Lajme

Modeli ndryshe i biznesit turistik - Diversiteti shqiptar në konkurim me rajonin

Synimi kryesor i kësaj projekt-ideje është paraqitja e një imazhi për zhvillimin e modelit te turizmit te bazuar mbi traditën qe është krijuar ne Shqipëri përgjatë dekadave te fundit, modelit mesdhetar te shërbimeve turistike, si dhe duke përfshirë edhe një ardhmëri te asaj qe pritet te strukturohet si treg ne Shqipëri (resorte për turizëm elitar, bujtina ne zona te caktuara dhe resorte natyrore).

Aktualisht ne Shqipëri duhet krijuar një model tërheqës për pushuesit shqiptare dhe te huaj duke konkuruar fqinjët dhe me gjere nëpërmjet diversitetit qe prodhon kultura shqiptare e te berit biznes (folk, shërbime mjekësore, kulinari, terreni i thyer, arkeologjia)

Me poshtë një ide bazike mbi atë qe prezanton zbatimin e një modeli te përshkruar sipas imazhit me lart.

Një zonë natyrore turistike mund të përzgjidhet çdo fshat/qytet/njësi administrative, si resort ku paketat "all inclusive" i ofron një agjenci në vartësi bashkisë/njësisë administrative.

Fshati/njësia/qyteti turistik konsiderohet si një resort natyror.

Akomodimi/ushqimi/argëtimi/transporti është i orientuar te kerkohet te/nga Bashkia/njësia administrative. Kjo behet me anë te një aplikimi online. Bashkia ne koordinim me bujtinarët/baret/restorantet etj. shpall paketat. Për këto shërbime mund te pajtohen edhe agjensitë turistike, ne rolin qe luajnë edhe sot, por tashme ne bashkëpunim me pushtetin vendor dhe jo direkt me pronaret e shërbimeve turistike.

Pushuesi parapaguan për gjithë faturën e shërbimit ne adresën e financës se bashkisë/njësisë administrative. Shërbimi do te jepet si deri me sot nga banorët/bizneset qe janë ne perimetrin e një fshati/njësie.

Bashkia/njësia pasi mban tatimet/detyrimet e saj ne çdo javë disburson shumat e paguara nga pushuesit për shërbimet qe do te bizneset.

Bashkia ne momentin qe kontakton dhe kompletohet kërkesa e pushuesit për kryerjen e shërbimit e pajis me kupona pushuesin për fjetje, ngrënie, argëtim dhe transport ne varësi te kërkesave për shërbime.
Dyqanet e shitjeve me pakicë dhe shumicë të mallrave ushqimore/industriale mundet te mos jenë pjesë e këtij trajtimi.

Pushuesi ne bazë te një vlerësimi te bërë nga bashkia/njësia administrative (referuar sasisë se kërkesave për ushqim/shërbime te tjera/argëtim) do te parapaguaje një vlere te caktuar ku paguhet ajo vlere qe korrespondon me kategorinë e shërbimit te kërkuar, e cila ndryshon sipas nivelit te vlerësuar te yjeve apo vlerësimeve nga vete pronari (ne mungese te yjeve). Nëse shuma e parapaguar gjate kohës se shërbimit tejkalohet, atëherë pushuesi ka te drejtën te blejë kupona shtesë me apo ose ne pikat përkatëse.

Në paketat me ushqim dhe argëtim zbatohen te njëjtat kritere që ndiqen ne një resort turistik i m modelit te hoteleve turke, spanjolle, egjiptiane etj.

Rast shembull për zbatim (showcase)

Fshati Borsh, Riviera Shqiptare

Le te supozojmë sikur ne këtë fshat për sezonin 2021 janë te disponueshme:
- 10 hotele, 200 shtëpi, 2 fusha kampingu
- 10 restorante, 20 kafene, 20 pika argëtimi.

Atëherë paketa mund të përfshijë brenda vlerës se parapaguar p.sh.

30.000 lekë për 7 nete fjetje
20.000 lekë për ngrënie.
15.000 lekë për argëtim.

Ne kete parapagim do te jene te kataloguara online ambjentet akomoduese, restorantet, argetimi, transporti dhe menute përkatëse.
Ne momentin qe pushuesi paraqet kuponin/karten, ai disburson dhe shumën duke firmosur mbi kupon dhe vendos nr. Kartës ID.

Me paraqitjen e kuponave behet edhe prerja e kuponit nga tregtari si me lart. Ndërkohë, teknologjia (aplikimi online) mund te krijoje si reagim një ndërveprim midis shërbimit dhe pagesës.

Paketat mund te jenë edhe vetëm fjetje, apo edhe te kombinuara.
Ata qe duan vetëm shërbimi (fjetje dhe mëngjes) parapaguajnë vetëm për këtë. Mund te ketë restorante qe nuk duan te jenë pjesë e resortit dhe ato do te monitorohen nga afër nga tatimet.

Ky lloj modeli duhet te përzgjidhet me projekte fillestare pilot, nëpërmjet konkurimit nga p.sh. 100 zona turizmi malor apo ujor.

Ky regjim i veçantë duhet te huazoje nxitjet fiskale qe janë te parashikuara nga ligji për Zonat e Zhvillimit ekonomik dhe teknologjik (TEDA).
Përfitimi për shitësit e shërbimi është një trajtim me i shpejte me shërbime nga shteti.
Regjimi i veçante ekonomik, i cili monitorohet/garantohet si perimetër p.sh. nga hetimi tatimor dhe doganor, apo dhe policia bashkiake.

Agjensia e rekreacionit te njësisë administrative do te organizoje/pajtoje aktivitete dhe shfaqje artistike, kompeticione kulturore dhe artistike, panaire te llojeve te ndrysmë, si dhe shume aktivitetet qe jane tradite apo mund te krijohen si te tilla, si dhe krijim te klubeve për fëmijë dhe lojëra ne ujë dhe toke (te cilat janë modele qe thithin investime dhe rritin vleren e shfrytezimit te bregdetit)

Ky model behet i zbatueshem, pasi:

+ Rrit konkurrencën me fqinjët dhe zbaton rregullat e reja uniforme te distancimit fizik nisur nga pandemia e fundit;
+ Rrit formalizimin e ekonomisë dhe strukturimin e saj;
+ Përmirëson tregun dhe forcon bashkëveprimin e segmenteve te ndryshme ekonomike kufitare;
+ Gjeneron më shumë të ardhura vendore;
+ Rrit dhe optimalizon kapacitetet, pasi angazhon bashkëpunim te shtetit me privatin;
+ Forcon bashkëpunimin dhe shtrin zgjerim te sezonit tradicional te turizmit duke e diversifikuar

Por, ndërkohë nder pengesat dhe probleme qe mund te zgjidhen janë:

- Burimet qe nevojiten nga pushteti vendor dhe qendror për përgatitje paraprake;
- modelim dhe përshtatje infrastrukture;
- përgatitja e formës se bashkëpunimit midis pushtetit vendor dhe agjensive dhe gjithë ofruesve te shërbimeve duke u koordinuar me Ministrinë dhe  agjencitë e saj;
- nevojën për krijimin e infrastrukturës se inovacionit per te përballuar realizimin dhe regjistrimin e komunikimit dhe shërbimeve qe do te ofrohen dhe realizohen;
- burime për te ruajtur cilësinë qe premtohet nëpërmjet aplikimit.

Ne mbyllje, nga gjithë sa me lart duke konkuruar disa ide mbi modelin me te mire te kthehen ne partnere me Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, si dhe agjencitë ne varësi te saj duke përfshirë edhe pushtetin vendor, për te arritur ne një krijim ambjenti për te nxitur modelimin qe përkon me nevojat e një pushuesi me te ardhura mesatare (qe mund te shpenzoje te paktën një rroge mesatare për te pushuar për 10 dite)

Studimi me i plote po kryhet nga ALTAX

Identifikohu