Fjalori Fiskal

fjalor tatimor

Fjalori tatimor

 A

Aktive te bilancit jane pasurite e nje kompanie qe ndahen ne grupe e poste te veçanta si: aktivet e qendrueshme, aktivet qarkulluese dhe aktivet e tjera (llogarite rregulluese).

Aktivet afatgjata jane elemente te pasurise qe destinohen t’i sherbejne veprimtarise se ndermarrjes per nje kohe te gjate, per nje periudhe mbi nje vit. Ne bilanc ato grupohen ne aktive te qendrueshme te trupezuara, aktive te qendrueshme te patrupezuara dhe aktive te qendrueshme financiare.

Aktivet afatgjata materiale perfshijne si pjese e pasurise se kompanise: tokat (terrenet); ndertimet; instalimet teknike, makinerite e pajisjet dhe instrumentet e veglat e punes; mjetet e transportit; aktivet e qendrueshme ne proces dhe parapagimet dhe pagesa pjesore per aktive te qendrueshme te trupezuara.

Aktivet afatshkurtra materiale perfshijne si pjese e pasurise se kompanise: shpenzimet e nisjes dhe te zgjerimit; shpenzimet per kerkimet e aplikuara dhe zhvillimet; koncensionet, patentat, licensat, markat, procedurat dhe vlera e te drejta te ngjashme; fondi tregtar si dhe parapagimet dhe pagesat pjesore.

Aktivet e qendrueshme financiare ne bilanc perfshijne si pjese e pasurise se kompanise: pjesemarrjet; kerkesa per arketim te lidhura me pjesemarrjet; tituj te tjere te aktiveve te qendrueshme financiare si dhe kredidhenien.

Aktivet qarkulluese perfaqesojne gjendjet e inventarit, kerkesat per t’u arketuar, letrat me vlere  te vendosjes, instrumentet e pagesave dhe mjetet monetare ne dore (arke) e ne llogari.

Agjenti tatimor është një person, jo i punësuar në organet tatimore, i cili është përgjegjës për llogaritjen, mbajtjen në burim për një tatimpagues dhe kalimin e tatimeve dhe taksave në buxhet.

B

Bilanci eshte dokumenti baze qe pershkruan veç e veç elementet e  aktiviteteve dhe te pasiveve te pasurise qe jane gjendje ne mbyllje te ushtrimeve kontabel dhe ve ne dukje ne menyre te dalluar shumen e kapitaleve te veta.

Blerjet e mallrave dhe materialeve paraqiten me vleren sipas fatures se blerjes brenda vendit dhe dokumentin e importit te zhveshura nga rabatet e zbritjet e tjera te perfituara nga furnitoret.

Biznes  është çdo veprimtari ekonomike, që ka për qëllim realizimin  e fitimit.

Borxh i keq quhet kur një pagesë nuk ështe marrë plotësisht apo pjesërisht për një furnizim të tatueshëm prej furnizuesit.

 

C

 

D

Dokumenti justifikues eshte ai qe pershkruan me vertetesi veprimin ose ngjarjen qe ka per objekt. Ai duhet te permbaje te dhena per shkakun e veprimit, daten dhe vendin e kryerjes, objektin, treguesit sasiore e vlerore, personat qe kane autorizuar dhe ekzekutuar veprimin si dhe te dhena te tjera te nevojshme qe i japin dokumentit forcen e nje prove ligjore ose administrative.

Detyrimet per t’u paguar jane pjesa e pasivit te bilancit qe perfshin: huate e marra nga bankat dhe institutet e tjera te kreditit; huate dhe detyrimet e tjera financiare; detyrimet tatimore e shoqerore; detyrimet per blerje e  shejbime te kryera nga te tretet si dhe detyrimet per paradhenie ose pagesa te pjesshme te marra per porosi.

Diferenca konvertimi qe vjen si pasoje e konvertimit nga leke shqiptare ne monedha te huaja, nga ku rezultojne plusvlera ose minusvlera.

Diferenca konvertimi pasive jane ato qe nga  konvertimi ne leke shqiptare i veprimeve dhe i gjendjeve te shprehura ne monedha te huaja rezultojne plusvlera qe nuk mund te perfshihen ne rezultatin e ushtrimit, keto paraqiten si post i vecante i pasivit te bilancit.

Dëftesë tatimore eshte dokumenti që një subjekt tatimpagues, person fizik a juridik, u lëshon individëve të veçantë për shitjen e sendeve, kryerjen e punimeve ose të shërbimeve për përdorim vetjak. Dëftesë tatimore, në raste të caktuara, lëshohet edhe për shitjet, punimet a shërbimet e kryera për përdorim në veprimtaritë profesionale.

 

E

 

F

Fatura tatimore është dokumenti fiskal qe verteton shitjen e sendeve a kryerjen e punimeve e të shërbimeve, të cilat janë objekt i kërkimit të një tatimi. Çdo blerje sendesh ose çdo kryerje punimi e shërbimi që destinohet për një veprimtari profesionale është objekt faturimi.

Fitimi i nje kompanie eshte diferenca pozitive midis te ardhurave dhe shpenzimeve te nje periudhe kalendarike fiskale. Fitimi përfshin të ardhurën neto të shoqërive pasi janë paguar dividentët.

Furnizim mallrash quhet transferimi i së drejtës për të zotëruar si pronar pasurinë e luajtshme ose te paluajtshme.

Furnizim shërbimesh quhet çdo furnizim që nuk është furnizim mallrash.

Furnizim i përzier quhet kur furnizimi i shërbimeve eshte i përfshirë në furnizimin e mallrave dhe ansjelltas kur furnizimi i mallrave eshte i përfshirë në furnizimin e shërbimeve

Furnizim prej kryesorit quhet furnizimi i mallrave a shërbimeve, i kryer nëpërmjet një agjenti, i cili vepron në cilësinë e agjentit për një person tjetër.

Furnizim i tatueshëm quhet furnizimi i mallrave a shërbimeve, përveç furnizimeve të përjashtuara.

Furnizim i përjashtuar quhet furnizimi i tokës dhe i truallit ose dhënia me qira e tyre, furnizimi i ndërtesave, dhenia me qera e ndertesave prone publike, furnizimi i shërbimeve financiare, furnizimet e arit, bankënotave a monedhave, furnizimi i pullave te postës si dhe furnizime te tjera te parashikuara ne ligjin per TVSH-ne.

Furnizime kundrejt pagesës quhen të gjitha rastet kur mallrat që i janë furnizuar një personi të tatueshëm për qëllimet e veprimtarisë së tij ekonomike,furnizohen prej tij ose ju jepen për përdorim personave të tjerë kundrejt pagesës së reduktuar, përveç rasteve kur mallrat janë furnizuar apo përdorur vetëm si mostra.

Furnizime kundrejt pagesës se reduktuar quhen rastet kur, furnizuesi nuk arkëton pagesën ose pagesa është dukshëm më e vogël se ç`duhej të ishte nëse qëllim i furnizuesit ka qënë fitimi për këtë dhe furnizime të ngjashme. Mallrat dhe shërbimet e furnizuara në rrethanat e mësipërme janë të tatueshme dhe vlera e tatueshme e tyre është pagesa totale që duhet të ishte e pagueshme në lidhje me atë furnizim nëse qëllimi i furnizuesit është nxjerrja e fitimit ndaj atij dhe furnizimeve të ngjashme.

 

G

Gjendjet e inventarit jane pjese e aktiveve qarkulluese dhe perfshijne: materiale kryesore dhe furnizime te tjera, prodhime ne proces, produkte te ndermjetme e te gatshme, mallra si dhe parapagimet ose pagimet pjesore per porose furnizimesh;

 

H

Humbja e nje kompanie eshte diferenca negative midis te ardhurave dhe shpenzimeve te nje periudhe kalendarike fiskale.

 

I

Importues te vegjël quhen personat e tatueshëm që realizojnë një qarkullim më të vogël se kufiri per t’u regjistruar ne TVSH. Personat e tatueshëm që kryejnë importe ose eksporte marrin NIPT për këto qëllime, por brenda vendit deklarojnë dhe paguajnë Taksën Vendore mbi Biznesin e Vogël dhe Tatimin e thjeshtuar mbi fitimin.

Inventari eshte  verifikimi i hollesishem fizik e dokumentar (kontabel) i elementeve te pasurise, regjistrimi i tyre ne dokumente te posaçme dhe ne librin e inventarit, si dhe vleresimi i elementeve te aktivit e te pasivit per t’u dhene ketyre elementeve vlerat aktuale ne daten e kryerjes se inventarit.

Individ per qellime fiskale eshte nje person fizik jotregtar sipas Kodit Civil.

Interesat  përfshijnë interesat neto të paguara nga organizatat e kreditit dhe bankat e nivelit te dyte ndaj biznesit dhe ndaj individëve.

 

J

 

K

Kerkesat per arketim jane pjese e aktiveve qarkulluese dhe perfshijne: kerkesat qe rrjedhin nga shitjet dhe kryerjet e sherbimeve;

Kostoja e prodhimit percaktohet duke i shtuar kostos se marrjes se materialeve te harxhuara per prodhimin kostot e tjera te drejtperdrejta qe perfshihen ne aktivin e dhene

Kodi vendor është një numër identifikimi i Bashkise ose Komunes, i cili sherben per identifikimin e tatimpaguesve dhe te të ardhurave të realizuara prej tyre sipas bashkive dhe komunave respektive.

Kostoja e marrjes percaktohet duke i shtuar çmimit te blerjes shpenzimet e tjera qe lidhen me blerjen, me sjelljen dhe me venien ne gjendje perdorimi per here te pare, ne masen qe keto shpenzime jane te percaktueshme per elementin e dhene, drejtperdrejt ose terthorazi.

Kontributet e sigurimeve janë pagesat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe pagesat e detyrueshme të sigurimeve shëndetësore. Kontributet mblidhen nga organet tatimore për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe  të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor,  në përputhje me dispozitat ligjore dhe të akteve të tjera nënligjore perkatese.

Kupona tatimorë quhen dëftesat tatimore të lëshuara me anë të arkave regjistruese a të pajisjeve elektronike të tjera që kanë aparat shtypshkrimi, per qellime fiskale.

 

L

Libri ditar perdoret per mbajtjen e kontabilitetit. Ne te duhet te tregohet per çdo regjistrim kontabel origjina, permbajtja dhe perfshirja e çdo te dhene, si dhe referencat e dokumentit justifikues qe mbeshtet regjistrimin. Libri ditar mund te jete i detajuar ne ditare ndihmes.

Llogarite vjetore janë ato qe japin nje pamje besnike te pasurise, te gjendjes financiare dhe te rezultateve te veprimtarise se ndermarrjes. Llogarite vjetore permbajne bilancin, llogarine e fitimeve dhe te humbjeve, si dhe nje aneks, qe formojne nje te tere te pandare. Ato mbulojne nje periudhe prej 12 muaj, duke perjashtuar ushtrimin e pare kur subjekti krijohet gjate vitit.

Letrat me vlere jane pjese e aktiveve qarkulluese dhe perfshijne: aksionet, obligacionet dhe letrat e tjera me vlere, te bleta nga ndermarrja me qellim te nxjerrjes se fitimeve ne nje kohe te shkurter, aksionet dhe pjeset e emetuara nga vete ndermarrja dhe te riblera prej saj, kur nje veprim i tille eshte i  autorizuar nga dispozita te tjera ligjore.

 

M

Mbajtja e kontabilitetit apo kontabiliteti eshte nje funksion nepermjet te cilit cdo subjekt regjistron, sipas rregullave, metodave dhe teknikave kontabel, veprimet qe kryhen dhe ngjarjet qe ndodhin gjate ushtrimit te veprimtarise, te cilat sjellin ndryshime ne pasurine ose ne gjendjen financiare te tij. Kontabiliteti mbahet ne gjuhen shqipe dhe ne leke shqiptare.

Momenti i furnizimit quhet ai moment kur është e detyrueshme të lëshohet një faturë per një furnizim te kryer, kur mallrat janë livruar, kur arkëtohet pagesa më përpara se mallrat të livrohen ose shërbimet të jenë kryer ose kur mallrat dorëzohen ose bëhen të disponueshme apo shërbimet janë kryer në lidhje me atë furnizim.

 

N

Nivel tregues quhet niveli i taksës vendore për biznesin e vogël, i parashikuar në ligjin perkates dhe i miratuar cdo vit nga pushteti vendor. Detyrimi i taksës për t'u

paguar për çdo biznes, në çdo vendndodhje biznesi, përcaktohet në përputhje me

kategorinë e biznesit që kryhet në kohën e regjistrimit dhe riregjistrimit.

 

O

 

P

Pasive te bilancit  jane pjesa kunderbalancuese e aktiveve te kompanise ku perfshihen kapitalet e veta, shumat e parashikuara per rreziqe e shpenzime, detyrimet e kapitale e veta.

Person nënkupton një “Individ” (person fizik jotregtar sipas Kodit Civil);

një “person fizik” (person fizik tregtar) ; një  “person juridik” (shoqëri tregtare e themeluar sipas ligjit nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare”, personat e tjerë juridike të themeluar sipas Kodit Civil, të cilët ushtrojnë veprimtari fitimprurëse në Republikën e Shqipërisë, si dhe personat e tjerë juridike të themeluar ose të njohur si të tillë me ligje të veçanta ;

Përfaqësuesi i tatimpaguesit është një person që një tatimpagues zgjedh për ta përfaqësuar në lidhje me çështjet tatimore. Zgjedhja bëhet sipas dispozitave të Kodit Civil.

Përgjegjësi tatimore e një personi ka te beje me faktin kur personi është i përfshirë në veprimtari ose fiton pasuri të cilat kanë elementë të tatueshme sipas dispozitave të legjislacionit tatimor.

Pjesemarrje quhen te drejtat ne kapitalin e ndermarrjeve te tjera, te materializuara me tituj ose jo, te cilat, duke krijuar nje lidhje te qendrueshme (afatgjate) me keto te fundit, kane per qellim te kontribuojne ne veprimtarine e ndermarrjes qe zoteron pjesemarrjen.

Prime te emisionit perfaqesojne tepricen e çmimit te shitjes mbi vleren nominale te aksioneve ose te pjeseve ne kapitalin themeltar te shoqerise.

Profesione te lira konsiderohen veprimtarite specifike te: avokatit, noterit, mjekut, mjekut-laborant, stomatologut, farmacistit,ekonomistit kontabel te miratuar, ekspertit kontabel te autorizuar, mesuesit, veterinierit, agronomit, botuesit, inxhinierit, arkitektit, projektuesit, galerite e artit te piktoreve, skulptoreve dhe artisteve te tjere qe prodhojne dhe tregtojne objekte artistike, institucionet jopublike te edukimit (shkollat, kopshtet apo cerdhet), sherbimet ne klinikat e specialiteteve te ndryshme mjekesore, sherbimet ne laboratore diagnostifikimi e te tjera profesione te lira te cilat ushtrohen ne njesi fikse apo ne ambiente te ndryshme.

 

Q

Qeratë përfshijnë gjithë të ardhurat që vijnë nga dhënia në përdorim tokave, shtëpive, ndërtesave etj.

 

R

Rezervat paraqitin fitimet e caktuara te subjektit per t’u lene per nje kohe te gjate te ndermarrje, ne zbatim te dispozitave ligjore, te dispozitave statutore ose te vendimeve te organeve kompetente te ndermarrjes.

Rezultati i ushtrimit eshte shuma e fitimeve te realizuara ose e humbjeve te pesuara nga veprimtaria e ndermarrjes gjate ushtrimit te dhene.

 

S

Sistemi kontabel eshte menyra per mbajtjen e kontabilitetit dhe publikimin e informacionit qe nxirret prej tij, nga te gjitha subjektet.

Shpenzime te nisjes dhe te zgjerimit jane vetem shpenzimet e kryera per operacione qe kushtezojne qenien dhe zhvillimin e ndermarrjes, me kusht qe shuma e tyre te mos u referohet prodhimit te sendeve ose sherbimeve te caktuara.

Shpenzime te kerkimeve te aplikuara dhe te zhvillimeve jane vetem shpenzimet qe kane te bejne me perpjekjet e ndermarrjes ne kete fushe per llogari te saj dhe jo per porosi te marra nga te tretet.

Shmangie te rivleresimit jane plusvlerat e rezultuara nga rivleresimet e elementeve te aktiveve te qendrueshme te truqezuara dhe atyre financiare.

Subvencione per investime jane shumat qe ndermarrja perfiton nga shteti nga nje ent shteteror ose privat me qellim qe te bleje ose te krijoje aktive te qendrueshme ose te financoje veprimtari afatgjate.

Shpërblime quhen te ardhurat e perfituara nga pjesëmarrja e individit në komisione, komitete, këshilla, borde drejtuese, këshilla mbikqyrëse, etj si dhe të ardhurat që përfitohen nga rezultatet e punës në vendin e punësimit aktual të individit.

Shpenzime te jashtezakonshme jane ato qe rrjedhin nga veprime ose ngjarje, te cilat nuk kane lidhje te drejtperdrejte me veprimtarine e zakonshme te ndermarrjes, qe nuk kane perseritje periodike dhe qe ne pergjithesi jane jashte mundesive te kontrollit nga ndermarrja.

Shitje me pakice perfshihen te gjitha pikat fikse (dyqanet, njesite, barakat, etj) te tregetimit te mallrave te ndryshme me pakice te tilla si: dyqanet e veshjeve, dyqanet e modes, te luksit (boutique), parfumerite, dyqanet qe tregtojne bizhuteri argjendi, floriri e materialesh te tjera te cmuara, njesite e ushqimit social (restorante, fast-food, bar-bufe), diskot, kafe-interneti, pub, e te tjera te ngjashme me to.

Shitje me shumice do te konsiderohen shitjet qe behen per tatimpagues te tjere me qellim rishitjen e mallrave. Shitje me shumice perfshijne te gjitha pikat fikse (magazina, dyqane etj), te cilat realizojne shitje me shumice te artikujve qe tregtojne. Nese nje njesi realizon njekohesisht shitje te mallrave me shumice, te cilat blihen nga tatimpagues te tjere me qellim rishitje, si dhe shitje me pakice per konsumatoret, ajo njesi klasifikohet ne grupin  shitje me shumice.

Sherbime konsiderohen gjithe veprimtarite e tilla si: riparimi i artikujve elektro-shtepiake, veprimtarite e sherbimit te fotokopjimit, sallon bukurie, autoservise, kurse per makina  (autoshkolla ), per kompjuter e per parukeri, konsulencat, agjensite doganore, agjensi kembimi valute, agjensi turizmi, ushqimi social, autoserviset, parkimi i makinave, lavanterite, pastrimi kimik, sherbime te rojeve civile, sallat e lojrave te ndryshme ( gjimnastike, aerobie, cirqe, kende lojrash per femije, ping pong, etj. ) e te tjera sherbime te ngjashme me sherbimet e lartpermendura.

Shpërblime në natyrë quhet çdo shpërblim i paguar jo në para, por në natyrë dhe që merret si shpërblim për punën e kryer nga të punësuarit apo persona të tjerë. Shpërblime ne natyre jane kompensimet ushqimore, dhurimi i automjeteve, i paisjeve elektroshtëpiake, bileta për udhëtime turistike, dhënie në përdorim e banesave apo ambjenteve për qëllime personale apo qëllime të tjera që nuk kanë lidhje direkte me biznesin, etj.

Shpenzime të përfaqësimit quhen shpenzimet me karakter të përgjithshëm që një shoqëri bën për prezantimin optimal të saj në mardhëniet me partnerët apo institucione të tjera, si organizim i takimeve, prezantim i projekteve të reja, inagurim i linjave apo prodhimeve të reja,  qerasjet dhe pritje-përcjelljet që lidhen me mardhëniet e biznesit.

Shpenzimet e konsumit personal quhen të gjitha shpenzimet e karakterit të konsumit personal, të cilat nuk kanë lidhje direkte me mbarëvajtjen dhe rezultatin e biznesit.

 

T

Tatimi është një pagesë në Buxhetin e Shtetit me natyrë të detyrueshme dhe të pakthyeshme, i cili përfshin edhe dënimet administrative si dhe interesat për pagesë të vonuar të përcaktuara në ligj.

Taksa është një kontribut i kërkuar për t’u paguar nga çdo person i cili drejtpërdrejt përfiton një shërbim publik.

Tatimpaguesi është një person i cili është subjekt i tatimeve dhe/ose taksave.

Tatimi mbi të ardhurat personale quhet tatimi qe aplikohet ndaj çdo të ardhure të çfardolloj forme, nga çdo burim, i realizuar nga çdo individ.

Taksa e fjetjes ne hotel eshte çmimi i fjetjes per dhome ose per person ne nje nate. Kjo takse eshte per fjejtjet ne hotel si te personave me shtetesi shqiptare ashtu dhe per personat me shtetesi te huaj. Komunat dhe bashkite ushtrojne te drejten e vendosjes se takses se fjetjes ne hotel. Ky detyrim mbahet nga hoteli per llogari te komunes ose bashkise ne territorin ne te cilin ndodhet hoteli. Ne librin e hotelit dhe ne faturen e klientit shenohet kjo takse si e veçante.

Taksa nga ndikimet ne infrastrukture nga ndertimet e reja eshte vlera ne leke e investimit te ri. Per efekte te perllogaritjes se kesaj takse sherben preventivi i investimit. Niveli i takses shprehet ne perqindje ndaj vleres se investimit. Keshilli bashkiak ose komunal ka te drejte te miratoje kategori dhe nenkategori per klasifikimin e investimeve te cilat mund  te perdoren per vendosjen e nivelit te takses. Detyrimi per taksen i takon investitorit dhe te ardhurat nga kjo takse mblidhen nga organi qe leshon lejen e ndertimit per llogari te bashkise ose komunes, ku perfshihet territori ne te cilet behet investimi.

Taksa per zenie te hapesirave publike eshte vlera ne leke mbi bazen e siperfaqes se territorit te zene ne tregjet e lejuara kundrejt biletes qe i dorezohet personit (subjektit) qe eshte lejuar nga organi perkates i pushtetit vendor per kryerjen e veprimtarive te tij ne ate siperfaqe tregu.

Taksa e tabeles  eshte vlera ne leke qe paguajne te gjitha subjektet fizike e juridike, private e shteterore, vendas apo te huaj qe kryejne veprimtarine e tyre brenda territorit te komunes apo bashkise dhe per nevoja te publikimit te aktivitetit te tyre vendosin tabela ne njesite e tyre te tregtimit apo sherbimit. Ambulantet jane te perjashtuar nga ky rregull per arsye se nuk jane te detyruar te vendosin tabela.

Taksa e regjistrimit te pervitshem te mjeteve te transportit rrugor, eshte vlera ne leke qe paguan cdo drejtues automjeti sipas llojit te mjetit te transportit rrugor, ndersa niveli i takses shprehet ne nje kuote fikse. Arketimi i vleres se kesaj takse kryhet mbasi kontrollohen dokumentat e mjetit (lejen e qarkullimit), çertifikata e leshuar nga gjendjet civile (kur leja e qarkullimit nuk ka adresen e sakte). Keto dokumenta kane elemente sigurie per te shmangur fallsifikimin. Per mjetet qe regjistrohen per here te pare, brenda 6-mujorit te pare te vitit, taksa paguhet e plote, ndersa kur regjistrohen per here te pare brenda 6-mujorit te dyte paguhet gjysma e vleres.

Taksa mbi tokën bujqësore është vlera ne leke nisur nga sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.

Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme eshte vlera qe vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme, në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to. Taksa paguhet nga personi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Baza e taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij. Baza e taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre.

Tarifë konsiderohet cdo pagesë tjetër në favor të bashkisë, të komunës ose të qarkut

kur nuk është taksë bashkiake ose komunale, si dhe gjobë e lidhur me to. Tarifat vendosen dhe administrohen nga këshilli bashkiak dhe ai komunal. Ato vendosin për llojet e tarifave, nivelin, rregullat bazë për administrimin e mbledhjen e tyre, përcaktojnë nëse tarifat mblidhen nga vetë strukturat bashkiake dhe komunale ose nga një agjent.

Taksa mbi pasuritë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore eshte vlera ne leke qe paguhet sipas rastit nga pronari ose bashkëpronari, sipas pjesës që zotëron. Taksën mbi pasurinë e paluajtshme e paguajne të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që janë pronarë të pasurive të mësipërme në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të tyre.

Taksat portuale  jane vlerat ne leke qe paguhen nga anijet shqipëtare ose të huaja sa herë prekin  portet e Republikës së Shqipërisë për veprime tregëtare në bazë të nivelit të taksave  të përcaktuara nga ligji per taksat. Taksat portuale paguhen me mbrritjen e anijes dhe janë të vlefshme për të gjithë kohën që anija qëndron në port. Taksat portuale paguhen në secilin port të Shqipërisë pamvaresisht në se anija mberin nga jashtë ose nga një port  tjetër i shtetit shqiptar. Pagesat e taksave nga anijet tregtare të huaja bëhen me EURO.

Taksat për shërbimet konsullore eshte vlera e sherbimit te bere nga përfaqësitë tona dipllomatike në vende të tjera. Shtetasit që pajisen me pasaportë për dalje jashtë shtetit, përveç pagimit të vlerës së pasaportës do të paguajnë dhe  taksën  për shërbimet konsullore. Për shërbimet që kryhen nga përfaqësitë tona dipllomatike në vende të tjera, pagesat e  taksave  bëhen në EURO, ose në monedhën e vendit  të konvertuar me kursin e këmbimit në EURO në momentin e derdhjes së taksës. Kjo takse arkëtohet me fillimin e procedurës  përkatëse.

Taksa e vizës eshte vlera qe paguhet paguhet në EURO, ose valutë tjetër lirisht të konvertueshme, ne PK ne momentin e hyrjes në territorin e Republikes së Shqipërisë.

Taksa e tonazhit për aks eshte vlera ne leke qe paguhet nga zotëruesi i mjetit sipas tonazhit për aks. Kjo taksë duhet të shumëzohet me numrin e akseve që ka mjeti.

Taksa e qarkullimit te automjeteve të huaja eshte vlera qe paguajne shtetasit e huaj apo shqiptare në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë  me automjete me targë të huaj. Kjo takse llogaritet për ditët e qëndrimit në teritorin e Republikës së Shqipërisë.  Për rastet kur automjeti  me targë të  huaj, me anën e aktit noterial kalon në pronësi të personave të tjerë dhe do të pajiset me targë  shqiptare, pronari duhet t'i paraqesë degës së doganës në momentin e çdoganimit të automjetit dhe vërtetimin  e hyrjes që i është  dhënë shtetasit të huaj  në pikën e   kontroll kalimit  kufitar në hyrje, me qëllim që të llogaritet  edhe taksa  e qarkullimit të automjetit  për ditët e qëndrimit.

Taksa e  importimit te automjeteve të përdorura eshte vlera qe paguhet nga nga importuesi i  automjetit në momentin e çdoganimit të automjetit. Llogaritja e kesaj takse eshte e diferencuar sipas vitit te prodhimit, llojit te automjetit.

Taksa për pajisjen me leje drejtimi per drejtim automjeti eshte pagesa qe duhet te beje shtetasi qe duhet të pajiset leje drejtimi automjeti. Detyrimi i pagimit të kësaj takse lind në momentin  e dhënies së dëshmisë se aftësisë për drejtim automjeti.

Taksa e përdorimit te aparateve  radio televizive paguhet për marrësit radiofonikë dhe televizivë individuale që janë në gjëndje teknike të marrin programe të radios ose të televizionit. Për çdo familje merret  në konsiderate vetëm një marrës i çdo lloji. Kur familjet kanë vetëm marrës radio ato do të paguajnë vetëm taksën për radion. Personat fizikë e juridikë do të paguajnë taksën për përdorimin e aparaturave radio televizive për të gjitha aparaturat që disponojnë në ambientet e tyre.

Taksa e  përdorimit te numrit telefonik eshte pagesa qe behet prej zoteruesve te numrave kabllore ose celulare operatoreve  perkates qe kryejne sherbimin e shperndarjes dhe administrimit te numrit telefonik. Pergjegjes per vjeljen e taksave jane respektivisht operatoret e rrjeteve kabllore dhe ato celulare.

Taksa për shërbime  nga administrata  gjyqësore eshte taksa qe paguhet në momentin e kryerjes së veprimeve gjyqesore, levizjeve pasurore dhe veprimeve noteriale. Kjo takse paguhet  me anën e pullës. Kur kjo taksë nuk vilet me anën e pullës paguhet me mandat arkëtimi.

Taksa e regjistrimit në arsimin e lartë eshte pagesa për momentin e fillimit të vitit të ri shkollor, për çdo vit arësimor.

Taksa për shërbimet e radiokomunikacioneve eshte taksa qe paguhet per te marre licensen e ERT (Enti Rregullator i Telekomunikacionit) prej subjekteve fizike apo juridike për përdorimin  e sistemeve të radiokomunikimit  .

Taksa për shërbimet e transmetimeve RTV eshte taksa qe i paguhet KKRT (Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit) per sherbimet e transmetimeve radiotelevizive, dhenien e licenses per kete te drejte.

Taksa e akteve dhe e pullës eshte taksa qe duhet te paguajne shtetasit për çdo dokument  të lëshuar nga zyrat e gjëndjes civile. Dokumentat e gjëndjes civile janë të vlefshme vetëm kur kanë pullën e taksës të vulosur me vulën e gjëndjes civile.

Tatimi mbi vleren e shtuar (TVSH) eshte vlera qe i shtohet nje malli apo sherbimi prej shitesit dhe qe mbartet ne ciklin e qarkullimit deri te konsumtaori i fundit.

Te  ardhurat nga shitja paraqiten me vleren sipas çmimeve faktike, minus rabatet dhe zbritjet e tjera te ngjashme, te zhveshura nga TVSH-ja ose nga nje tatim tjeter i ngjashem mbi shitjet.

Te ardhura te jashtezakonshme  quhen edhe efektet e gabimeve te medha ne mbylljen e llogarive vjetore te viteve te meparshme, te cilat, ne respektim te parimit te paprekshmerise se bilancit te çeljes, nuk prekin shumen e kapitaleve te veta.

Taksë vendore për biznesin e vogël është një kuotë fikse vjetore, e pagueshme, e realizuar për çdo vendndodhje ku një person kryen biznes. Subjekt i kësaj takse është çdo person, që kryen biznes në territorin e njësive të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë, në çdo periudhë të vitit kalendarik, dhe që nuk i nënshtrohet tatimit mbi vlerën e shtuar, TVSH-së. 

Të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë konsiderohen gjithe te ardhurat e perfituara nga nje person (shoqëri, ent, individ, fondacion etj.) për një aktivitet të kryer në territorin e Republikës se Shqipërisë.

Të ardhura nga interesat bankare konsiderohen të gjitha interesat nga llogaritë personale apo të përbashkëta të individëve në banka ose në institucione të tjera financiare, si dhe të gjitha interesat nga depozitat personale ose të përbashkëta me afat, në formën e llogarisë me afat, çertifikatës së depozitës me afat, kontratës për depozitë me afat, si dhe çdo e ardhur tjetër në formë interesi.

Të ardhurat nga dividentet (fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare) quhen gjithe të ardhurat që përfitojnë individët, në formën e ndarjes së fitimit nga ortakëritë, apo të dividentit nga shoqëritë tregtare e subjekte të tjera.

Të ardhura nga pagat quhen gjithe te ardhurat qe përfshihen paga bazë si dhe të gjitha shtesat mbi pagën bazë që kanë karakter të përhershëm si shtesat për vjetërsi, vështirësi, largësi vendbanimi, natyrë të veçantë pune apo shërbimi, si dhe shtesa të tjera page e shpërblimi të bëra me akte të tjera ligjore e nënligjore.

Të ardhurat nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale quhen të ardhurat që lindin nga përdorimi apo e drejta për të përdorur të drejtat e autorit në letërsi, veprat artistike, muzikore apo shkencore, që përfshijnë përdorimin apo të drejtën për të përdorur filmat kinematografikë, filmat apo tipet e inçizimeve të radios apo TV, çdo patentë, markë tregtare, skicë apo model, projekt, formulë sekrete, informacion apo proçes teknollogjik, lidhur me aktivitete industriale, tregtare apo shkencore.

Të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajshme quhen të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtëshme ose vlera e tregut e pasurive të paluajtëshme të dhuruara.

Të ardhura nga huaja do të konsiderohet çdo e ardhur (në formë interesi apo kamate) e përfituar nga dhënia në formën e huasë të mjeteve monetare apo të mjeteve të tjera të ngjashme me to.

Të ardhurat nga enfiteoza do të kuptohen të ardhurat që merr një individ, nga dhënia në përdorim, kundrejt një shpërblimi të pasurisë së tij të luajtëshme ose paluajtshme.

Të ardhura nga qeraja quhen të gjitha të ardhurat e përfituara  nga dhënia me qera e tokës, ndërtesave e objekteve të tjera  që shërbejnë për banim, aktivitet industrial, tregtar, shërbimi etj.

Të ardhurat nga lojrat e fatit dhe kazinotë quhen të ardhurat e realizuara nga çdo individ nga lojrat e fatit të çdo lloji si llotari, lojra në salla dhe lojra elektronike, lojra në kazino dhe të ardhura të tjera me natyrë të ngjashme. 

Të ardhurat  nga aksionet quhen të ardhurat e realizuara nga shitja e kuotës, që një ortak zotëron në një bisnes apo ortakëri, të ardhurat e realizuara nga shitja e aksioneve, apo të ardhurat e realizuara nga shitja apo likujdimi i një bisnesi të çfardo forme.

Të ardhurat nga sponsorizimet  quhen ato te ardhura qe individë të ndryshëm që nuk janë të regjistruar në organet tatimore marrin sponsorizime nga burime të ndryshme dhe i përdorin për aktivitete artistike apo sportive e me gjere.

TVSH i pagueshëm nga një person i tatueshëm për një periudhë tatimore është diferenca ndërmjet TVSH të zbatuar për periudhën tatimore mbi vlerën totale të tatueshme të të gjitha furnizimeve të tatueshme të bëra gjatë periudhës nga ky person minus çdo kreditim tatimi të lejuar për këtë person për atë periudhë.

TVSH e mbledhshme quhet tatimi i vleres se shtuar vendosur ne shitjet qe kryhen nga nje person i regjistruar ne tatimin mbi vleren e shtuar.

TVSH e zbritshme është kreditimi i tatimit për një periudhë tatimore totali i TVSH i zbatuar në lidhje me të gjitha furnizimet e tatueshme të bëra për personin e tatueshëm gjatë periudhës tatimore nga persona të tjerë të tatueshëm si dhe të gjitha importet e mallrave të bëra nga personi i tatueshëm gjatë periudhës tatimore, kur këto furnizime a importime janë bërë për qëllimet e furnizimeve të tatueshme të bëra ose për t’u bërë nga personi i tatueshem.  

 

U

 

V

Vendi i furnizimit të mallrave është vendi ku mallrat livrohen ose bëhen të disponueshme nga furnizuesit. Në qoftë se livrimi a bërja të disponueshme përfshin edhe transportin e mallrave, vendi i furnizimit është vendndodhja e mallrave ku fillon transportimi. Furnizimi i energjisë elektrike, gazit, ujit, ngrohjes, ftohjes dhe ajrit të kondicionuar ka si vend furnizimi atje ku merret furnizimi.

Vendi i furnizimit të sherbimeve eshte atje ku shërbimet jepen.

Veprimtari prodhimi konsiderohen veprimtarite e prodhimit, perpunimit dhe tregetimit si: perpunim duralumini, metalesh, druri, tapicerie; prodhim tulla, tjegulla, blloqe betoni, furra gelqereje, prodhimet me karakter ushqimor si: prodhime buke, embelsirash, mishi, peshku, bulmeti etj. te ngjashme me to.

Vendndodhje e biznesit është çdo dyqan, njësi e veçantë ose vende të tjera të palëvizshme, ku kryhet biznesi. Një Vendndodhje biznesi është një zonë e dallueshme dhe e ndarë si në të njëjtën godinë ashtu edhe në godina të ndryshme.

Veprimtari profesionale quhet çdo veprimtari prodhimi, tregëtie, punimi e shërbimi, duke përfshirë edhe profesionet e lira.

Vlera e tatueshme e furnizimit të tatueshëm është shuma totale e paguar për atë furnizim.

 

X

 

Y

 

Z

 

Identifikohu