A paguan tatim mbi të ardhurat biznesi i vogël?

A paguan tatim mbi të ardhurat biznesi i vogël?

Pyetja

Jam një tregtar i biznesit të vogël. Doja te informohesha se a paguajmë tatim mbi të ardhurat në rastin tim?

Përgjigje:

Tatimi mbi të ardhurat personale, përfshin te gjitha llojet e të ardhurave të individëve.

Individët  rezidentë (ju)  i  nënshtrohen  detyrimit  për  tatimin  mbi  të  ardhurat  personale  gjatë periudhës  tatimore  për  të  gjitha    burimet  e  të ardhurave  (brenda  dhe  jashtë  territorit  të Republikës së Shqipërisë), ndërsa individët jorezidente i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore për të ardhurat me burim në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kjo do te thote se nese perveç të ardhurave si biznes, ju keni të ardhura të tjera nga interesa bankarë, qera ambjenti, apo çdo burim tjetër ato do të jenë objekt taksimi në momentin që transaksioni kryhet (pagesa e qerasë p.sh.) apo ndodh (llogaritja e interesave  nga banka p.sh.).

Nëse keto te ardhura tejkalojne shumën prej 2 milionë lekë të reja për vit kalendarik, atëherë është detyrim ligjor edhe plotësimi i deklaratës për të ardhurat individuale. Kjo deklaratë është e pavarur nga deklarata për të ardhurat si biznes i vogël.

Nga ky tatim nuk përjashtohen edhe punëmarrësi juaj në rast se ju jeni  i vetëpunësuar.

Por edhe nese keni te ardhura nga shpronesime pasurish, te ardhura nga skema shendetesore, apo perfitime dhe demshperblime si dhe te ardhura me natyre kompensuese ju jeni i perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat personale.

Kjo do të thotë se në rast se ju merrni të punësuar në ndihmë të biznesit tuaj, ata vete nuk jane të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat personale, në rolin e punëmarrësit për pagën që marrin, por nëse ajo kalon mbi pragun e tatueshëm mujor.

Nëse ju apo punëmarrësit kanë më shumë se dy marëdhënie punësimi do te jenë objekt tatimi per te dy te ardhurat se bashku.

Kjo do te ishte spjegimi për pyetjen tuaj.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: