Slider

FiskaListi - VOLUMI 1, NUMRI 3, 2018

Ky eshte numri i tretë i Volumit të parë të publikimeve periodike nga Qendra ALTAX.

FiskaListi është krijuar  për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, si dhe për të publikuar Vendime te gjyqësorit, Urdhrat dhe akte nënligjore tatimore dhe doganore, Marrëveshjet Tatimore, Legjislacionin dhe komente tatimore, si dhe çështje të tjera fiskale të interesit të përgjithshëm.

FiskaListi do të azhornojë lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.

Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin.

Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te FiskaListi, me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to.

Materialet që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit

Publikimi del një herë në muaj dhe përgatitet nga Qendra ALTAX. Përmbajtja e FiskaListit përmblidhet një herë në 4 muaj, e cila mund të shpërndahen (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.

Është vizioni i Qendrës ALTAX për të publikuar te FiskaListi gjithë problematikat e rëndësishme të nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal.

Këtë muaj FiskaListi prezanton:

Nga Kosova prezantohet

Raporti i Misionit të FMN për fiskalitetin në Kosovë, si dhe situatën sociale dhe infrastrukturore

Pyetja nga ALTAX

Si të bëjmë më të mirën për të rritur mirëqenien?

Libraria e ALTAX me librat për tu lexuar këtë muaj

Publikime të sistemit gjyqësorVolumi 3/ 2017 – Procedurat Tatimore (biznesi vs. Tatime)

Edukim Online – Tatimi ne burim mbi te ardhurat nga kapitali

Të rejat nga ATK KOSOVA

Lehtësirat tatimore gjate 2017 dhe 2 mujorit 2018

5.2 miliard Euro të hyra tatimore për 18 vite

Me interes mund të lexoni:

4 Bloget më të lexuar të muajit Shkurt 2018

Publikimet e fundit nga Qendra ALTAX

Performanca e Buxhetit Shqiptar 1996 -2016

ALTAX

ALTAX është një qendër studimore fiskale dhe Zyrë Konsulence dhe Asistence, që punon që të rritë mirëkuptimin e qeverisë dhe publikut për cështje të lidhura me ndershmërinë e sistemit ekonomik, fiskal ne shoqerine civile ne Shqipëri, si dhe kryerjes së shërbimeve publike vendore dhe qendrore të duhura dhe të qendrueshme.ALTax përfaqëson një qendër kërkimore të pavarur fiskale, në rolin e nje komentatori të financave publike, politikës fiskale, ligjit tatimor, edukimit fiskal, politikave sociale dhe pabarazive sociale në shpërndarjen e mirëqenies duke vlerësuar zhvillimin e politikave me qëllim promovimin e zhvillimit në Shqipëri të krahasuara me vendet në rajon dhe botë.

lexo më shumë
Analizë fiskale dhe konsulencë

Lajmet më të fundit

liria fiskale 2021 kosove

Sot është Dita e Lirisë Fiskale në K…

Liria Fiskale në Kosovë mbërrin ditën e 93të të vitit 2021. Kjo ditë sipas llogaritjeve të ditëve sipas muajv...

liria fiskale 2021

2 Prill 2021, Dita e Lirisë Fiskale në…

ALTAX ju prezanton me Raportin e fundit lidhur me Ditën e Lirisë Fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perën...

Blog

pandemia dhe ekonomia

Rimëkëmbja nga pandemia kërkon progra…

Nëse pandemia ndaj virusit Covid-19 do të kontrollohet në muajt dhe vitet në...

tatimi pasurise dhe pastrimi parave

Tatimi i pasurisë, lufta ndaj evazionit…

Ndërsa shpesh thuhet se të pasurit (përfshirë edhe politikanët bashkë me t...

Kalendar

Shtunë10
Prill   2021
H M M E P S D
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30    

Grafik

Video

Identifikohu