Blog

Nuk është shkatërrim - Është ndryshim

Njerëzimi nuk mund të shkatërrohet nga një virus. As nga disa. Pasi me t'a ka jetuar qe ne fillimet e tij. Në momentin që mendojmë se diçka e keqe po i ndodh njeriut, në fakt ka filluar ti hapet rruga ndryshimit.
 
Por, për fat të keq koha nuk bën skonto. Kjo rrugë e re e të jetuarit mbyll një derë sociale dhe ndërkohë hapet një portë që fut papritur ato norma që deri dje as nuk imagjinoheshin të ishin pjesë e jetës. Ndoshta ky proces pandemie mund të diktojë disa zakone që i kemi të nevojshme t'i bëjmë ndryshe.
 
Për shkak se krizat formësojnë historinë ato padyshim që i japin trajtë të re dhe të ndryshme nga më parë edhe jetës dhe rutinës tonë të punës dhe konceptimit të ardhmërisë. Pas një pervoje kaq joreale deri pak kohë më parë dhe pas përjetimit të krizës shëndetësore si një krizë egzistence, gjithë kjo nuk mund të mos ndikojë sadopak edhe për të qëndruar dhe për të përballur krizën e stërzgjatur të lidershipit në vend.
 
Drejtimi i vendit në kohë krize dhe dhënia e një përgjigje kombëtare ndaj çfarë ndodh është një përgjegjësi e jashtëzakonshme.
Të gjithë sytë janë tek lidershipi.
 
Në rastin e Covid-19, e cila është identifikuar si sëmundje vdekjeprurëse, përgjegjësia është edhe më e madhe, jo vetëm për qeverinë.
 
Është një ndërmarrje e jashtëzakonshme për familjen, për shoqërinë, pasi thellë në shpirtin e vendit mund të mos gjesh dot gjithë përgjigjet e duhura.
 
Marrëdhëniet e forta dhe të besueshme midis lidershipit dhe qytetarëve janë thelbësore në kohen që po jetojmë. Nëse marrëdhëniet nuk e kanë këtë raport, atëhere ato do të nxehen më shumë gjatë një krize, si kjo që po jetojmë.
 
Gjatë kësaj krize, e cila sundohet nga mosnjohja e saj dhe nga pasiguria, përgjigjet efektive janë kryesisht të improvizuara. Ato mund të përfshijnë një gamë të gjerë veprimesh: jo vetëm kufizime dhe lëvizje të përkohshme, por edhe rregullime ndaj praktikës së biznesit në vazhdim.
 
Ajo që ne qytetarët kemi nevojë gjatë një krize nuk është domosdoshmërisht një plan i paracaktuar, por sjellje dhe mënyra të tilla, që do te ndihmojnë lidershipin të reagojë mbi zhvillimet e djeshme për të shikuar përpara.
 
Drejtuesit e vendit mund të mobilizojnë më mirë kapacitetet e tyre duke vendosur përparësi të qarta për përgjigjen dhe duke i fuqizuar të tjerët (ne qytetarët) të zbulojnë dhe zbatojnë zgjidhje që u shërbejnë përparësive.
 
Për të promovuar zgjidhjen dhe ekzekutimin e shpejtë të situatës nën këto kushte stresi e gjendje kaotike, për të gjithë do të vlente organizimi i një rrjeti ekipesh pune me ekspertë të fushave të ndryshme.
 
Nëpërmjet komunikimit të situatës nga ky rrjet i ekspertëve nuk mbetet gjykimi i menaxhimit të situatës si spektatorë gjatë dhe pas pandemisë vetëm, por edhe si kontributore në ballë të situatës.
 
Është pak e besueshme që qytetari të besojë zgjidhje nga e njëjta administratë që i krijon probleme dhe zvarrit zgjidhjen në kohë normale dhe pa pandemi. Kjo situatë nuk ndryshon ndonjë gjë të dukshme për administratën, aq më tepër kur ajo është pjesë e tulatjes qytetare.
 
Nëse pranojmë se jemi në një front lufte, atëherë drejtuesit e vendit duhet të nxisin bashkëpunimin dhe transparencën në të gjithë rrjetin e ekspertëve të vendit.
 
Një mënyrë për ta bërë këtë është shpërndarja e autoritetit dhe shkëmbimi i informacionit.
Kjo qasje përfshin dhënien e një autoriteti të përkohshëm për të marrë dhe zbatuar vendime operacionale pa pasur nevojë të marrin miratim.
 
Një funksion i rëndësishëm i liderëve me përvojë është krijimi i shpejtë i një arkitekture për vendimmarrjen në kohë si kjo e tanishmja, në mënyrë që përgjegjësia të jetë e qartë dhe vendimet të merren nga njerëz të duhur në nivele të ndryshme ekspertize.
 
Në raste situatash të jashtëzakonshme, përvoja është mbase cilësia më e vlefshme që duhet të mbartin me vete drejtuesit e lartë.
Por, në kriza shendetesore si kjo aktualja që po kalon edhe caqet e nivelit të pandemisë vetë, lidershipi që mban frontin e luftës ka një rëndësi të madhe për pas lufte.
 
Drejtuesit e vendit që veprojnë përditë në sektorin e biznesit për/me njerëz si ne, duhet të kene nxitur të paktën një frymë që bazohet mbi njerëz të angazhuar dhe motivuar.
 
Njerëzit tanë, gjithë ne duhet të jemi një forcë e fortë për vazhdimësinë dhe lideret duhet të jenë zëri i sigurtë, që nuk i zvarrit nga njeri premtim tek tjetri, por e nxjerr vendin dhe njerëzit në standarte më të larta se sa i gjeti kjo pandemi qe na ra si "rrufe ne qiell të kaltër".

Identifikohu