Rregullat

TERMAT DHE KUSHTET E KËSHILLIMIT ONLINE

MARRËVESHJE MIDIS KËRKUESIT TË SHËRBIMEVE DHE KËSHILLAVE FISKALE ME ALTAX

PËRMES ALTAX.AL

Me këto Terma dhe Kushte, ne përcaktojnë rregullat, me të cilat ne, ofrojmë çdo shërbim të listuar në faqen tonë www.altax.al. Lutemi, lexojini me kujdes, këto Terma dhe Kushte, përpara se të porositni/jepni ndonjë Shërbim nëpërmjet ALTAX.AL.

Kërkuesë të shërbimeve, që kërkoni të merrni këshillime nga specialistët nëpërmjet ALTAX, Ju duhet ta kuptoni se duke bërë porosi për ndonjë Shërbim, ju bini dakord që të zbatoni këto Terma dhe Kushte. Menjëherë sapo ne t'ju kemi dërguar një Konfirmim për dhënien e shërbimit me shkrim për pranimin e kërkesës tuaj, këto Terma dhe Kushte do të formojnë Marrëveshjen e plotë mes jush dhe nesh për ofrimin e Shërbimeve përkatëse të kërkuara.

Përkufizime dhe referenca ligjore

Kërkuesi është klienti, i cili regjistrohet në ALTAX.AL për të marrë nga platforma të gjitha shërbimet sipas kushteve dhe termave si më poshtë.

Marrëveshja interpretohet në përputhje me Ligjin Nr. 10 128, datë 11.5.2009 “Për Tregtinë Elektronike” (i ndryshuar)

Kriteret për Klientin

Gjatë procesit të regjistrimit Klienti duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara nga formati që shkarkon. Klienti duhet të japë informacione të plota, të sakta e të përditësuara. Klienti përpara se të mbyll fazën e regjistrimit pranon të gjitha kushtet e kontratës elektronike ku përcaktohen qartë baza ligjore, termat, përgjegjësitë e palëve, të drejtat e detyrimet, politikat e informacionit konfidencial, trajtimi i mashtrimit etj.

Klienti është përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë e fjalëkalimit të tij.

Klienti nuk paguan asnjë tarifë apo komision regjistrimi e mirëmbajtje llogarie. Në rastet kur ALTAX.AL nuk është e bindur për vërtetësinë e të dhënave të identitetit të klientit, dhe kur ky i fundit nuk i përgjigjet kërkesave për të dhëna shtesë lidhur me identitetin e tij, atëherë platforma nuk lejon kryerjen e veprimeve. Këto kufizime hiqen menjëherë sapo të verifikohen të dhënat.

E drejta e autorit

E drejta e autorit dhe e drejta e informacionit dhe aplikimeve që gjenden në ALTAX.AL janë të drejta të Qendrës ALTAX. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe gjithë materiali i gjendur në këtë faqe apo që jepet nëpërmjet kësaj faqe është nuk mund të kopjohet, tjetërsohet pa citimin e burimit, apo autorizimin e Qendrës ALTAX.

Pasi, ju të keni bërë një kërkesë, ju do të merrni një email nga ne, përmes të cilit ne njohim se kemi marrë kërkesën tuaj.

Kërkesa për shërbim

Lutemi, vini re se kjo nuk do të thotë se kërkesa juaj është pranuar, pasi për ne përbën një ofertë që të blini Shërbimin përkatës. Të gjithë kërkesat janë subjekt i faktit se duhet të pranohen prej nesh, dhe ne do t'jua konfirmojmë një pranim të tillë duke ju dërguar një email. Marrëveshja mes jush dhe nesh do të formësohet vetëm atëherë kur ne t'ju dërgojmë Konfirmimin e dhënies së shërbimit nëpërmjet specialistit/këshilltarit që keni zgjedhur ju.

Disponueshmeria e Shërbimit

Te gjitha kërkesat për shërbim këshillimi apo produkte online përmes ALTAX.AL janë subjekt disponueshmërie në sasinë dhe kohën që bihet dakord. Për çdo rast nëse disponueshmëria tejkalon afatin e përgjigjes më shumë se 48 orë, atëherë kërkohet një zbritje çmimi prej 5% dhe nëse vonohet më shumë se 5 ditë pune atëherë kërkuesi i bëhet një zbritje me 10% nga çmimi që i është ofruar.

Marrëveshja për shërbimin

Marrëveshja quhet e lidhur vetëm me dhënien e shërbimit, të cilën ne konfirmojmë nëpërmjet dërgimit të emailit me përgjigjen e gatshme për rastin tuaj. Niveli i përgjigjes së dhënë dhe kënaqësia juaj për cilësinë e shërbimit do të regjistrohet nga ju duke bërë direkt vlerësimin tuaj për specialistin.

Në rastin kur, ju blini Shërbime prej specialistëve/këshilltarëve, përmes faqes sonë, përgjegjësia është individuale e tyre dhe ALTAX.AL nuk mban përgjegjësi për raste kur nuk ka përputhje midis kërkesës për shërbim dhe përgjigjes/këshillës së dhënë nga ekspertët.

Ne, mund të ofrojmë informacione dhe shërbime të tjera në faqen tone, të cilat në varësi të çmimit që ju shikoni mund ti përfitoni duke u bërë anëtar të ALTAX. Ne, nuk mundemi të marrim përsipër se produktet ose shërbimet që ju blini përmes ALTA.AL, ose prej shërbimeve, për të cilat ne kemi ofruar një lidhje në faqen tonë, do të jenë me cilësi të kënaqshme, do të jenë të përshtatshme për qëllimin ose në konformitet me përshkrimin ose specifikimet e tyre, do të kryhen me aftësi dhe kujdes të arsyeshëm,

Të drejta e kërkuesit të shërbimit

Nëse, kërkohet një shërbim, ai mund të anullohet (i) në çdo kohë, brenda 48 orësh, nga ora pas të cilës Kërkuesi ka bërë kërkesën dhe ka marrë konfirmin nga ALTAX.AL me email për marrjen e kërkesës (nëse Shërbimi nuk është furnizuar gjatë periudhës së anullimit). Në rast anullimi nga ana juaj dhe nëse pagesa është kryer tashmë nga ju, atëherë do të merrni një rimbursim të plotë të çmimit që keni paguar për Shërbimin e papërfituar.

Për ta anulluar një Marrëveshje me ALTAX.AL, ju duhet të na informoni me shkrim.

Çmimi dhe pagesa

Çmimi i shërbimit bazohet mbi vlerën që vendos çdo dhënës shërbimi duke ju referuar orëve të nevojshme që ata vlerësojnë se duhet për të kryer shërbimin.

ALTAX.AL pasi pranon për tu dhënë shërbimi njofton kërkuesin e shërbimit mbi çmimin final. Çmimi referues për orë shërbimi do të jetë siç është kuotuar në faqe, duke përjashtuar rastet e ndonjë gabimi të dukshëm dhe (përveçse, në rastet e deklaruara ndryshe) çmimi përfshin edhe tatimin e vlerës së shtuar.

Çmimet, mund të ndryshojnë kohë pas kohe, por ndryshimet në to nuk do të ndikojnë mbi porositë për të cilat është dërguar një konfirmim me email për pranimin e kërkesës.

Pagesa nga Klienti për Shërbime/Produkte të porositura duhet të kryhet vetëm nëpërmjet llogarisë bankare. Numri llogarisë së ALTAX ju bëhet i ditur në momentin e pranimit të kërkesës tuaj.

Heqje Dorë nga përgjegjësia

Ne nuk do të ndjehemi të detyruar ose përgjegjës për ndonjë vonesë në përmbushjen e shërbimit, që është objekt i dhënies prej këshilltarëve/specialistëve.

Të drejtat tona

Ne kemi të drejtë të rishikojmë dhe të ndryshojmë këto Terma dhe Kushte, për të reflektuar ndryshimet në kushtet e tregut që ndikojnë biznesin tonë, ndryshimet në teknologji, ndryshime në metoda pagese, ndryshimet në ligjet përkatëse, statutet dhe kërkesat rregullatore dhe/ose ndonjë arsye tjetër, që, ne, e konsiderojmë se ka lidhje ose është e nevojshme.

Juridiksioni dhe zbatimi ligjit

Marrëveshja për blerjen e ndonjë prej Shërbimeve përmes faqes sonë do të udhëhiqen prej ligjit shqiptar.

Ne ju garantojmë ju se çdo Shërbim i blerë përmes ALTAX do të kryhet në aftësi dhe kujdes të arsyeshëm.

ALTAX, Shtator 2018

Tagged under altax sherbim ligjore klient

Identifikohu