 2 5; 0 5; 0 5; 0 5; 0 5; 0 5; 0 5; 0 2; 0 2; 0 2; 0
Të hyrat e TVSH (mld. Lekë) 9 16 29 30 38 41 46 51 58 65 74 88 107 110 114 119 117 112 124 126 131 140 144 132 113
¹ vendoset norma e kompensimit të fermerëve me 6%
² në Mars 2010 pragu për profesionet bëhet 2 milion lekë. Ne Shkurt 2011 hiqet pragu profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, mami, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, eksperti dhe kontabli i pavarur, vlerësuesi i pasurisë, hoteleria
regjistruar dhe kontabilist i miratuar, vlerësues i pasurisë; si dhe tatimpaguesit që ofrojnë shërbime në
veprimtarinë ekonomike në fushën e hotelerisë
³ norma e kompensimit te fermereve behet nga 6% ne 20%
⁴ 5-mujori arketuar eshte 47.9 miliard leke. Në tabelë është projeksioni i llogaritur nga ekspertët e ALTAX për vitin 2020

Qershor 1996 - Pragu i regjistrimit 2 milion lekë. TVSH aplikohet për herë të parë duke zëvendësuar tatimin mbi qarkullimin. 

Janar 1998 - Pragu i regjistrimit bëhet 5 milionë lekë.

Janar 2001 - Pragu i regjistrimit bëhet 8 milionë lekë.

Janar 2010 - Pragu i regjistrimit bëhet 5 milion lekë.

Mars 2010 -  Pragu i regjistrimit për profesionet bëhet 2 milion lekë.

Shkurt 2011- Pragu i regjistrimit për profesionet e lira dhe hotelet bëhet 0 (zero) lekë.

1 Prill 2018 – Pragu i regjistrimit nga 5 milion bëhet 2 milion lekë dhe vijon pragu 0 lekë për profesionet e lira.

Efekte të bazës tatimore në dekadën e fundit nga ndryshimi i pragut te TVSH

Ulja e pragut nga 8 në 5 milionë në janar 2010 nuk rezultoi në ulje të numrit të tatimpaguesve as në biznesin e madh, po ashtu edhe as në atë të vogël. Numri i tatimpaguesve në TVSH pas këtij ndryshimi në dy vitet pasardhëse u rrit me 6.000 tatimpagues të rinj, ndërsa numri i tatimpaguesve të biznesit të vogël u rrit me 4.700 tatimpagues të rinj.

Në fund të vitit 2013, biznesi i vogël përbëhej nga 13.300 subjekte, ndërsa sot janë 32 mijë subjekte.

Aktualisht nga grupimi prej 90 mijë biznese të vogla, grupimi prej 20% e tyre (18 mijë biznese të vogla) me xhiro vjetore 5-8 milionë lekë janë pjesë e skemës së TVSH-së nga 1 janari i vitit 2010 e në vijim. Mirepo kjo baze tatimore ka levizur perseri ne vijimesi. Me uljen e pragut nga 5 në 2 milionë lekë, biznesi i vogël me TVSH shtohet me rreth 10 mijë biznese të tjera dhe ky grupim përbën rreth 31% të totalit të biznesit të vogël gjithsej.

Edhe pas uljes së pragut nga 5 në 2 milionë lekë, përsëri 56% e bizneseve vazhdojnë të funksionojnë jashtë skemës së TVSH-së. Brenda skemës së TVSH-së janë vetëm 44% e subjekteve që zhvillojnë veprimtari ekonomike.

Niveli i arkëtimeve nga TVSH dhe ndikimi nga biznesi i vogël

Arkëtimet në total nga TVSH nëse krahasojmë vitin 2019 me vitin 2009 mund të konstatohet se janë rritur me 20%. Kjo rritje e TVSH nëse krahasohet vetëm me rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në këto 10 vite të fundit, e cila është rritur me të paktën 30.3% tregon qartë se sa TVSH ka rrjedhur nga politika dhe administrimi të pa harmonizuara me njëra-tjetrën, si përsa i përket përjashtimeve tatimore, por edhe nga ndikimi i evazionit.

Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen afër 1.1 miliard lekë TVSH. Kjo shumë përfaqëson 2.8% të totalit të TVSH-së së brendshme, apo ajo pjese e TVSH qe arkëtohet nga administrata tatimore. Ne total, kjo TVSH përbën 0.01% të totalit të TVSH së mbledhur nga tatimet dhe doganat në 2019.

TVSH në Ballkan dhe normat tatimore bashkë me pragun e tatueshëm

Ne një shikim krahasues të normave të TVSH (standarte dhe të reduktuara), si dhe të pragut të taksueshëm për Ballkanin mundet të vërehet se:

  • Shkallën standarte më të ulët e shikojmë në Bosnjë-Hercegovinë;
  • Shkallën standarte më të lartë e shikojmë në Greqi dhe Kroaci
  • Pragu i xhiros së tatueshme më të lartë të TVSH është në Serbi
  • Pragu i xhiros së tatueshme më të ulët të TVSH është në Rumani.
TVSH - Normat tatimore dhe pragu i taksueshëm, 2020
SHTETET e BALLKANIT TVSH Pragu (Euro)
MAQEDONI E VERIUT 5; 18 32,555
KOSOVË 8; 18 30,000
MALI I ZI 7; 21 18,000
SHQIPËRI* 6; 20 16,000
BOSNJË-HERCEGOVINË 17 25,600
SERBI 10; 20 60,000
BULLGARI 9; 20 10,200
GREQI⁴ 6; 13; 24 10,000
KROACI 5; 13; 25 10,400
RUMANI 5; 9; 19 7,290
* pragu do te rritet në 80.000 Euro    

Ndërkohë, në Shqipëri krahasuar me fqinjët përreth vërehet një prag i tatueshëm që është më i ulëti. Me daljet në media në muajin Qershor 2020 të Ministres së Financave, pritet që ky prag i tatueshëm të shkojë në 80 mijë Euro duke u kthyer në pragun më të lartë në gjithë Ballkanin dhe në krahasim me vendet fqinje.

Identifikohu