A janë të përjashtuara furnizimet e shërbimeve nga Shqipëria për jashtë?
Bazuar në nenin 24 pika 1 të ligjit, vendi i furnizimit të shërbimeve (përveç atyre të parashikuara në nenin 25, 26 të ligjit të TVSH) është në Shqipëri, kur marrësi i shërbimit është një person i tatueshëm që vepron si i tillë dhe ka në Shqipëri, selinë e veprimtarisë së tij ekonomike apo një vendndodhje të qëndrueshme në Shqipëri, për të cilën janë kryer shërbimet ose në mungesë të tyre, ka banesën ose rezidencën e zakonshme.
Kur shërbimi kryhet ndërmjet dy personave të tatueshëm, personi i tatueshëm furnizues (subjekti A) është në Shqipëri dhe personi i tatueshëm marrës i shërbimit (subjekti B) jashtë Shqipërisë, vendi i furnizimit të shërbimit nuk është në Shqipëri, sepse marrësi i shërbimit (subjekti B) nuk është i vendosur në Shqipëri..
Në rastin kur vendi i tatimit është në vendin e marrësit të shërbimit dhe marrësi i shërbimit është një person i tatueshëm jashtë Shqipërisë, atëherë shërbimi nuk tatohet me TVSH-nënë Shqipëri.
Në faturën e TVSH-së të lëshuar nga furnizuesi ku jepet përshkrimi i saktë i llojit të shërbimit të furnizuar dhe të dhënat e qarta të marrësit të shërbimit nuk llogaritet TVSH, pasi ky shërbim nuk është objekt i aplikimit të tatimit në Shqipëri. Në faturë duhet të shënohet neni i ligjit, të cilit i referohet trajtimi i shërbimit pa TVSH.
Është detyrim për tu njohur ky shërbim që të jepet përshkrimi i plotë i shërbimit në faturë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.