Libra dhe Dokumente

puna_covid

BOTA E PUNËS NË KOHË PANDEMIE

Kjo analizë fokusohet në impaktin e Covid-19 në botën e punës në Shqipëri. Cilësia problematike e të dhënave zyrtare kufizon mundësinë e një analize të plotë të këtij im-pakti edhe pse raportet në media të ndryshme flasin për rritje të papunësisë, varfërisë dhe abuzimit me të drejtat e punëtorë/eve.
Kjo situatë alarmante bëhet më e qartë kur merren në konsideratë treguesit kryesorë të ekono-misë si edhe masat e pamjaftueshme të ndërmarra gjatë kësaj periudhe nga qeveria.
Përtej impaktit të pandemisë, kjo analizë argumenton se rrënjët e krizës së thellë, me të cilën po përballet sistemi shëndetësor, ekonomia dhe bota e punës gjatë kësaj kohe gjenden në modelin zhvillimor të këtyre tri dekadave. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e kësaj analize i dedikohet diskutimit të disa prej politikave kryesore të cilat do të jenë kritike jo vetëm për t’u përballur me sfidat e shkaktuara nga Covid-19, por sidomos për të tejkaluar krizën e këtij modeli zhvillimor.
Ndërsa formulimi i një pakete të plotë politikash do të kërkojë angazhimin e ekspertëve të fushave të ndryshme, diskutimi në këtë analizë fokusohet në parimet për for-mulimin e këtyre politikave dhe identifikimin e disa prej burimeve për financimin e tyre.
 
 
 
No vote


Identifikohu