6 mujori parë 2023, mungon analiza e përgjegjshme e financave publike

6 mujori parë 2023, mungon analiza e përgjegjshme e financave publike

Te ardhurat e mbledhura nga buxheti i shtetit janë 319.9 miliard lekë me tejkalim nga programi 13.8 miliard lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga doganat dhe tatimet arrijnë 270.6 miliard lekë.
Të ardhurat nga kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë 66.3 miliard lekë (sa 24.5% e të ardhurave tatimore dhe doganore
Të ardhurat nga ndihmat, dhe nga institucionet për licenca, gjoba, tarifa shërbimi arrijnë 49.3 miliardë lekë (sa 15.4% e të ardhurave gjithsej).

Shpenzimet gjithsej të buxhetit janë realizuar 273.3 miliard lekë, me mosrealizim 26 miliardë lekë (më pak 8.7%).

Nga mosrealizimi i shpenzimeve sipas programit për arsye subjektive kanë peshë sa 56% e suficitit buxhetor. Ndërsa pjesa tjetër e suficitit buxhetor është ndikuar nga tatimi mbi pagat me të paktën 4.5 miliardë lekë dhe nga tatim fitimi me të paktën 8.9 miliardë lekë. Të dy këta zëra vijnë nga rritja e tatimit për dypunësimet, pagat e nivelit të mesëm. Ndërsa pjesa tjetër është ndikuar nga rritja e akcizës për karburante, kafe dhe cigare, si dhe taksat nacionale për qarkullimin e automjeteve dhe renta minerare e naftës dhe kromit.

Në shqyrtimin e treguesit të shpenzimeve të buxhetit, peshën kryesore në mosrealizimin e tyre e kanë ndikuar shpenzimet e qeverisë për pagat, mirëmbajtje, shpenzimet sociale me 11.7 miliard lekë më pak.

Ndikimin tjetër e kanë dhënë investimet (shpenzimet kapitale) me 8.6 miliardë lekë më pak.

Në tërësi, ky buxhet paraprak 6-mujor 2023 është në të njëjtat pozita si periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku frenimi i shpenzimeve është momenti përgjegjësive analitike dhe rritja e të ardhurave është momenti analizës së përgjegjshme se kush e mbajti barrën dhe sa e drejtë ishte politika fiskale në shpërndarjen e barrës sipas taksimit të ndershëm.

Në këndvështrimin e interesit publik një moment raportimi 6 mujori për financat publike ka vlerën e qartësimit se sa nga të ardhurat u mblodhën nga lufta ndaj informalitetit dhe ngushtimi i evazionit nëpërmjet fiskalizimit.

Sa nga të ardhurat do të mblidhen nga të pasurit dhe sa nga shtresat e tjera?

Sa kanë ndikuar në të ardhurat politika e pagës minimale dhe efekti te pagat e tjera?

Në lidhje me shpenzimet nevojitet transparencë për secilin institucion lidhur me ecurinë e shpenzimeve operative dhe efektiviteti i tyre, si dhe investimet dhe ndërlidhja e tyre me situatat aktuale.

Sa shpresë ka për vijimësinë e tyre dhe interesin e efektivitetit te ekonomisë?

Në fakt ne mund të përgjigjemi pyetjeve që shtrojmë, pasi analiza te ngjashme ne si ALTAX kemi realizuar mjaft, por deri më sot kanë shërbyer pak për dialog të shëndetshëm dhe ky informacion ka qëllim nxitjen e një dialogu të sinqertë dhe të munguar.

Ministria e Financave vazhdon me kokëfortësi në mënyrën e vet dhe në mungesë të llogaridhënies, e cila në dritën e informacioneve rezulton se i duhet më shumë se kurrë duke u mbështetur te dialogu me ekspertizën civile dhe organizatat e biznesit.

Por duke dashur të dihet edhe qasja për të ardhmen duke patur parasysh filozofinë e drejtimit të financave publike në të kaluarën e afërt, ne pyesim nëse do të ketë ndryshime nisur nga këndvështrimi i antikorrupsionit?

Apo nuk është ende dhe më tej kjo filozofi që ka dominuar financat e vendit në këto vite lidhur me taksimin e ndershëm, me aksionet antiiformalitet, me tatimin e dividentit, me ulje-ngritjet e taksës së pasurisë, me luftën ndaj evazionit dhe taksës së korrupsionit etj..

Të paktën nevojitet konfirmim i gjithë zotimeve lidhur me taksimin në vend dhe si po shpenzohen paratë që bazohen pikërisht te besimi i publikut.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: